
Nëpërmjet mediave të tij, Irfan Hysenbelliu ka nxjerrë një njoftim në lidhje me mospjesëmarrjen e birra “Korçës” në “Festën e Birrës”, siç pretendon pronari i këtij brandi, me disa kronika të turpshme, menjëherë pas përfundimit të “Festës së Birrës” në Korçë.
Në njoftim thuhet se “Festa e Birrës” është privatizuar nga bashkia për qëllime propagandistike, për të cënuar traditën, e të tjera si këto. Në fakt, ka një gënjeshtër të madhe.
Së pari, “Festa e Birrës” ka qenë një ide personale e ish-kryebashkiakut Niko Peleshi dhe një festë e organizuar për 16 vite nga Bashkia e Korçës.
Nëqoftëse ka një kompani që e ka privatizuar këtë festë ka qenë birra “Korça”, e cila ndoshta në shkelje të ligjit apo në mënyrë abuzive është toleruar nga Bashkia e Korçës, për të pasur me raste edhe 30 apo 40 përqind të sipërfaqeve të reklamimit të produkteve, të cilat shkaktuan edhe një problem, largimin e shumë brandeve, të cilat u kthyen sivjet me ikjen e birra “Korçës”. Thuhet se është cënuar tradita dhe nuk ka patur sukses se u ftua një vit më parë Goran Bregoviç, por a ishte birra “Korça” që mori një konsum të merituar dhe për çfarë?

Pse nuk iku një vit më parë kur ishte Goran Bregoviç, por shkoi fitoi dhe e reklamoi “Festën e Birrës”.
Në fakt, ka një të pavërtetë tjetër ku thuhet se, nga viti i kaluar ka patur koncerte me bileta me çmime të paimagjinueshme. Dikush duhet të kuptojë se, në “Festën e Birrës” të këtij viti, të gjitha netët kanë qenë falas.
Vetëm kur ka qenë një këngëtar i madh, çmimi i biletës ka qenë diku tek 20 euro, një çmim qesharak për një këngëtar si Konstantinos Argiros, i cili është një brand në Greqi, mjaft i preferuar dhe në Shqipëri, dhe sidomos në Korçë, për kostot e tij janë të mëdha, patjetër që do të duheshin bileta.

Ndërsa të gjitha netët e tjera, ku ishin të ftuar me dhjetëra këngëtarë të tjerë të njohur shqiptarë, përfshirë këtu Aurela Gaçen, përfshirë këtu Anxhela Peristerin, Eugent Bushpepën, e të tjerë, hyrja ishte falas.
Sipas njoftimit të Irfanit, halli i birra “Korçës” ka qenë se nuk do të marrë pjesë nëqoftëse nuk do të respektohen traditat.
Ka edhe një gënjeshtër të madhe, ku thuhet se birra “Korça” është bashkëideatore dhe bashkëorganizatore e kësaj feste. Kjo është gënjeshtra më e madhe nga gjitha. Ideatori i vetëm ka qenë Niko Peleshi dhe këtë e di gjithë Korça dhe bashkëorganizatore, nuk është e vërtetë, organizmin e ka bërë Bashkia e Korçës, Irfani ka marrë vetëm pjesën e luanit. Por le të shkojmë më tej. T’i japim një përgjigje ndoshta ne si media Irfan Hysenbelliut dhe birra “Korçës”.
Çfarë të keqe ka që të ketë një këngëtar grek, serb, francez, gjerman, amerikan në Korçë?
Ç’është ky racizëm? Ç’është ky pseudonacionalizëm i turpshëm që shfaq sot Irfan Hysenbelliu?
Ditën kur përplaset me qeverinë se nuk ka paguar taksat, pas Festës së Birrës, pas një suksesi spektakolar, pasi ia fotografuam dhe ia nxorëm dhe publikisht sot “Pandën” bosh.

Ç’është ky racizëm dhe pseudonacionalizëm ndaj këngëtarëve serb, grek, maqedonas, rumun, bullgar, italian, francez?
Në rast se nuk i pëlqen Irfanit, Irfani mund të mos shkojë t’i shikojë. Ata që kanë respekt për atë lloj muzike shkojnë i shikojnë dhe pagujanë, e nuk ka asgjë të keqe.
Së dyti, ç’është kjo lojë e pështirë me këngëtarët korçarë dhe këngëtarët shqiptarë?
Duhet të jenë këngëtarët e Korçës, po pse çfarë është? Festë që bëhet në fshatin e Irfanit dhe duhet të mbledhim fshatarët e zonës dhe të këndojmë?
Është një “Festë e Birrës” në Korçë, ku e gjithë Shqipëria mblidhet të festojë.
Pse nuk duhet të jetë Aurela Gaçe se është nga Vlora? Pse nuk duhet të jetë Eugent Bushpepa? U dashka vetëm Anxhela Peristeri, që në fakt Irfani nuk e njeh as si korçare. Pse mungonin Endri me Stefin?
Le të thotë një të vërtetë Irfan Hysenbelliu. A i ka penguar këta djemtë korçarë të jenë pjesë e “Festës së Birrës”, pasi janë bashkëpunëtorë në atë televizion?

Le të japim një argument tjetër në lidhje me transparencën, e cila duhet të jenë në fakt edhe e vërteta e problematikës që ka pasur Irfan Hysenbelliu me pjesëmarrjen në “Festën e Birrës”.
Irfan Hysenbelliu ka të gjitha gjasat që nuk ka shkuar në “Festën e Birrës” për shkak të një kontrolli që po ushtrojnë Tatimet.
Një makinë e kontrabandës dhe Tatimeve qëndron tek dera e “Birra Korçës”, pas kontrollit që u bë tek birra “Tirana” dhe u kap me evazion fiskal. Dhe në rast se do të merrte pjesë në “Festën e Birrës”, gjithçka që do të nxirrej nga fabrika do të numërohej, ato qindra fuçi birrë që shiste në pesë netë të “Festës së Birrës”, duke uzurpuar padrejtësisht gjysmën e festës, e duke quajtur dhe veten bashkëorganizator apo pronar të saj, kur në fakt gjithmonë dhe vetëm organizatore ka qenë Bashkia e Korçës.
Për transparencë, do të duhet Irfani të na thotë sa fuçi me birrë ka shitur 1 vit më parë, 3 vite më parë, 5 vite më parë, kur CNA.al ka denoncuar se në “Festën e Birrës” në Korçë ka pasur fuçi birre pa pullë fiskale.
Ky ka qenë meraku i vërtetë i Irfanit, sepse Tatimet ishin në kontroll tek dera, e do të duhej të dilnin 100, 200 apo 500 fuçi birre në ditë. E në rast se do të dilte sasia e vërtetë e birrës “Korça” që do të shitej në festë dhe do të shikoheshin deklarimet e një viti, apo 3 dhe 5 viteve më parë, do të zbuloheshin deklarimet, do të zbulohej një evazion marramendës fiskal.
Kjo ka qenë arsyeja e vërtetë që Irfan Hysenbelliu nuk ka shkuar në “Festën e Birrës”. Jo çmimi i biletave, jo këngëtarët korçarë se aty ishin këngëtarët korçarë. Ishte Bregoviç, vajti Argiros, mund të shkojnë këngëtarë të tjerë grekë, serbë, nga Maqedonia, nga Rumania, nga Bullgaria e nga i gjithë Ballkani.

Përtej nacionalizmave të servirura me injorancë në opinionin publik, për gjoja tradita, a thua se është fshati në festë, jo është “Festa e Birrës” në Korçë ku mund të vijnë njerëz nga e gjithë bota, edhe brandet mund të jenë nga e gjithë bota, nuk është vetëm birra “Korça”. Mund të vijnë dhe nga Gjermania, mund të vijnë dhe nga Amerika dhe janë të mirëpritura në Korçë sepse nderojnë dhe ngrejnë vlerën dhe peshën e kësaj feste.
Nga ana tjetër, duhet transparencë. Së pari, duhet transparencë për birrën, për sasitë e birrës që ka shitur Irfani në atë festë. Mjaftojnë pamjet vizive aktiviteteve, njerëzit, konsumi, për të zbuluar të vërtetën.
Prandaj dhe Irfani u tremb dhe nuk shkoi, sepse do të dilte zbuluar dhe birra “Korça” çfarë do të bënte, thjeshtë do të ishte gati e falimentuar. Birra “Korça” do të kapej gafil që ka mashtruar Tatimet se sasitë e birrave që do të nxirrte në festë nuk janë të njejta me ato që ka deklaruar vjet apo vite më parë, pasi viti i shkuar ndoshta nuk ishte më i suksesshmi.
Prandaj, në emër të kësaj transparence, në emër të birra “Korçës”, në emër të së vërtetës, duket se Irfan Hysenbelliu qartazi e humbi “Festën e Birrës” në Korçë sepse ajo u zhvillua më e madhe se kurrë, edhe pse Irfani pretendon se ka ikur nga tradita se shkojnë këngëtarë grekë apo serbë.
Më shumë njerëz ka pasur edhe pse nuk i pëlqejnë Irfanit. Në fakt, kur erdhi ai këngëtari serb ka qenë aty Irfani. Edhe me bileta kanë shkuar më shumë sesa kurrë në një event të tillë, por ka pasur 4 netë të tjera falas.

“Festa e Birrës” ka qenë më e madhja në këtë 16 vjetor se kurrë më parë, edhe pse nuk i ka pëlqyer Irfanit apo ndonjë tjetri, dikujt që ikën nga frika se mos i gjejnë sa birra duhet të deklaronte apo ka deklaruar apo që ikën nga festa se nuk ka pasur këngëtarët e duhur nga Korça apo Shqipëria, kur në fakt ka pasur këngëtarë nga Korça, nga Vlora, nga çdo zonë tjetër e Shqipërisë dhe nuk ka rëndësi cila është origjina e këngëtarit, rëndësia ka muzika e tyre, sa pëlqehet ai nga publiku.
Irfani nuk mund të na vërë në dyshim tani as Eugent Bushpepën, as Angela Peristerin, as Aurela Gaçen.
Këto e shumë të tjera janë sqarime të panevojshme sepse ndoshta opinioni publik i di, por le të jenë si fakte përballë Irfan Hysenbelliut që po përpiqet të krijojë një propagandë shkatërrimtare për “Festën e Birrës”, një propagandë negative, pasi ai e humbi “Festën e Birrës”, por tani ka ngelur të humbasë edhe birra “Korçën”. Ndoshta edhe për shkak të borxheve në banka, problemeve me Tatimet dhe kallëzimeve që ka në Prokurori./ CNA.al
Despite the alarm raised by the ALERT Center about the...
Dosja nr 122 e cituar nga Arben Kraja në shkresën dërg...
Euronews Albania interviston njërin nga shokët e Svetl...
The US ambassador in Tirana, Yuri Kim, reacted after the s...
Today, the public is aware of three accusations, one p...
The rent bonus for the victims of the earthquake in th...
The court of Elbasan decided today the security measure "A...
The lawyer of the Ukrainian citizen Fedir Alpatov, cau...
The court of Elbasan has set the security measure for two ...
A week ago, on Wednesday, the Beer Festival started in Kor...
Prime Minister Edi Rama is in Austria where he will pa...
As it has been 6 months since the war in Ukraine, the ...
Two Russian citizens, 33-year-old Svetlana Timofoeva, ...
The Port Authority of Durrës has announced today that ...
Today at 11:00 a.m. the hearing will take place in the...
Alternations of clear skies and frequent clouds domina...
Gazetari Eni Ferhati gjykon se ngjarja me dy shtetasit rus...
Security expert Ardian Shtuni said in an interview for...
Tatimet kanë përfunduar listën me 100 më të pasurit në Shq...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka kritikuar qëndrim...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...