E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

"Festa e Birrës", festa më e madhe dhe më popullore e stinës së verës në Shqipëri, hap nesër në Korçë siparin e edicionit të 16-të.
E konfirmuar tashmë si një nga eventet më të mëdha dhe organizimet më serioze në Shqipëri, me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, festa edhe këtë vit pritet të thyejë rekordet e vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që zgjedhin Korçën si destinacion.
"Festa e Birrës" është ideuar dhe implementohet prej 16 vitesh nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me partnerë implementues dhe pjesëmarrjen dhe mbështetjen e bizneseve më prestigjioze në Shqipëri.

Qëllimi i saj ka qënë dhe vijon të jetë jo thjesht argëtimi për banorët dhe promovimi i vlerave më të mira të rajonit, por sidomos krijimi i një produkti turistik të qëndrueshëm që mundëson çdo vit tërheqjen e mijëra vizitorëve vendas e të huaj duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale.
Në vitin 2010 "Festa e Birrës" në Korçë është vlerësuar nga Ministria e Turizmit me çmimin e produktit më të mirë turistik në Shqipëri.
"Festa e Birrës 2022" do të organizohet për 5 ditë, 17-21 gusht, në dy vende të ndryshme në qytetin e Korçës, terminali i autobusëve dhe Pazari i Vjetër duke ofruar 10 spektakle të mëdha muzikore që do të ndiqen nga një audiencë e pritshme rreth 10 000 pjesëmarrës çdo natë.
Risitë e "Festës së Birrës 2022"
Organizatorët kanë siguruar lejen nga Ministria e Brendshme për ta vazhduar festën në të 5 netët përtej orës 24:00 në të dyja vendet e organizimit të saj, terminali i autobusëve dhe Pazari i Vjetër.
Në të 5 ditët e "Festës së Birrës" do të vijnë për publikun 10 koncerte të mëdha me emrat më të njohur të muzikës nga brenda dhe jashtë kufijve.
Spektaklet në të dyja vendet e organizimit të festës do të çelen në orën 20:00 për të vijuar deri në orën 1:00 pas mesnate.

Për herë të parë, në dy nga ditët e festës, të premte 19 gusht dhe të shtunë 20 gusht, festa do të vazhdojë deri në orën 5:00 të mëngjesit brenda Markatës së Shijes, ku organizatorët do të sjellin pas mesnate dy festa të mëdha rinore me muzike elektronike dhe DJ të njohur.
Për herë të parë, është krijuar mundësia për rezervimin paraprak me një sistem të dedikuar online të një pjese të tavolinave të festës (1/3 e sasisë së tavolinave) duke bërë të mundur zgjedhjen e vendit në festë dhe mundësimin e shërbimit për personat që do të rezervojnë tavolinë.
Pjesa tjetër e seteve të tavolinave (2/3) do të jetë e lirë, pra pa rezervim, sikundër edhe pjesa e dedikuar për publikun në këmbë.
Vendi i organizimit të festës krijon mundësi optimale për pjesëmarrje të artistëve të njohur ndërkombëtarë, eksperiencë e provuar me sukses edhe vitin e kaluar.

Këngëtari i mirënjohur grek, Kostandinos Argjiros, do të kulmojë pjesëmarrjen e audiencës në festë të shtunën 20 gusht dhe vetëm koncerti i tij do të jetë me biletë.
Biletat e koncertit mund të blihen online në faqen zyrtare të festës "www.festaebirres.com", fizikisht në çdo pikë EasyPay kudo në Shqipëri si edhe në biletaritë e dedikuara në hyrje të festës.
Të gjitha koncertet e tjera të "Festës së Birrës" janë FALAS.
Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Capital T, Eranda Libohova, West Side Family etj., do të jenë pjesë e spektakleve muzikore që do të prezantohen nga gazetari dhe moderatoi i mirënjohur, Ermal Peçi.
Në "Festën e Birrës 2022" ka 9 birra pjesëmarrëse vendase dhe të huaja, sallameritë lokale të Korçës dhe biznese të shumta që mbështesin si sponsor dhe pjesëmarrës festën./ CNA.al
Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, u shpreh se ka vide...
Nesër starton dita e parë e “Festës së Birrës”, festës...
Si asnjëherë tjetër më parë, kjo festë birre në Korçë ...
“5 netë fantastike në qytetin më COOL”. Kjo është motoja e...
Partia Demokratike e Rithemelimit bën me përgjegjësi kryem...
Pas shumë vitesh, Arjan Çani do të largohet nga "TV Klan". ...
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, vijon vizitën e tij zyr...
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka publikuar nj...
Moderatori Ardit Gjebrea doli sot në mbrojtje të prote...
Moderatori Ardit Gjebrea ka dalë në krah të protestës ...
"Festa e Birrës" në qytetin juglindor po rikthen në...
Një lajm i hidhur ka trishtuar botën e medias. Pas një...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, së bashku me Drejtorin ...
Albanologu dhe shkrimtari Kapllan Resuli ka ndërruar jetë ...
CNA.al ka qenë një nga denoncueset e para të aferës korrup...
Partia Demokratike ka vijuar me serialin e pyetjeve për in...
Absurditetet e policisë në Korçë nuk kanë të ndalur. Ndërk...
Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e xhamisë ...
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saud...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...