
Erion Veliaj ka filluar, ditë pas dite, artikulon një tezë: Unë para një viti fitova, kam fituar me 60 mijë vota. Sulmon kundërshtarët, etj. Por, në fakt, sot nuk është përballë hallit nëse fiton apo jo në zgjedhje.
Erion Veliaj mund të kandidojë nesër prapë, dhe me skemat që ka Rilindja dhe Partia Socialiste, ai mund të fitojë, sepse përfaqëson partinë më të madhe politike në vend. Dhe jo vetëm kaq. Sepse ai kishte ngritur skema “5D”, skema inceneratorësh, ka median nga pas, ka strukturat e bashkisë, ka 11 mijë punonjës.
E fillon garën në mëngjes, 50 mijë me zero. Dhe kjo është e qartë. E dinë të gjithë. Një armatë në bashki, e cila është një organizatë e lidhur në struktura me njëra-tjetrën, me familjarë, me tenderë, me kompaninë “5D”, me inceneratorët, me qindra miliona euro investime që ka Tirana. Ndërtime, kulla, pallate dhe gjithçka tjetër.
Thelbi i problemit sot nuk është nëse fiton apo jo Erion Veliaj. Erion Veliajn mund ta marrin, ta fusin në burg dhe të fitojë sërish nga burgu. Çështja është se ai është kapur si kreu i një organizate plot me hajdutë. Kreu i organizatës së hajdutëve quhet Erion Veliaj, dhe ai mund të jetë kryetar bashkie, mund të jetë kryeministër, mund të jetë fitues, mund të jetë humbës. Kjo nuk ka rëndësi. Është kapur skema e kompanisë “5D” me njëzet e ca miliona euro tenderë, të fituara drejtpërdrejt nga kompani të vendosura në emër të familjarëve të drejtorëve të Erion Veliajt.

Dhe jo vetëm kaq, ka edhe skema të tjera. Si te rastet që tenderët fitoheshin nga një subjekt, punët bëheshin nga Bashkia e Tiranës, subjekti paguante vetëm taksat dhe lekët i merrnin drejtorët. Janë këta njerëz që kanë punuar në zgjedhje për ato 60 mijë vota plus, që thotë Erion Veliaj.
Nuk i duhet askujt kush fiton apo kush humbet në momentin që kapet si hajdut, je kryetar apo nuk je kryetar, të janë kapur bashkëpunëtorët për hajdutë dhe vetë duhet të japësh llogari për hajdutëritë dhe masakrën e bërë në Bashkinë e Tiranës.
Patjetër që bashkia ka edhe punë të mira, ka bërë edhe ndonjë rrugë, edhe nga ato rrugët që i kanë bërë me punonjësit e bashkisë dhe asfaltin e bashkisë dhe lekët janë futur në xhepa drejtorësh, patjetër janë bërë parqe, janë bërë investime, po fundja kjo është detyra e kryetarit të bashkisë.
Nuk është në detyrë të mbrojë, të mbështesë dhe t’i krijojë mundësi, hajdutëve, koncesioneve, korrupsionit, thjesht dhe vetëm që t’i ketë si instrumente të tij në zgjedhje për të justifikuar më pas korrupsionin se kishte bërë punë të mira dhe ai kishte fituar me 60 mijë vota.

Punë të mira bëjnë dhe hajdutët dhe hajdutët kanë fituar, koha e ka treguar, edhe Escobar u zgjodh deputet në Kolumbi, por ishte trafikant droge.
Ndërsa Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i organizatës së hajdutëve, bashkëpunëtorët e tij, ekipi i tij, janë kapur duke vjedhur me tenderë, me kompani dhe vetë ai ka qenë në dijeni dhe i ka mbrojtur hajdutët, klienti i inceneratorit që ka kërkuar të ndërtojë inceneratorin dhe ka firmosur marrëveshjen që i ka dhënë kompanisë 60 milionë euro që nuk dihen se ku kanë shkuar, që janë paguar të gjitha nga qytetarët e Tiranës.
The political leader of the DP for Tirana, Belind Kell...
There have been many theses in recent days that Prime ...
It is enough to look at the comments, the reactions, b...
Përpara paraqitjes në SPAK, lexoni të plotë dhe shijoni sp...
Former Prime Minister Sali Berisha has made strong acc...
SPAK has sent at least 2 subpoenas to Erion Veliaj. V...
A moment not to be missed! Ilir Meta has become a tenor! ...
Ilir Meta did not hold back at all this Saturday evening, ...
A surprising news, almost unbelievable, Meta has been elec...
The chairman of the PL, Ilir Meta, is undressed in the mid...
Ilir Meta është vetëshpallur President i PL-së. Gjatë mar...
Mayor Erion Veliaj has confirmed the news announced by jou...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, from the media paid...
Lulzim Basha has not said a word about the directors o...
Ilir Meta did not fail to tell again before the delega...
The chairman of PL, Ilir Meta, voted for himself a lit...
The Institute of Political Studies (ISP) has made an obser...
The spokeswoman for Anticorruption in the Democratic P...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fja...
Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...