
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohjes: këto janë shenja që duhen pasur parasysh, sidomos nëse lidhen me mjedisin e punës, ku zakonisht kalojmë shumicën e ditëve.
Në këtë përfundim arrin një studim i kryer së fundmi në Kanada i publikuar në “Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes”, sipas të cilit meshkujt e ekspozuar ndaj një kombinimi faktorësh stresues në punë kanë një rrezik të dyfishtë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Matilda Robisho e njësisë kërkimore të Shëndetit të Popullsisë dhe Praktikave Optimale të Shëndetit në Universitetin Laval në Kebek, Kanada, monitoruan 6.500 punonjës (3.118 meshkuj dhe 3.347 femra) për 18 vjet, nga viti 2000 deri në 2018-ën.
Në fillim të studimit, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor vetëvlerësimi me pyetje mbi nivelin e stresit të perceptuar në punë, ndjenjën e kontrollit mbi punën e tyre, dhe llojin e mirënjohjes apo shpërblimit të marrë. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte në fillim të studimit patologji që preknin sistemin kardiovaskular, dhe grupi përbëhej nga njerëz të moshës 18-65 vjeç me role të ndryshme profesionale dhe nivele të ndryshme arsimimi, të cilat varionin nga diploma e shkollës së mesme tek ajo e shkollës së lartë.
Të dhënat treguan se meshkuj që gjatë studimit raportuan një kombinim të niveleve të larta të stresit në punë dhe një ndjenje të çekuilibruar në marrëdhënien përpjekje-shpërblim, ishin 2-fish më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zemrës në krahasim me pjesëmarrësit që nuk e raportuan këtë lloj stresi.
Madje edhe burrat që i nënshtroheshin vetëm njërit prej dy faktorëve, ishin 49 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare. “Stresi i punës u referohet mjediseve kur punonjësit përballen me një kombinim të kërkesave të larta për punë dhe nivelit të dobët të kontrollit mbi punën e tyre.
Kërkesat e larta mund të përfshijnë një ngarkesë të madhe pune, afate kohore të ngushta dhe përgjegjësi të shumta, ndërsa një kontrolli i ulët nënkupton se punonjësi ka pak zë në vendimmarrje dhe mbi mënyrën se si ta bëjë punën e tij”- shpjegon Robisho.
Sipas ekspertëve mungesa e ekuilibrit përpjekje-shpërblim, ndodh kur punonjësit investojnë shumë përpjekje në punën e tyre, ndërsa perceptojnë se shpërblimet që marrin në këmbim, si paga, mirënjohja apo siguria në punë janë të pamjaftueshme ose të padrejta në krahasim me përpjekjet.
Vetë studiuesit e pranojnë se studimi ka disa kufizime. Së pari, sepse faktorët e stresit janë vlerësuar me një pyetësor të vetëm në fillim të studimit, ndaj nuk ka asnjë informacion në lidhje me efektin e tyre. Ndërkaq, në lidhje me sëmundjet e sistemit kardiovaskular, rezultatet e studimit rezultuan jopërfundimtare në rastin e femrave.
“Paaftësia e studimit për të vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë midis faktorëve psikosocialë të stresit të punës dhe sëmundjes koronare të zemrës te gratë, tregon se nevojiten shqyrtime të mëtejshme në ndërveprimin kompleks midis faktorëve të ndryshëm të stresit dhe shëndetit kardiak të grave”- thotë Robisho./ Përshtatur në shqip nga CNA
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...