
Nata e parë e festës më të madhe në Korçë, ka mbledhur në sheshin e terminalit të qytetit mijëra qytetarë korçarë, turistë vendas e të huaj. Nën tingujt e muzikës të përzgjedhur posaçërisht për publikun, këngëtarët e mirënjohur që performuan ishin West Side Family, Dj Vin Veli, ndërsa qershia mbi tortë për pjesëmarrësit, ishte padyshim Capital T. Nata ka qenë e gjatë, me një atmosferë fantastike, me brohoritje nga publiku dhe trokitjen e gotave të birrës me njëri-tjetrin.
Njëra nga birrat e preferuara mbetet birra “Peja”, e cila rikthehet me stendën e saj në këtë event madhështor për të qëndruar pranë klientëve të saj më besnikë. Janë ata që për disa orë në mbrëmje, kanë shijuar birrën “Peja”, duke u kënaqur edhe më tepër.
Taulant Mihaj, njëri prej djemve të zgjedhur për t'u shërbyer klientëve birrën “Peja” në këtë natë, ka treguar se si po përjetohet nata e parë e festës.
"Është nata e parë dhe po shohim që klientët zgjedhin birrën 'Peja' për të konsumuar. Është një birrë e një cilësie të lartë, shumë e pëlqyer nga klientët, një birrë që nuk 'të lë' ta pish vetëm një gotë, por do të duash të marrësh edhe të tjera. Kjo natë e parë ka shkuar shumë mirë, shitja e birrës 'Peja' ka qenë e madhe dhe shpresojmë që edhe ditët në vijim të jetë e njëjta gjë. Madje, jam i sigurt se do të jetë akoma më mirë në netët në vijim", shprehet Mihaj.

Mijëra turistë kanë përzgjedhur Korçën si destinacionin e tyre të rradhës, e jo vetëm ata vendas, por edhe shumë turistë të huaj. CNA.al ka biseduar me disa prej tyre, duke marrë përshtypjet lidhur me eventin madhështor.
Një çift nga Çekia, është bërë pjesë e Festës së Birrës këtë sezon, pasi janë vënë në dijeni të këtij eventi nga rrjetet sociale. Përshtypjet e tyre mbeten ndër më të mirat për atmosferën dhe mikpritjen korçare.
"Ne vijmë nga Çekia, donim të bënim një udhëtim rreth e rrotull Shqipërisë dhe pamë qytetin e Korçës në internet. Është shumë qytet interesant, dhe duhej patjetër të vija dhe ta shijoja festën. Atmosfera këtu është e mrekullueshme, është e ngrohtë dhe njerëzit janë mikpritës. Është shumë ndryshe nga vendi im sepse këtu njerëzit janë më të dashur”, thotë Vaclav Traxmandl.
Partnerja e tij, tregon se me shumë kënaqësi ka pranuar t’i bashkohet Vaclav në këtë udhëtim drejt juglindjes.
"Njerëzit janë me të vërtet shumë të dashur e mikpritës. Ne vendosëm të vinim të dy në Korçë, dhe mësova për festën nga partneri im, i cili e pa njoftimin në internet. Shoh që ka shumë njerëz, atmosfera është shumë festive dhe miqësore. Do të qëndrojmë vetëm natën e parë, fatkeqësisht e them këtë, sepse do donim të ishim të gjitha netët këtu", tregon Martina Rimsova.
Nata e parë e eventit madhështor “Festa e Birrës”, i ka sjellë qytetit një tjetër pamje festive dhe të ngrohtë. Ndërkohë që netët në vijim atmosfera pritet të jetë akoma më e zjarrtë me një dyndje qytetarësh dhe turistësh, që do të festojnë me njëri tjetrin dhe muzikën e përzgjedhur, si edhe gatimet tradicionale./ CNA.al
Bregu i detit, te mali i Robit, i devijuar dhe i bllokuar ...
Pas një nate magjike si ajo e mbrëmshja në “Festën e Birrë...
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu favorizon shumë ...
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe per...
Për Leli Alushajn e diela e 14 gushtit ishte një ditë ...
Si kurrë më parë, 10 marka të njohura birrash i janë b...
“Festa e Birrës” ka hapur siparin e natës së parë në q...
“Zogjtë e Qyqes së ‘Shoqërisë së Hapur’”, titullohet l...
Mes mijëra turistëve që kanë vizituar vendin tonë këtë...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
Deputeti i video-skandalit erotik është shfaqur sot "i mby...
Më datë 17.08.2022 deri më 21.08.2022, në qytetin e Korçës...
Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vazhdimisht “qan...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, lëshoi akuza në drejtim të kryemi...
Policia e Beratit ka hartuar planin e masave për garantimin ...
Pikat kufitare po përballen me fluks hyrjesh dhe daljesh n...
Një mbrëmje magjike, plote energji pritet të jetë kjo e sotm...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është pritur nga ko...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...