web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Porto Romano do ketë financim të brendshëm

2024-01-10 15:11:00, Politikë CNA
Rama: Porto Romano do ketë financim të brendshëm
Edi Rama

Pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë një ndryshim në financimin e ndërtimit të Portit të Porto Romanos në Durrës.

Sipas Ramës do të ketë financim të Brendshëm, pasi është përfshirë edhe NATO.

‘Hapja e garës ndërkombëtare për Porto Romanon në Durrës, do të bëjmë së shpejti një ndryshim për natyrën e financimit pasi është një projekt strategjik, pasi kemi përfshirë edhe NATO-n në këtë proces për krahun ushtarak të Portit. Ndryshimi do të jetë që do të kalojë me financim të brendshëm në mënyrë që mos të zgjatemi me procedura.’- tha Rama./CNA 





Lajmet e fundit nga