Massive brawl in Saranda, 6 people escorted to the police
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...

Today, after abandoning the lost battle with the FRPD youth, the activist who claims to be the pillar of the PD change into a conservative party has written several lines about transparency, again using the PD leader and former Prime Minister Sali Berisha.
Publicly, but also in fact, Ms. Evi Kokalari has lobbied for individuals to be elected to the DP, has attacked, but also stated that with the arrival of Donald Trump, US President, Dr. Berisha will be stripped of non-women.
Duke qenë se CNA.al publikoi disa të dhëna dhe fakte për zonjën Kokalari, reagimin e saj nervoz me fyerje dhe akuza, konsultuam me një studio ligjore me njohuri dhe kompetencë për ligjet dhe aktivitetet e lobimit në SHBA. Më tej, ajo sot shkruan në një postim të saj se: “Transparenca është shumë e rëndësishme për çdo demokraci dhe Amerikanët kryesojnë luftën kundër çdo lloj manipulimi faktesh”.

Atëherë le t’i drejtojmë disa pyetje zonjës, por disa të tjera me përgjigje më vonë. Kjo është pjesa e parë, sepse disa të tjera e kanë përgjigjen në hyrje të shkrimit por edhe për shkak të aktivitetit të saj.
Lobimi është një aktivitet i njohur dhe i mbikëqyrur rreptësisht në SHBA. Një nga qëllimet kryesore të ligjeve amerikane mbi lobimin është transparenca e lidhjeve dhe kontakteve të funksionarëve të shtetit amerikan me individë, të cilët i shërbejnë eksponentëve të ndryshëm me qëllimin për të influencuar vendimmarrjen e këtyre funksionarëve.
Këta individë në zhargonin tonë ne i njohim si lobistë. Një qëllim tjetër është transparenca e marrëdhënieve financiare midis lobistëve dhe klientëve të tyre sepse shtetit amerikan, në emër të transparencës dhe eliminimit të korrupsionit, i intereson të dijë se sa para ka marrë një lobist për të influencuar një kauzë të caktuar.
Një prej dy akteve ligjore kryesore që adreson këto qëllime quhet Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (The Foreign Agents Registration Act – FARA). Rregullat e përcaktuara nga FARA mbulojnë, mes të tjerave, lobimin për organizata dhe/ose individë politikë që nuk janë amerikanë. 
Kujtojmë këtu formularët e deklarimit të PD-së që janë bërë publike më parë nga ne. Ishin pikërisht rregullat e FARA që detyruan lobistët amerikanë të deklaronin marrëdhënien e tyre me PD-në në atë kohë, paratë që kishin marrë për këtë lobim, dhe çështjet për të cilat do lobonin.
Për të qenë i qartë, nëse një individ amerikan vepron për interesat e individëve apo partive politike jo-amerikane dhe qëllimi i kësaj veprimtarie është:
(a) Influencimi i një pjesë të opinionit publik në lidhje me politikat e jashtme të SHBA, DHE/OSE interesat politike apo publike të një eksponenti jo-amerikan, OSE
(b) Përfaqësimi në kapacitetin e marrëdhënieve me publikun të një eksponenti jo-amerikan, atëherë, për qëllimet e FARA, individi i përfshire në këtë veprimtari ka këto detyrime:

1- Të regjistrohet në Departamentin e Drejtësisë në SHBA jo më vonë se 10 ditë, pasi të ketë filluar kjo veprimtari.
2- Të dorëzojë deklarata të përditësuara të aktivitetit çdo 6 muaj nga data e regjistrimit.
3- Të gjitha mesazhet e dhëna si pjesë e kësaj veprimtarie, përfshirë ato që janë mesazhe private nëpërmjet telefonit apo mesazhe publike në media sociale duhet të etiketohen qartazi si mesazhe lobuese dhe përfituesi i këtyre mesazheve lobuese duhet të jetë i identifikuar.
4- Si pjesë e regjistrimit dhe përditësimit me Departamentin e Drejtësisë në SHBA, të dorëzojë dokumentat e mëposhtëm:
a. Listën e gjithë eksponentëve të huaj për të cilët ky individ bën këtë veprimtari lobuese dhe përshkrim të detajuar të qëllimeve të marra përsipër nga ky individ.
b. Listë të detajuar të gjithë aktiviteteve politike, përfshirë pjesëmarrjen në aktivitete publike si dhe çdo kontakt me Kongresmenë amerikanë apo stafin e tyre (qoftë në person ose nëpërmjet telefonit).
c. Një listë të të gjitha parave të marra nga ky individ si rezultat i bashkëpunimit me eksponentë të huaj gjatë periudhës për të cilën po raportojnë.
d. Një listë të të gjithë parave që janë shpërndarë nga ky individ në lidhje me veprimtarinë e tyre për një eksponent të huaj.
e. Një listë të çdo kontributi financiar që ky individ ka bërë për një organizatë politike apo kandidat.
Veprimtaria e një nënshtetasi amerikan në mospërputhje me rregullat e FARA, përfshirë ato të përshkruara më sipër, konsiderohet një krim në SHBA. Çdo person që e kryen këtë krim në mënyrë të qëllimshme, është subjekt i një gjobe që nuk mund të jetë më shume se $10,000, dënimit me burg për jo më shume se 5 vjet, ose të dyja dënimeve të kombinuara.

Në këtë kontekst, kishim disa pyetje për znj. Evi Kokalari-Angelakis:
1. A jeni ju nënshtetase amerikane? Nëse po, ju jeni subjekt i ligjit FARA?
2. A keni vepruar ju për interesat e një organizate politike, sëbashku me politikanë të tjerë ose në mënyre individuale, brenda dhe/ose jashtë SHBA?
3. A keni ndërmarrë veprime për të influencuar një pjesë të opinionit publik në lidhje me politikat e jashtme të SHBA?
4. A keni deklaruar publikisht se çfarë veprimesh, gjykoni se do të ndërmerren nga Departamenti i Shtetit në SHBA nëse Partia Republikane fiton zgjedhjet?
5. A keni shprehur ndonjëherë në publik që ju flisni në emër të Partisë Demokratike, Komisionit të Rithemelemit, apo një ose më shumë prej individëve politikë në Shqipëri?
6. A jeni regjistruar në Departamentin e Drejtësisë sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin amerikan, përfshirë FARA?
7. A keni marrë ndonjë para, apo kontribut në natyrë (udhëtime, pagesa hotelesh, vakte, trajtime estetike, etj.) gjatë kohës që jeni përfshirë në veprimtarinë e sipërpërmendur në piken 3, në lidhje më atë veprimtari?
8. A i keni deklaruar këto të ardhura dhe/ose kontribute në natyrë në përputhje me legjislacionin amerikan, përfshirë FARA?
9. A keni qenë në dijeni të këtyre rregullave, përfshirë FARA, duke patur parasysh që burime publike konfirmojnë që ju më parë keni qenë e përfshirë në veprimtari për mbledhje/kontribut fondesh për politikanë të ndryshëm në SHBA? Nëse keni qenë në dijeni, a keni pësuar ndonjë traumë që mund tju bëjë të harroni rregullat që i keni ditur shumë mirë para një viti?
10. A jeni në dijeni që për sa më sipër, janë përgatitur dhe bërë gati të gjitha denoncimet me autoritetet përkatëse federale të SHBA dhe ato të shtetit të New York, sepse bazuar në kërkimin tonë, rezulton që ju keni shkelur dhe vazhdoni të shkelni me vullnet të plotë ligjet e SHBA?
11. A keni vënë në dijeni mikun tuaj, z. Grenell për të gjitha fondet që keni mbledhur me emrin e tij, gjë që individë të ndryshëm pretendojnë se e keni bërë duke e shitur veten si një person me akses dhe influencë në vendimmarrjen e tij?
12. A jeni në dijeni të një letre që është depozituar në administratën e z. Trump në lidhje me veprimtarinë tuaj të jashtëligjshme dhe të paautorizuar në Shqipëri? Dëshironi ta bëni këtë letër të disponueshme për publikun?
Historia juaj në Shqiperi sipas jush ka mbaruar. Në SHBA, vijon…
Presim përgjigje, ndërkohë që pyetjet shtohen./CNA.al
A much-needed public question that many Democrats toda...
A company, without any income, is created within 24 ho...
One of the most accused concessions in these 30 years ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...