web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/ Si e vlerësoni punën e kreut të SPAK, Altin Dumani ?

2024-01-24 17:05:00, Aktualitet CNA
Sondazhi/ Si e vlerësoni punën e kreut të SPAK, Altin Dumani ?
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Me ardhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, lufta ndaj korruspionit dhe krimit të organizuar ka qenë më e ashpër dhe ka patur rezultate konkrete.

Eksponentë kriminalë, zyrtarë të përfshirë në grupe kriminale apo aferë ndodhen pas prangave falë punës që kreu i SPAK, Altin Dumani po bën në Prokurorinë e Posaçme.

Dosjet më të nxehta, si ajo e inceneratorëve apo sterilizimit u hetuan me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK, ku përfunduan pas hekurave zyrtarë, drejtorë, ish-drejtorë, kryetar bashkish e të tjerë.,

Me hetimet e kryera hodhi poshtë mitin e të paprekshmëve nga drejtësia duke iu përmbajtur një standarti.

Duke patur parasysh rezultatet dhe përparësinë që ka dhënë në hetimet për aferat më korruptive, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet qytetarët se si e vlerësojnë punën e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Qytetarët mund të japin mendimin e tyre duke zgjedhur një nga opsionet: “Shumë mirë”, “Mirë”, “Shpresoj”, “Keq”.

Votoni në sondazhin e mëposhtëm.

Poll

Kujtojmë se, pavarësisht kritikave dhe kontestimeve, apo standartit të munguar nag vartësit e tij, lufta ndaj korruspionit dhe krimit është në një tjetër nivel me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK.

Në institucionet që konsideroheshin të paprekshme u arrestuan drejtorë dhe zyrtarë të implikuar thellë në korrupsion.

Duket se emri i Altin Dumanit po kthehet në një frikë për qeverinë e cila së fundi e ka vënë nën “shënjestër” për ta ndalur kreun e SPAK dhe po planifikon që të kontrollojë punën e tij duke krijuar një komision “Ad Hoc” që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ku klreu i SPAK do të thirret në apel për të raportuar ç’ndodh me hetimet apo çështje të tjera që janë duke u hetuar.

Për këtë lëvizje, CNA ka shkruar ditë pas dite duke nxjerrë fakte dhe detaje se si qeveria po mundohet të ndalë SPAK dhe kreun Altin Dumani në luftën ndaj korrupsionit, pas arrestimeve të bujshme për aferat që kanë zhvatur qindra miliona euro nga shqiptarët./ CNA

 





Lajmet e fundit nga