
Euro mbetet e pandryshueshme/ Monedhat e huaja, sërish në rënie
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.4...
Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord për standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Europian. Sipas kryenegociatorit të Parlamentit Europian, Dennis Radtke, kompromisi përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale. Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 për qind të saj, konfirmoi politikani i CDU-së për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm.
Vendet e BE-së njoftuan se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik. Kjo vlen për një periudhë katërvjeçare. Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale.
Komisioni Europian e përshëndeti marrëveshjen. Sipas Komisionit, direktiva e re nuk i detyron vendet anëtare të vendosin pagat minimale me ligj. Ai gjithashtu nuk përcakton as nivelin e përbashkët të pagës minimale në BE.
Komisioni i BE-së kishte propozuar një projektligj në tetor 2020. Me marrëveshjen që tani është arritur, ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë - sepse Bashkimit Europian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.
Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil, (SPD) ishte i kënaqur me marrëveshjen. Kjo do të vendosë standarde të reja për një Europë sociale. "Kushdo që punon duhet të jetë në gjendje të bëjë një jetesë të arsyeshme nga rroga e vet - kjo vlen në Stokholm dhe Lisbonë, sikur edhe në Berlin dhe Bukuresht", - shpjegoi Heil.
E majta kërkon më shumë tempo
Parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare tani duhet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen. Më pas, shtetet anëtare kanë dy vjet kohë për të përfshirë këto rregulla në ligjet kombëtare. "Rregullorja e re e BE-së tani duhet të vendoset shpejt dhe më pas të zbatohet menjëherë edhe në Gjermani", kërkoi Pascal Meiser, zëdhënës i të majtëve i politikës së sindikatave në Bundestag. Megjithatë, planet e tanishme të koalicionit qeveritar nuk shkojnë kaq "larg" dhe nuk parashikojnë ndryshime të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen kolektive në Gjermani. Prandaj nevojitet një paketë gjithëpërfshirëse masash kundër dumpingut të pagave dhe për të forcuar sistemin e negociatave për tarifat kolektive.
Por Suedia dhe Danimarka janë shprehur kundër rregullores së miratuar ditën e martë. Ato e shohin këtë dokument si ndërhyrje politike në përcaktimin e pagave në vendet e tyre. Megjithatë, rregullorja paraqet sukses, sepse më shumë se 15 nga 27 shtetet anëtare i kanë mbështetur standardet e përbashkëta të pagës minimale.
Pagesat minimale prej 12 eurosh në Gjermani
Në Gjermani është vendosur javën e shkuar që paga minimale të rritet në dymbëdhjetë euro për një orë punë. Vendimi do të futet në fuqi në tetor. Gjermania tashmë ka një nga pagat minimale më të larta në BE. Vetëm në Luksemburg paguhet më shumë, sipas informacioneve nga Enti Federal i Statistikave dhe Ministria Federale e Punës. Megjithatë, shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive në Republikën Federale është shumë më pak se 80 përqind sa synohet tani me rregulloren e miratuar në Bruksel./DW
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.4...
Të dhënat e INSTAT për muajin maj 2022 deklarojnë se i...
Pjesa më e madhe e vendeve të Europës, nuk përdorin mo...
Shoqatat e biznesit, sipërmarrësit dhe ekspertët e eko...
Euro prej ditësh ndodhet në minimumin historik, duke u ble...
Bashkitë kanë mbledhur më shumë taksa e tatime vitin e...
Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve në Gjermani...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Futja e internetit në çdo sektor, dhe shitblerjet onli...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Monedha europiane edhe ditën e sotme do të këmbehet në...
Dollari amerikan në tregun valutor sot blihet me 111.5 Lek...
Bujqësia në Shqipëri po kalon ditë të vështira, si pas...
Borxhi publik i vendit përveçse është rritur me shpejt...
Rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qa...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Rritja e çmimeve vijon të shqetësojë qytetarët shqipta...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Sezoni veror dhe marrëveshja e Bashkimit Europian për ...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dy mjekë të QSUT janë arrestuar nga policia pasi bënin ska...
18-vjeçari Enjon Saliaj, ka humbur jetën një natë më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Automjeti i...
Policia po vijon operacionin “Fijet” për çmontimin e kamer...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Europa do të bëjë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes...
Euro këmbehet sot me lekun po aq sa franga zvicerane në ku...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...