web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy shqiptarë non-grata nga Serbia”/ Reagon Ministria: Nuk i shkon për shtat fqinjësisë së mirë

2025-01-23 19:11:00, Aktualitet CNA

“Dy shqiptarë non-grata nga Serbia”/ Reagon Ministria: Nuk i

Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë,  ishin pjesë e të 14 anëtarëve të shoqërisë civile, të cilëve shërbimi sekret serb, në bashkëpunim me policinë, i intervistuan dhe vendosën në pasaportat e tyre vulat e ndalimit të hyrjes në Serbi për një vit me arsyen se ata përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Pas këtij veprimi të Serbisë, reagoi Ministria për Europën dhe Punë e Jashtme që kërkoi sqarime në lidhje me rastin në fjalë ndërsa theksoi se ky veprim i Serbisë nuk i shkon për shtat fqinjësisë së mirë.

Reagimi i MEPJ:

REAGIM I MEPJ NË LIDHJE ME NDALIMIN DHE LARGIMIN NGA TERRITORI I SERBISË TË DY SHTETASVE SHQIPTARË
Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçevi?.
Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.
Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.
MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd. /CNA





Lajmet e fundit nga