
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet gjatë vitit 2023, ku CNA ka denoncuar aferën koruptive të serilizimit, përfshirjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe hetimet gjysmake të prokurorit Edvin Kondili.
Le të fokusohemi te ky i fundit, i cili bëri sikur hetoi ish-ministrin për aferën 100 milionë euroshe.
CNA ka raportuar para zbardhjes së vendimi të GJKKO-së, në të cilën u gjetën mangësi në hetim, se Kondili ka tentuar ta mbyllë dosjen dhe ta shfajësojë Beqajn për aferën korruptive në sistemin e shëndetësisë.
Kondili, i cili njihet gjerësisht si mbështetës i mazhorancës dhe me lidhje të forta në qeveri, tentoi të mbyllte dosjen dhe ta shfajësonte Beqajn edhe pse ka gjetur udhëtime dhe marrëdhënie mes fituesit të tenderit të sterilizimit dhe ish-ministrit.
Në këtë konkluzion të denoncuar më herët nga CNA, doli edhe Gjykata e Posaçme.
Në vendimin e zbardhur prej 300 faqesh, të bërë publik në fund të muajit nëntor, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tregoi se "nuk është në një mendje" me pretencën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, apo akuzave të ngritura ndaj tij.
Në vendim theksohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim, Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në dosje.
Ishte gjyqtari Erjon Bani, i cili nëpërmjet një vendimi të dhënë në muajin gusht e udhëzoi prokurorin e çështjes për tenderin e sterilizimit, Edvin Kondilin, që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.
Ndërkohë gjykata dha masat e sigurisë “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zv-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë, Arben Gjatën, Petraq Mersinin, Genc Byrazerin, dhe Naile Abazin.
Bëhet fjalë pikërisht për një projekt PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi.
Kontrata për koncesionin e sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService, aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Kompania Investital LLC në këtë kontratë zotëronte pjesën më të madhe të aksioneve. Kjo kompani është themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.
Më herët BIRN ka publikuar një artikull në të cilin flitej për themeluesin e kësaj kompanie dhe thuhej se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013. Sipas kësaj medie para se të fitonte koncesionin Rrapaj vendosi kontakte të shpeshta me ministrin e Shëndetësisë në atë kohë, Ilir Beqaj.
Qendra e sterilizimit ishte ndërtuar në vitin 2009 përmes një kredie që qeveria shqiptare kishte marrë në Bankën e Këshillit të Europës, CEB. Transferimi i saj nën administrimin e koncesionarit u bë pjesë e hetimit të kryer nga Prokuroria e Tiranës, i cili u pushua në shtator 2016 pa pasoja, shkruan BIRN.
Kompania koncesionare “SaniService” i ka shitur Ministrisë së Shëndetësisë sete kirurgjikale për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH)./ CNA
Mesazh urimi për Vitin e Ri Të dashur qytetetarë dhe qyte...
The elected mayor of Himara, Fredi Beleri, managed to ...
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA...
Jamarbër Malltezi has published on social networks a d...
CNA TV will have a varied program on New Year's Eve. ...
Interior Minister Tauant Balla has published footage of th...
Supporters of the former prime minister Sali Berisha are l...
The Elected Head of the Municipality of Himara, Fredi Bele...
Korça and Pogradeci are two of the favorite destinatio...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, has revealed some o...
Since Sunday morning, there has been heavy traffic on ...
On the eve of the turn of the year, the Director Gener...
Gazona restaurant is also mentioned in the investigations ...
The prizes of the year-end lottery "Win with Vodafone" wer...
The officers went to communicate the "house arrest" measur...
A varied program will be that of CNA TV for the New Year. ...
Shkëlzen Berisha, the son of former Prime Minister Sali Be...
Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryemini...
The decision of GJKKO against the former Prime Minister Sa...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie për ish...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...