Studim i fundit: Të rinjtë nuk do të ikin nga Kosova edhe pas liberalizimit të vizave
Mbi gjysma e shtetasve të Kosovës nuk kanë ndërmend të iki...

Të tjera detaje nga dosja e sterilizimit që implikojnë ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë dalë në dritë.
Sipas mediave, përfshirja e Beqajt, del jo vetëm në paracaktimin e fituesit të këtij koncesioni me vlerë 100 milion euro, por dhe në krijimin e një dëmi financiar në buxhetin e shtetit prej 588 milion lekë të vjetra, dëm i cili është përllogaritur deri në zbatimin e kontratës koncesionare në muajin Prill 2022.
Bëhet me dije se ky dëm është llogaritur nga shpenzimet buxhetore në pagesat e ujit dhe energjisë elektrike, të cilat Ministri Beqja, ja ka hequr si shpenzime kompanisë ‘Sani Service’ duke ja arkëtuar shtetit.
Kontrata koncesionare është piketuar nga tre “aktorë” kryesorë Ilir Beqja ministër, Ilir Rrapaj miku i ministrit dhe Klodian Rjepaj me detyrë zv/ministër Shëndetësie.
Ndërsa zyrtarët e tjerë, sipas mediave i shërbejnë treshes Beqaj-Rrjepaj dhe Rrapaj, duke firmosur një sërë dokumentesh.
Koncesioni duket qartë që ka qenë i trukuar. Madje dhe kontrata finale për përcaktimin e kushteve kontraktuale, është trukuar.
Ka shumë gjasa dhe dyshime të arsyeshme që Draft-Kontrata është përpiluar jashtë zyrave të Ministrisë, në ndonjë takim privat mes treshes së shokëve Ilir Beqja, Klodian Rjapaj dhe Ilir Rrapaj.
Sipas asaj që raportohet në media, kontrata është dorëzuar në 4 dhjetor 2015 jo me postë, por dorazi nga ‘Sani-Service’ në ministrinë e Shëndetësisë, gjë e cila tregon zhdërvjelltësinë dhe sigurinë që ka pasur Ilir Rrapaj me zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes e-maileve të zbërthyera nga SPAK, del qartë se pavarësisht ngritjes së një grupi pune me disa emra në Ministri për të negociuar kushtet e kontratës, del qartë se atë e ka negociuar vetë zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, i cili më pas draftin ja ka kaluar anëtarëve të komisionit.
Ndërsa në 10 Dhjetor 2015 kontrata është firmosur nga ministri Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Në dosje thuhet se SPAK ka sekuestruar procesverbalin e datës 8 dhjetor 2015, i cili është mbajtur në mënyrë të përmbledhur nga anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe përfaqësuesit ligjorë të operatorit ekonomik të shpallur fitues, për negociatat e Kontratës së Koncesionit, ku rezulton të jetë shtetasi Admir Daca.
Në fundin e procesverbalit vërehet se kanë firmosur anëtarët e komisionit të dhënies së Koncesionit dhe përfaqësuesi ligjor i operatorit ekonomik të shpallur fitues Admir Daca.
Ky i fundit paraqitej për herë të parë në këtë mbledhje dhe emri i Dacës, nuk ishte përmendur asnjëherë gjatë përpilimit të dokumenteve nga 2014 e në vijim.
Kjo pasi sipas certifikatës së regjistrimit shoqëria ‘SaniService’ ka filluar veprimtarinë në 3 korrik 2015 dhe ‘Administrimi’ i saj i përkiste Vlonjatit Bledar Rrokaj, një i besuar i Ilir Rrapaj.
Ndërsa Admir Daca është emëruar Administrator i ‘SaniService’ në 1 dhjetor 2015 dhe në datat kur thuhet se është kryer negocimi ky person nuk ka qenë administrator i kësaj kompanie.
Gjithashtu, nuk disponohet ndonjë akt-autorizimi për pjesëmarrjen në negociata të Admir Daca përpara se të emërohet administrator i ‘SaniService’.
Prokuroria thotë se në lidhje me këtë negocim të kushteve të Kontratës, vërehet se Autoriteti Kontraktor që është Ministria e Shëndetësisë dhe titullari i saj, Ilir Beqja që ka firmosur, nuk ka paraqitur asnjë pikë për negocim në këtë kontratë.
Kontrata është hartuar nga ‘Sani-Service’ dhe zyrtarët e komisionit dhe vetë Ilir Beqaa kanë firmosur.
Kështu ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zyrtarët e tjerë i kanë dhuruar Rrapajt përveç 100 milionë euro, ujin, energjinë elektrike, ambientet dhe Qendrën Kombëtare të Sterilizimit në QSUT.

Mbi gjysma e shtetasve të Kosovës nuk kanë ndërmend të iki...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ligj...
Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet kundër stabilite...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Një zjarr i madh është regjistruar ditën e sotme në hyrje ...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka ...
Meteorologia Lajda Porja ka bërë me dije se vendi ynë do t...
Akademiku Artan Fuga për të disatën herë radhazi ka reagua...
Ministrja e Arsimit ka bërë me dije ditën e sotme se më da...
3 ushtarakët me inicialet G.M. me detyrë shef zbulimi, R.P...
Festa e Birrës në Korçë, eventi më i madh veror në Shqipër...
PD-ja e vulës ka depozituar në KQZ ankimimin në lidhje me ...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët nëse duhej...
Një 61-vjeçar korean ka rënë në prangat e policisë në ...
Qukës-Qafë Plloçë një histori që ka zgjatur një dekadë. Nj...
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuz...
Afera e inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, tenta...
Policia e Korçës ka bërë me dije planin e masave për garan...
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga pol...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...