
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA nuk ka reshtur së denoncuari janë pikërisht inceneratorët.
Inceneratorët janë trajtuar si skema më e madhe e mashtrimit që u është bërë ndonjëherë shqiptarëve dhe shtetit shqiptar.
Miliona euro të marra nga xhepat e shqiptarëve që kanë përfunduar në xhepat e bosëve të kësaj afere, që janë Mirel Mërtiri i quajtur ndryshe dhe “truri” i inceneratorëve, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja, si dhe Klodian Zoto.
Të tre këta persona janë në arrati dhe në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Por le të ndalemi te betejat që CNA ka bërë me grupin e inceneratorëve.
Në fund të këtij viti, gazetari Elvi Fundo fitoi gjyqin kundër njerëzve të inceneratorëve, të cilët thyen turinjtë pasi edhe gjykatësit në Gjermani kuptuan dhe dëgjuan për aferën më të madhe korruptive në Shqipëri.
Gjatë daljeve të tij publike në emisione apo përmes reagimeve të ndryshme në rrjetet sociale, gazetari bëri me dije se përballja në gjyq ishte spektakolare, pasi në seancë ishte vetëm avokati i kompanisë së inceneratorëve, i cili nuk dinte asgjë dhe gjëja e vetme që kërkonte ishte marrëveshje që ai të mos fliste dhe të mos shkruante më për inceneratorët gjë që nuk është pranuar nga gazetari.
Ai tregoi se gjyqtarja kishte lexuar me dhjetëra shkrime në lidhje me skandalin e inceneratorëve dhe ka konstatuar se Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim nga drejtësia për këtë aferë.
Më tej gazetari i ka bërë me dije trupës gjykuese se ai e konsideron këtë një mafie se kanë marrë 110 milionë euro për incenerator dhe incenerator nuk ka.
“Pa dashje nëpërmjet veprimeve të tyre, nëpërmjet shantazhit që kanë dashur të kryejnë, nëpërmjet kallëzimeve të rreme të vazhdueshme, pasi qenë tri gjyqe që u fituan, nëpërmjet një kallëzimi në Gjermani me pretendimin që unë të mos shkruaja më për inceneratorët, kushdo mund të shkruante sepse kështu thuhej në kërkesë. Për më tepër ju kam dërguar dy dokumente që mund t’i nxirrni. Unë kam qenë në dijeni të padisë përpara se ata ta sillnin. Ata kishin përgatitur një padi, e cila përfshinte dhe emrin e shtetasit Mirel Mërtiri, ku ishin tre paditës, kompania mëmë ‘GeoGenix’, dhe kompania e inceneratorit të Tiranës koncesionarit dhe shtetasi Mirel Mërtiri. Padia ishte përgatitur në korrik.
Më pas në tetorin e vitit të shkuar më vjen një padi në Gjermani, e cila nuk përmbante më emrin e Mirel Mërtirit ku kërkohej të bëhej një marrëveshje, të paguaja 6 mijë euro studion ligjore që ata kishin kontraktuar.
Ata kontraktuan një nga studiot ligjore më të fuqishme në Frankfurt, me avokatët e tyre, me gazetarët e tyre që unë i kam përmendur me emra si përfitues të inceneratorëve si Endrit Habilaj e të tjerë, të cilët i kam furnizuar me material, i kam çuar dhe disa e-maile konfidente redaksisë suaj.
Mora një studio ligjore dhe unë, një nga profesorët e jurisprudencës të së drejtës së gazetarëve. Ai kur ka parë kallëzimin ka qeshur, por më tha duhet të rrish urtë se, je pak ngacmues.
Duhet të jesh i qetë, nuk duhet të flasësh. Vazhdoi procedura. Gjykata e ka njohur procedurën nga janari, kurse pardje unë kam mësuar se në Gjermani zyrtarisht skandali i inceneratorëve është mësuar nga gjyqtarët.
Nuk e njihja sistemin gjerman. Sa hyra në sallë pashë avokatin e palës tjetër, nuk kishin ardhur administratorët e kompanive se tashmë nuk kishte kush të vinte. Administratori i Holandës, sipas justifikimit, kishte humbur trenin, ndërsa në telefon thoshte se nuk po lidheshin dot me administratorin e Tiranës.
Gjyqtari tha unë kam gugëlluar për këtë çështje. Çfarë kërkoni tha. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto janë njerëzit e inceneratorëve që Prokuroria Speciale e Shqipërisë i ka shpallur në kërkim.
Unë më pas mbajta një qëndrim shumë të ashpër kur hyra pasi u çlirova pak thashë unë kam luftuar kundër inceneratorëve, unë e konsideroj mafie në konceptin tim se kanë marrë 110 milionë euro dhe inceneratorë nuk ka.
Gjyqtarja më tha i di se kam lexuar shumë, jo vetëm nga ju, por edhe mediat e tjera.
Kur mbaroi seanca më tregoi në një tablet që kishte me dhjetëra shkrime me skandalin e inceneratorëve.
Ajo që më bëri përshtypje ishte që as avokati i palës tjetër nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.
Avokati i palës tjetër kishte ardhur me idenë për të bërë marrëveshje që unë të mos flas më për inceneratorët, por i thashë se kur të mbarojë kjo do filloj të bërtas”, tha Fundo.
Kjo ishte vetëm një nga betejat e shumta që CNA ka bërë me inceneratorët përveç denoncimeve me fakte dhe prova që thuajse çdo ditë ka publikuar në CNA, duke treguar të gjithë skemën merimangë nga e cila kanë përfituar Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për një aferë që fillon në Elbasan, vijon në Fier dhe përfundon në Tiranë./ CNA
Jamarbër Malltezi has published on social networks a d...
CNA TV will have a varied program on New Year's Eve. ...
Interior Minister Tauant Balla has published footage of th...
Supporters of the former prime minister Sali Berisha are l...
The Elected Head of the Municipality of Himara, Fredi Bele...
Korça and Pogradeci are two of the favorite destinatio...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, has revealed some o...
Since Sunday morning, there has been heavy traffic on ...
On the eve of the turn of the year, the Director Gener...
Gazona restaurant is also mentioned in the investigations ...
The prizes of the year-end lottery "Win with Vodafone" wer...
The officers went to communicate the "house arrest" measur...
A varied program will be that of CNA TV for the New Year. ...
Shkëlzen Berisha, the son of former Prime Minister Sali Be...
Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryemini...
The decision of GJKKO against the former Prime Minister Sa...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie për ish...
After the investigations into the former Minister of H...
Prime Minister Edi Rama, through a post on social netw...
The lawyer and activist, Adriana Kalaja, said that the...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...