web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Institutions crumble / The Albanian government offers NATO the sister of the assassin

2022-06-18 13:50:00, Editorial REDAKSIONALE
Institutions crumble / The Albanian government offers NATO the sister of the
Prime

CNA.al has published today an exclusive document, which shows that Nuredin Dumani's sister, Xhuljana Dumani has been provided with a security certificate by DSIK.

Institutions crumble / The Albanian government offers NATO the sister of the

The lady in question could definitely work in any structure of the state, because she can have experience, school and everything, but never in a secret structure, as this is prohibited by law.

To obtain the CISD certificate, you must certify the purity of the image and check the family tree. Meanwhile, the lady in question, had her brother with problems, declared wanted for a long time, so not arrested recently.

Pasi procedura është ndjekur për një afat të gjatë. Nga ana tjetër, është çuar motra e Nuredin Dumanit nga ministrja Olta Xhaçka, fillimisht në kabinetin e saj, më pas është marrë është çuar në zyrën kryesore, ku kalojnë të gjithë informacionet e klasifikuara, të gjitha sekretet që vijnë nga ambasadat, nga institucionet ligjzbatuese, nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët apo edhe NATO.

Institutions crumble / The Albanian government offers NATO the sister of the

Shumë struktura janë përfshirë në këtë skandal, pasi nuk është vetëm një qokë e bërë nga ministrja Xhaçka kur ka qenë e deleguar në Dibër, sepse ndoshta i duhej Dumani për disa vota.

Ndoshta i bëhej  vrasësit një qokë që nesër t’i kthehej në benefit politik, por Olta Xhaçka, ka futur në institucion dhe punësuar në një strukturë delikate motrën e një vrasësi. Nuk ndalohesh të punësohesh nga biografia, aspak, por nuk nuk mund të punësohesh dhe të jesh në të tilla zyra. Pasi ka bërë stazhin në kabinetin e Olta Xhaçkës, Xhuljana Dumani ka shkuar në një nga zyrat më delikate të Ministrisë së Jashtme.

Por kush janë institucionet e përfshira në skandal?

Që të marrësh certifikatën e DSIK-së, një institucion që është direkt në varësi të Kryeministrisë, ka disa hapa dhe shumë procedura. DSIK nuk merret dot nga çdokush, por duhet të verifikohesh.

Verifikohesh personalisht, trungu jot, vëllezërit, motrat, rrethi i afërt familjar, kontaktet e të tjera si këto.

DSIK-ja ka çuar me qindra letra në Vetting dhe ka zbuluar se, prokurorë e gjyqtarë duhet të ikin se kanë pirë kafe me filan person apo kanë lidhje të papërshtatshme me “Y” person, apo ka shkuar në filan vdekje, apo vëllai ka kryer një vepër penale është përplasur me dikë me thikë, dhe kanë ikur. Pse? Sepse ky është standart.

Ndërsa motra e Dumanit merr certifikatë nga DSIK-ja. Në skandalin e Olta Xhaçkës, jo vetëm për punësimin, por për emërimin në një strukturë sekretesh motrën e një vrasësi, nuk është përfshirë vetëm DSIK-ja por janë disa institucione, pasi për ata që nuk e dinë, që të marrësh certifikatën e DSIK-së krijohet një komision,  ku ka përfaqësues nga disa institucione, siç është SHISH, SHIU, AMF, Policia e Shtetit e të tjerë.

Pra një grup institucionesh ligjzbatuese mbledhin të dhëna mbi aktivitetin e një personi dhe pastaj jepet kjo certifikatë. Dhe DSIK-ja, ky komision, këto institucione, nuk e kanë ditur që Xhuljana Dumani është motra e vrasësit, Nuredin Dumani, i cili ka patur akuzën për gati 7 vrasje dhe ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Institutions crumble / The Albanian government offers NATO the sister of the

Këtë nuk e dinte as DSIK-ja dhe as Olta Xhaçka, e cila si e deleguara e PS-së në Dibër, punësoi dibranen Xhuljana Dumani, motrën e Nuredin Dumanit, për qoka politike apo për të tjera benefite.

CNA.al do të sjellë të tjera materiale, në lidhje me këtë skandal, që nuk përfshihet thjesht  dhe vetëm DSIK-ja dhe Olta Xhaçkën por një strukturë komplekse të shtetit shqiptar, pasi i ka vendosur zyrës ku kalohen informacionet sekrete të NATO-s, motrën e një vrasësi. I ka vendosur zyrës ku kalojnë  të dhëna nga ambasada, ku kalojnë të dhëna nga organe ligjzbatuese, pra zyrën e sekreteve të ministrisë së Jashtme, e ka vënë motrën e vrasësit, të cilës i kanë siguruar edhe certifikatë sigurie.

Pra nuk është një skandal por janë shumë skandale dhe sot me këto dokumente dhe fakte është shkërmoqur një pjesë thelbësore e shtetit shqiptar, e cila ka patur brenda saj një person që është motra e një vrasësi, e cila lexonte gjithçka konfidenciale, që ofroheshe nga instutcionet ndërkombëtare dhe këtë skandal e ka ndërtuar Olta Xhaçka. Në një vend normal, ministrja e Jashtme tashmë do të kishte ikur në shtëpi dhe do kishte kaluar në ndjekje penale, por në Shqipëri, çudia më e madhe tre ditë vazhdon./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga