
Tri “shkodranë” për Shkodrën pa llogaritur… kryeministrin
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e ngushtë e gjyshes sime Frosës, banonte dy dyer më lart se ajo, te sokaku para Bankës në Korçë.
Shpesh më ngjanin si motra, tamam-tamam si binjake. Ashtu të imëta, veshur me të zeza, me shami në kokë e një tufë flokësh mbrapa që u dukej si bishti i një miu as të madh e as të vogël.
Gjyshja rrinte në të zeza edhe pa vdekur gjyshi. Nuk e di pse. Eliniqit mendoja se do i kishte ndërruar jetë burri andaj. Por kur e pyeta më tha:
-E kam gjallë burrin, xhan. Por e kam larg, shumë larg. Në Amerikë.
Niqka ato mote kishte një djalë student, Llambin, mësonte për inxhinieri. Gjithë vitin mbetej vetëm, se ai rrinte në Tiranë, por nuk e linte gjyshja ime. E ftonte çdo ditë dhe darkave, mbi mangallin me prush, ato nisnin e llafosnin.
Kryesisht për burrat. Imja rrëfente se Jorgji i saj qe punëtor i madh, por i prapë, i sertë. I bërtiste gjyshes, siç thosh ajo, kohë e pa kohë. Ama zoti ia ndreqi qejfin.
E goditi me hemoragji në tru. E la gjallë, por ia mori gojën. Asnjë tingull nuk nxirrte dot. Derisa vdiq gjyshja e komandonte. U bë dhe grua, dhe burrë. Mburrej me këto dy role, por Niqka ia priste shkurt.
-Kam një jetë të tërë që vetë jam burrë dhe grua. Rrita Llambin dhe pa burrin dhe po e bëj inxhinier.
Nga ato muzgje dimri mësova se Niqka kishte ndenjur veç tre muaj me burrin, Nesti e quanin. Pastaj kishin shkuar një mëngjes bashkë deri te Lëndina e Lotëve e aty, pasi u përqafuan, uruan të shiheshin sa më parë. Iku Nesti drejt Selanikut, më vonë me anije arriti në Boston.
Këmbenin letra dhe Nesti niste ca dollarë në fillim, më pas më shumë. Dërgoi plot dhurata kur lindi Llambi. Dërgoi dhe foto te berberana e tij. I qeshur, i lumtur sa më s’ka.
Koha ua gërryente zemrat të dyve. Ai bëhej gati të vinte e diku i delte një punë, diku një pengesë derisa u “çlirua” vendi dhe Amerika u quajt armike. Ca kohë as letra, as dollarë. Nisi Niqka punë te fabrika e konservimit. Me turne, me normë. Por nuk lodhej se donte ta rriste sa më mirë Llambin.
Derisa një ditë i vjen me postë një telegram. “Javën që vjen martohem, por mendjen e kam te ty dhe te Llambi.” I shkruante i shoqi. Gjithë farefisi u egërsua. Jepi dhe ti duart, i thanë. Por Niqka nuk pranoi. E quajti normale. Sa të bredhë me zuska më mirë me grua në shtëpi, ka dinjitet e nuk bëhet zarbë, siç u thonë korçarët njerëzve pa vlera.
U mblodh brenda vetes dhe shtrëngoi më shumë çunin. Vazhdoi punën, ndërkohë Nesti nisi sërish të dërgojë letra e dollarë. Qeveria lejoi, por ua kthente në lekë me një kurs katër herë më poshtë se vlera.
Niqka e lexonte shpesh atë telegram, atë të dasmës. Dhe mendonte se si dukej dhëndër burri i saj. Për çudi i dilte i pashëm veç jo aq i qeshur. Eh, e ka mendjen te ne andaj, e justifikonte.
Pas ca vitesh iu afruan disa për martesë. I sikterisi me inat. Jam grua e martuar unë. As e ve, as e divorcuar. Kur një ditë po binte porta e madhe u nis me përtesë. Kishte ndjesi se po i vinte ndonjë kandidat për burrë. Por qe postieri, telegram. “U bëra me djalë. E quajta Johan si emri Jani i babait.”
U trazua në atë çast, por kur mendoi Llambin u gëzua. U bë me vëlla, se gjithnjë i kërkonte të mos ishte vetëm. Ia tregoi se tashmë ai qe rritur. U gëzua dhe mendoi se do vinin ta takonin sa më shpejt.
Vitet që erdhën sollën plot foto të Johanit dhe Niqka i vuri atje ku ishin të vetat e të Llambit. Në ca korniza të vogla. Në mes kishte foton e madhe të saj me Nestin ditën e dasmës.
I shihte herë pas here dhe i thoshte gjyshes sime, m’u mbush shtëpia. Kur djalin e çonte në shkollë fliste me Johanin. E pyeste për të atin dhe Amerikën. Por edhe për mamanë.
-Pse nuk i kërkon Nestit një foto të gruas së tij?- e pyeti gjyshja.-Apo do jetë ndonjë e shpifur.
-Jo, nuk merr të tilla Nesti. Ka shije. Ja më shikon mua!
Por në një letér ia kérkoi një pamje të nuses. Dhe pas dy muajsh mbérriti. Qe një bardhoshe e gjatë, me flokë të verdha, dhëmbë rruaza dhe shumë e qeshur. Kur ia tregoi gjyshes i shkëlqenin sytë.
-Është burrë me dy rr Nesti. Nuk më turpéronte mua!
E vuri pranë fotove të tjera dhe shtëpia iu duk më e bukur.
Më pas Llambi iku në universitet, Nesti dérgonte para, por letra më pak. Niqka fliste me fotot.
Pasi më vdiq gjyshja nuk kisha lajme mbi Niqkën. Kur pas shumë vitesh kalova rastësisht te ajo rrugicë mësova se Niqka e kishte ndjekur shpej gjyshen time. Iu duk sikur i iku dhe shoqja në kurbet. Por nuk duroi këtë dhimbje se qysh nga mungesa e burrit gjyshen e pati për ndihmë e këshilla. Llambi iku te i ati në Amerikë dhe i rrëfen kujtdo respektin e nënës së tij pér gruan e burrit.
Elpiniqi u martua me shkesi. Por i qëlloi nga ato lidhje që kthehen në dashuri që në natën e parë. E jetoi martesën veç tre muaj, si një kafe ekspres plot shije, por kafe të shkurtër.
Dhe iu kushtua frutit të dashurisë duke mënjanuar mëritë,inatet dhe ambiciet. Fali çdo gjë të falshme dhe pérligji martesën e burrit si një rrugë të ndershme në një kohë të çmendur.
Nuk i iku jeta shpirtërore e palumtur. Ishte plot me burrin larg ama duke e mbajtur thellë në zemér,me djalin pranë dhe me familjen e re të burrit në gji. Sakrifikoi aq sa i caktoi jeta. Dhe ajo nuk u grind për këtë,e jetoi kohën siç erdhi. Niqkë, nuk të harroj, o kurbani i trazirave globale...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristan and Arbsurdistan! Welcome to the wondrous lan...
Appendesiti had done a podcast today with Bennett and ...
I remember, child, in our neighborhood of Tironce, wit...
With the overwhelming result for Berisha, the local el...
It is terribly unfortunate to hear of other factional grou...
By Xhovan SHYTI For more than ten days, Fredi Beleri, the...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
For me today is July 8, 2022, it is October 2, 2022 bu...
Doctor Berisha, the elections were stolen, torn, scatt...
SP has the right to enjoy the victory. He organized a ...
The blue map of almost 99.99% of Albania's territory indic...
SP has the right to enjoy the victory. He organized a poli...
The process of local elections was closed and the results ...
Many have called the image as a failure of those who defen...
It is not the first time, nor the last, that they lie with...
In the Second World War, a team of American soldiers l...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
If we went back, it means that at the head of the coun...
Regarding pesticides banned in EU countries, but circu...
Businessman Irfan Hysenbelliu, who is known as a media...
Regarding the accident in Durrës where the driver of the v...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
The judge of the Administrative Court of the First Instanc...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
An Albanian was executed with a gun this Thursday evening ...
This Thursday, a border police official was detained in Ko...
The conflict between neighbors in Laknas ended in trag...
A Latvian citizen was found dead this Thursday afterno...
The mindset that the child "doesn't understand", "doesn't ...
Nearly more than half of Albania's population has suff...
A temporary improvement in atmospheric conditions is e...
Many autoimmune conditions or diseases send their own warn...
Vladimir Putin has called on Russian women to have eight o...
The UN weather agency announced on Thursday that 2023 ...
The plenary of the National Assembly of Turkey voted today...
A German court sided with environmental groups on Thur...
Islam Bakollari, a teacher at the 9-year-old school of Dar...
The drone footage shows how the area of the Bay of Manas...
A bitter news has saddened the Korcars and music lovers th...
Viola Gjyzeli is the 13-year-old from Durrës who will ...
The consumption of sugar in the country continues this dec...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Today, November 30, 2023, the US dollar is bought at 9...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...