web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serial killer sister in NATO secret offices / Who should be held accountable?

2022-06-21 11:35:00, Aktualitet CNA

Serial killer sister in NATO secret offices / Who should be held accountable?

A few days ago, CNA.al published a document, which constitutes an unprecedented scandal.

The sister of a serial killer, who is already confessing before the judiciary about the murders and deeds, has been provided with a security certificate.

The document shows that Juliana Dumanit on June 6, 2022, at the time when her brother was the first news in all media about the serial killings, his sister received a security certificate, from DISK.

Serial killer sister in NATO secret offices / Who should be held accountable?

Institucionet që u përfshinë në skandal

Xhuljana Dumani është punësuar në Ministrinë e Jashtme, një një strukturë të posaçme ku kalojnë informacionet konfidenciale të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Dhe përgjegjësia për këtë bie direkt mbi institucionet shqiptare.

Xhuljana Dumani mund të punësohej kudo në administratën shtetërore, por kurrësesi në një strukturë të tillë dhe aq më tepër të pajiset me një çertifikatë sigurie.

Por, përgjigjësia është e institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë.

Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.

Dhe duhet theksuar, se problemi nuk është Xhuljana Dumani si individ, ajo mund të jetë shumë e përgatitur, mund të jetë një studente ekselente, por problemi janë institucionet që lëshojnë certifikatën e sigurisë.

Nuredin Dumani, nuk doli sot, pasi ai ka qenë në kërkim, por problemi është se si Ministrja e Jashtme Olta Xhaka i ka dhënë Xhuljana Dumanit akses tek zyra e sekereteve të NATO-s.

Nga ana tjetër, në skandal përfshihet edhe Ministria e Arsimit, që e ka rekomanduar.

Në një reagim të bërë nga ministria e Jashtme, e cila tenton të justifikohet, thuhet se “rekomandimi është bërë nga Ministria e Arsimit”.

Pra, nga ministria e Jashtme pretendohet se nuk janë ata që e kanë punësuar direkt, por është ministrja e Arsimit, ajo që e ka rekomanduar si studente ekselente.

Vajza në fakt Xhuljana Dumani, ka punuar në kabinetin e ministres Olta Xhaçka dhe pa u verifikuar aspak është çuar të punojë në një tjetër strukturë.

Këtu pikërisht fillon problemi, pasi ajo është pajisur në mënyrë skandaloze nga DISK me certifikatë sigurie.

Gjë të cilën ligji shqiptar e ndalon katërcipërisht. Dhe për një skandal të tillë, në fakt në një shtet normal do të duhej të mbanin përgjgjegjësi, çdo institucion apo person i përfshirë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga