
Në një dalje televizive, në emisionin “Opinion” te gazetari Blendi Fevziu, një personazh i njohur si “doktor” Batoni i spitaleve humbi toruan dhe kërcënoi publikisht një ish-deputet, ish-kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, thjesht dhe vetëm se i tha disa të vërteta në sy.
Pasi u largua nga “doktor” i spitalit, Batoni “mbushi gojën” me plehrat që i vinin nga pagesat e kompanive të inceneratorëve.

Duke folur për mediat, Batoni si pjesë e “grupit kriminal mediatik” të paguar nga inceneratorët, në vend që të kërkonte ndjesë se kishte mbushur xhepat me taksat e shqiptarëve të varfër, u vërsul me kërcënime thjesht dhe vetëm se i thanë se je një “mercenar” i paguar nga inceneratorët.
Plehrat për shumë kohë ia zunë gojën Batonit që të denonconte aferën e inceneratorëve dhe për këtë ai është paguar sistematikisht rreth 36 mijë dollarë.
“Doktori” i plehrave, Baton Haxhiu, tha në emision se kishte bërë biznes me portalin e tij, me një agjenci marketingu, duke gënjyer sërish publikisht shqiptarët.
Së pari, gënjeu duke thënë se kishte marrë vetëm 4 fatura dhe disa nuk i ishin paguar.
Së dyti, gënjeu me numrin total të faturave, pasi nuk janë as 4 dhe as 6, por plot 8 fatura me vlerë 4.450 dollarë në muaj.
Së treti, shuma totale nuk është një vlerë e ulët, por 36 mijë dollarë të paguara gjatë fushatës së vitit 2021 për një portal anonim në atë kohë, si ai i Batonit.
Së katërti, gënjeu kur tha se kishte një kontratë me një kompani marketingu, pasi kontrata është me vulën e tij.
Së pesti, Batoni kërcënoi Belind Këlliçin dhe e drodhi aty për aty, por duhet të thoshte si i shpërndanin miqtë e tij paratë e inceneratorëve në tavolina ku pihej verë 1 mijë euro shishja dhe Batoni kakariste duke treguar historitë e tij dhe këshillat që i dëgjonte Rama.
CNA sjell dokumentin që tregon se janë 8 pagesa për Baton Haxhiun, i cili është zhytur në plehrat e inceneratorëve.

Shuma totale është dyfishi i rrogës që Batoni merrte si “doktor” në spitalin privat. Me plehrat ka dalë më mirë, ka marrë dyfishin.
Batoni mund të këndojë si kokosh majë plehut, pasi ka zhytur kokën mes plehrave, modë e re kjo tashmë në media.
Dokumenti që po sjellim ne në mënyrë ekskluzive tregon pse Baton Haxhiu hesht për inceneratorët, pse mashtron publikisht shqiptarët, pse kërcënon “live” në një studio televizive për paratë e dhëna nga Mirel Mërtiri, nga Klodian Zoto dhe shokët e tyre politikanë, shumica e të cilëve janë ende në detyra dhe dëgjojnë kakarisjen e Batonit majë plehrave që gojën e ka të mbushur plot me 36 mijë dollarë të paguar nga inceneratori i Tiranës.
Kur dolën listëpagesat, Batonin e njohën si “doktor”, tani po e njohim edhe si “plehraxhi” dhe shërbëtor të tyre./ CNA
Kontrata e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës





Lidhur më rastin e konfliktit verbal e fizik të mësueseve ...
Në 21 Nëntor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Elva Margariti, ndonëse është shkarkuar si ministre e ...
Mbrëmjen e djeshme, gazetari Elvi Fundo nxori dokumente dh...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar se si institucionet shtet...
Gazetari Elvi Fundo ka treguar shitjet e paligjshme të aks...
Afera e inceneratorit të Tiranës ka një vlerë totale t...
Në ditët e para të janarit pagesat e thesarit të shtet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan, është trajtuar rasti i një...
Deputeti Luan Baçi ka shpjeguar shkurt aferën në incen...
Ku shkuan 60 milionët e përfituara nga inceneratori i ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar pronarin ...
Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë ës...
Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” në...
Afera e inceneratorëve është një nga çëstjet që denonc...
Sot në mesditë mediat kanë njoftuar se ish-zv.kryemini...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8...
Udhëzimi numër 30 i Ministrisë së Arsimit thotë se në zona...
Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...