Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e njeriut. Për shembull marrim përvojën e Deja vu-së, kur besojmë gabimisht se kemi përjetuar një situatë të re në të kaluarën, duke shkaktuar tek ju një ndjenjë drithëruese të së kaluarës. Por ne kemi zbuluar se Deja vu është në fakt një “dritare” në funksionimin e sistemit tonë të kujtesës.
Studimi ynë i fundit, zbuloi se ky fenomen lind kur pjesa e trurit që zbulon familjaritetin de-sinkronizohet me realitetin. Deja vu është sinjali që ju paralajmëron për këtë dukuri të habitshme:ai është një lloj “kontrollori faktesh” për sistemin e kujtesës. Por përsëritja mund të bëjë diçka edhe më të çuditshme dhe të pazakontë.
E kundërta e DejaVu-së është “Jamais Vu”, kur diçka që ju e dini si të ditur perceptohet në një moment si jo reale apo edhe e re. Jamais Vu, mund të përfshijë shikimin e një fytyre të njohur dhe konsiderimin e saj si të pazakontë ose të panjohur. Muzikantëve iu ndodh jo rrallë, për shembull ata harrojnë një pasazh shumë të njohur muzikor.
Ju vetë mund ta keni përjetuar kur keni shkuar në një vend të njohur, dhe në një moment jeni ndjerë i çorientuar, ose e keni parë atë me “sy të rinj”. Kjo përvojë është edhe më e rrallë se Déjà Vu dhe ndoshta edhe më e pazakontë dhe shqetësuese.
Kur u kërkon njerëzve që ta përshkruajnë atë në pyetësorë ata shprehen:”Kur isha duke shkruar në provim fjalën ‘oreks’, vazhdova ta shoh për disa momente pasi po supozoja se mund të jetë e gabuar”. Ne nuk dimë ende shumë për dukurinë “Jamais Vu”.
Në eksperimentin e parë që kryem, 94 studentë e kaluan kohën duke shkruar vazhdimisht të njëjtën fjalë. Ata e bënë këtë me 12 fjalë të ndryshme, të cilat varionin nga të zakonshmet, si “porta”, deri fjali më pak të zakonshme si “shpata”.
Më pas u kërkuam pjesëmarrësve ta kopjonin fjalën sa më shpejt që të ishte e mundur, por u thamë se lejoheshin të ndalonin, kur ishin duke përjetuar një ndjenjë të veçantë, si mërzia apo lodhja e dorës. Ndalimi i procesit sepse gjërat nisën të perceptohen si të çuditshme, ishte opsioni më i zakonshëm i zgjedhur nga rreth 70 për qind e studentëve.
Ata u ndalën të paktën një herë sepse ndjenin diçka të veçantë, të cilën ne e përkufizuam si “Jamais Vu”. Kjo zakonisht ndodhte pas rreth një minute (33 përsëritje) - dhe zakonisht për fjalë të njohura. Ndërkohë në një eksperiment të dytë ne përdorëm vetëm fjalën angleze “the”, sepse ishte më e zakonshme.
Këtë herë, 55 për qind e studentëve ndaluan së shkruari për arsye që përputhen me përkufizimin tonë mbi “Jamais Vu” (por pas vetëm 27 përsëritjeve). Më pas të rinjtë i përshkruan përvojat e tyre në mënyra të ndryshme, duke filluar nga “humbja e kuptimit të fjalëve sa më shumë që i shikonin të shkruara nga “na u duk sikur e humbëm kontrollin e dorës”, deri tek përshkrimi i preferuar për ne:“Duket sikur është një fjalë, por sikur dikush na ka mashtruar me të”.
Na u deshën rreth 15 vjet për të shkruar dhe botuar këtë hulumtim shkencor. Në vitin 1907, një nga figurat themeluese të psikologjisë, Margaret Uoshbërn, publikoi një eksperiment me një nga studentët e saj, që tregoi “humbjen e fuqisë shoqëruese” për fjalë që u përsëritën për 3 minuta.
Në një moment ato u bënë të çuditshme, e humbën kuptimin dhe u fragmentuan me kalimin e kohës. Kontributi ynë unik në këtë studim, është ideja se transformimet dhe humbjet e kuptimit në përsëritje, shoqërohen nga një ndjenjë e veçantë, që është pikërisht Jamais Vu. Nga Akira O’Connor & Christopher Moulin “Science Alert”/ Pershtatur nga CNA
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...