web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta u

2024-04-27 12:03:00, Politikë CNA
Meta u
Ilir Meta

Në konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ndërkombëtarët duke i konsideruar si turp ata që kujtojnë sipas tij që jemi popull pulash.

Meta theksoi në fjalën e tij se një ambasador, siç rasti i atij të Italisë nuk mund të dalë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj. 

Ai tha se nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begajt, unë i pari do dal përpara ambasadës dhe do mbledh njerëz.

'McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti tarrallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK?', tha Meta ndër të tjera./CNA 





Lajmet e fundit nga