
Në Korçë për 5 netë, gjatë gjithë javës së shkuar u zhvillua "Festa e Birrës".
"Festa e Birrës" në Korçë, një event që zhvillohet prej 16 vitesh, por këtë herë duket se ishte më spektakolari dhe më madhëshori se kurrë më parë.
Këtë e tregojnë disa fakte:
Së pari, të gjitha hotelet kanë qenë plot e përplot. As me mik nuk gjej dot një dhomë të vetme për të fjetur në fundjavën e kalur në Korçë nga e premtja në vazhdim.
Së dyti, jo vetëm të "Festa e Birrës", por në të gjitha lokalet te "Pazari i Ri", te zona e restoranteve në Boboshticë, te restorantet në qytet e në shumë zona të tjera përreth, përfshirë këtu deri në Prespë, Voskopojë apo Pogradec, të gjitha lokalet e shërbimit kanë qenë plot e përplot. Pra, një efekt jo vetëm në qytet, por dhe në zonat përreth.

Për t'u kuptuar se sa i madh ishte 'lumi' që u derdh me njerëz në qytet, tregonte se netëve të festës nëpër qytet nuk gjeje dot vendparkim.
Mjafton të pyesësh baret, restorantet, hoteleritë, pikat e karburanteve dhe këdo tjetër, ka qenë një javë spektakolare turizmi dhe shërbimesh në Korçë dhe këtë pa asnjë diskutim që e bëri "Festa e Birrës" dhe të gjithë thonë, se ka qenë java me më shumë shërbim dhe me më shumë të ardhura gjatë gjithë këtij viti, por dhe ndoshta nga më historiket e ndodhura në vitet e fundit.

Që "Festa e Birrës" ishte më e madhe se kurrë më parë kjo s’ka asnjë diskutim.
E tregojnë shifrat e njerëzve që kanë hyrë nga pika doganore e Kapshticës dhe daljet e ditës së sotme, pas mbarimit të "Festës së Birrës", pra largimi dhe kthimi i emigrantëve në vendet e tyre.
Një leksion
Për ata që e njihnin si "Festa e Birra Korçës", e mësuan këtë herë përfundimisht se është një Festë Birre në Korçë, dhe jo një brand, janë shumë brande edhe ndërkombëtare erdhën dhe zbukuruan "Festën e Birrës" në Korçë. Ku për herë të parë mungoi arroganca e një kompanie që bënte komandantin e personalizonte festën e të gjithëve.

Ata që donin të shijonin birrën e qytetit, shkuan te Panda apo te lokale të tjera dhe kjo ndodhi për shkak të një kapriçoje apo inati personal të Irfan Hysenbelliut, i cili urdhëroi që birra "Korça" të mos merrte pjesë në "Festën e Birrës", megjithëse më parë kishte prenotuar stendat e tij. E për karshillëk, shkoi dhe tentoi të na bënte "festë birre" në Librazhd.
Nuk është keq të bësh festë birre dhe në Librazhd se nuk ka ndonjë gjë të keqe, por kurrsesi Korça nuk mund të pranonte që "Festa e Birrës" të dështonte se kishte qejf Irfani. Dhe përkundrazi, dha një përgjigje spektakolare, vërshuan më shumë njerëz se kurrë, jo vetëm korçarë, por dhe turistë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe emigrantë të ardhur nga vendet fqinje.
Ky është një leksion që dha Korça, sepse kur dikush tenton ta prishë atë festë që ka një traditë 16-vjeçare, qytetarët reagojnë, shkon apo nuk shkon një kompani birre.

"Festa e Birrës" tashmë ka një emër, është "Festa e Birrës në Korçë". Dikush që abuzoi kaq gjatë duke thënë se ishte festa e birrçs Korça tashmë e ka humbur bastin me të vërtetën, pasi tentoi të ndërtonte një gënjeshtër.
Faleminderit IRFAN!
Por vetë me dorën e vet, Irfan Hysenbelliu duke mos marrë pjesë në "Festën e Birrës", i riktheu dinjitetin në emër, siç i takonte, "Festa e Birrës në Korçë", jo atë që ndodhte gjithmonë, uzurpimin dhe grabitjen e emrit, ku nuk përmendeshin kompanitë e tjera, që ofronin të njëjtin shërbim, por ndoshta qenë dhe në një garë cilësie.
Pra, këtu është rasti, për ta falënderuar Irfan Hysenbelliun që nuk mori pjesë në "Festën e Birrës" në Korçë, sepse të paktën të gjithë e mësuan që është "Festa e Birrës në Korçë", organizuar nga bashkia e këtij qyteti, jo nga një individ, jo nga një kompani e vetme private, por është një event madhështor, i një institucioni, i një qyteti që do të zhvillohet edhe kur nuk i pëlqen Irfanit, edhe kur nuk i pëlqen ndonjë kompanie tjetër birre që të mos marrë pjesë.

FESTA NUK NDALET
I pëlqen apo nuk i pëlqen, për politikë apo për kapriço personale të dikujt, "Festa e Birrës" në Korçë do të zhvillohet sepse është festa e qytetarëve dhe bëhet për t'i shërbyer turizmit në qytet, vlerave që përfaqëson Korça, për t'i shërbyer biznesit dhe ekonomisë së qytetit.
Nuk bëhet as që të mbushë xhepat njëri apo t'i zbrasë tjetri. As se ka qef njëri të marrë pjesë apo një tjetër që nuk ka qejf të marrë pjesë.

"Festa e Birrës" na dha një leksion qytetarie, tregoi se si të jepet përgjigjja kur tenton t'i shkatërrosh festën një qyteti.
"Festa e Birrës" në Korçë gjithashtu tashmë e ka emrin më të pastër, më të plotë, më të vërtetë dhe më qytetar se kurrë. Nuk është e një individi, nuk është e një brandi, por është festa e qytetarëve./CNA.al
Të kthehemi pak te çështjet tona, me ato të Rusisë nuk ia ...
Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës...
Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis ...
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shpre...
I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3...
Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolu...
Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për ...
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe '...
Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të ar...
Komisioni Europian i zonjës Ursulë nuk i bën dot asgjë...
Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, di...
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e ne...
Nga Roland Qafoku Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit ...
Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë. U kënaqën fansat! ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...