web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfan Hysenbelliu, in the famous SPAK file

2022-08-25 11:33:00, Aktualitet CNA
Irfan Hysenbelliu, in the famous SPAK file
Irfan Hysenbelliu

Businessman Irfan Hysenbelliu is part of the investigation file on a criminal event that happened in the block in the capital on June 26, 2014.

SPAK reopened more than a year ago, on May 18, 2021, the investigation into the murder of banker Artan Santo. This file was reopened after 7 years and until that moment there was no accused person, two people detained after the event were released due to lack of evidence.

CNA ka mësuar nga burime zyrtare në SPAK se një nga emrat që është pjesë e kësaj dosjeje hetimore është edhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Ky i fundit ka qenë ortak me bankierin Santo te “Focus Group”, kompania që zotëron televizionin “News 24”, gazetën shqiptare dhe radio “RASH”.

Në dosjen hetimore janë përfshirë disa mesazhe të ashpra deri dhe kërcënuese që Artan Santo ka marrë nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Në dijeni të këtyre mesazheve ka qenë edhe një rreth i ngushtë miqsh dhe gazetarësh të bankierit.

Në kohën kur ndodhi ngjarja Hysenbelliu premtoi se mediat e tij nuk do të ndaleshin deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, por duket se nuk ka ndodhur kështu.

Dosja tashmë është në SPAK, ku në fashikujt e saj janë edhe mesazhet që Hysenbelliu i drejtonte Santos, mes tyre ka pasur një debat të ashpër për aksionet e “Focus Group”, të cilin në fund e mori Hysenbelliu. Ende nuk ka persona të akuzuar zyrtarisht për vrasjen e banksierit Santo, një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend, pasi ndodhi në mes të kryeqytetit, në shkallët e bankës.

Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona me motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje. Kjo u cilësua si një ndër ngjarjet më të rënda në vend, pasi Santo ishte një emër mjaft i njohur dhe me njohje të shumta në politikë.

Gazeta “SOT” në një shkrim të datës 18 maj raporton se “ka shumë aludime mbi arsyet e eliminimit të tij, ndërsa ka dyshime se në këtë mes mund të jenë përfshirë dhe politikanë. Fakti që dosja për 7 vite qëndroi e mbuluar nga pluhuri dhe askush nuk u arrestua, ka dyshime se pas kësaj ngjarjeje janë të përfshirë emra me pushtet dhe të rëndësishëm”./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga