LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për Turqinë

22 Shtator 2023, 08:17, Blog CNA
Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për
Recep Tayip Erdogan

Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të këtij viti, analistët perëndimorë kanë shpresuar se Rexhep Tajip Erdogan do të moderojë disi stilin e tij të sundimit autoritar.

Ato që e ushqyen optimizmin e tyre janë disa hapa të ndërmarrë prej tij kohët e fundit. Këtu përfshihet emërimi në ekipin e tij ekonomik i disa teknokratëve, të cilat janë më dashamirës ndaj tregut, zëvendësimi i Ministrit të Brendshëm të linjës së ashpër, zbutja e retorikës anti-perëndimore, si dhe shprehja e mbështetjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Gjithsesi, e vërteta është se të gjitha këto lëvizje, synojnë forcimin e sundimit personal të Erdoganit, dhe në këtë aspekt Perëndimi po e ndihmon. Riorganizimi i kabinetit qeveritar të Erdoganit ka sjellë në skenë teknokratë, por në të njëjtën kohë ai ka anashkaluar nga postet e larta sfidantët e mundshëm ndaj pushtetit të tij.

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për

Mbi të gjitha Sulejman Sojlu, ish-Ministër i Brendshëm, me qasje publike të ashpra, nacionaliste dhe anti-perëndimore. Dikur ai konsiderohej si nr.2 i regjimit. Por pas zgjedhjeve të majit, presidenti turk e largoi nga detyra dhe filloi të pastrojë burokracinë e Turqisë nga besnikët e Sojlu-së.

Hulusi Akar, ish-Ministër i Mbrojtjes në qeveritë e tij, ishte një tjetër emër që përflitej si pasardhës i mundshëm i Erdogan në krye të vendit. Pasi ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke gjatë tentativës për grusht shteti të vitit 2016 kundër Erdoganit, Akar u bë i njohur si Ministër i Mbrojtjes pas dështimit të puçit.

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për

Por fati i Akar u vulos nga popullariteti i tij në rritje, si dhe pas kritikave të tij nën zë ndaj vendimit të Erdoganit për të mos dërguar ushtrinë në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit 2022. Menjëherë pas zgjedhjeve të majit, edhe ai u zëvendësua nga një figurë e profilit të ulët.

Emrat e rinj që ka vendosur Erdogan në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe emërimet e reja në komandën e lartë ushtarake, tregojnë se ai po forcon kontrollin e tij mbi atë që dikur ishte institucioni më i fuqishëm i Turqisë. Përpjekjet e tij për të shtypur kundërshtarët e tij vazhdojnë në një mënyrë të pandërprerë.

Rivalët e tij politikë më të fortë, që janë aktivistët e të drejtave dhe gazetarët, mbeten në burg pavarësisht vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pas fitores së tij në zgjedhje, një gjykatë hapi një çështje kundër Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut popullor të Stambollit, përfaqësues i opozitës, me akuzën e ndërhyrjes në një tender.

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për

Pasi u dënua vitin e kaluar për “fyerje të një zyrtari publik”, Imamoglu u ndalua të garonte  kundër Erdoganit në zgjedhjet e majit. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon një dënim të mundshëm me burg dhe ndalim të pjesëmarrës në politikë.

Ndërsa Erdogan po e forcon kontrollin e pushtetit, opozita është zhytur sërish një përçarjet e saj të brendshme, të cilat shpërthyen mënjëherë pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Kemal Kiliçdaroglu, që humbi përballë Erdogani në maj, po i reziston thirrjeve për të dhënë dorëheqjen si kreu i forcës kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore.

Në mesin e mbështetësve të opozitës po rritet zhgënjimi, por edhe frika në lidhje me perspektivat e rrëshqitjes së plotë të Turqisë drejt autoritarizmit. Deri më tani, shumica e turqve besonin se mund ta largonin Erdoganin përmes votës.

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për

Manipulimet e votave, shkeljet e lirive civile, dhe abuzimi me burimet shtetërore dhe mediatike, e kishin bërë autoritar regjimin në Turqi. Por zgjedhjet nuk u konsideruan dhe as u denoncuan si një fasadë. Dhe hapat e fundit të Erdoganit dhe kaosi që po dominon  brenda opozitës, tregon se këta të fundit janë duke u distancuar nga ky parim.

Tani vetëm problemet ekonomike të Turqisë, mbeten një pengesë në rrugën e përpjekjeve të Erdoganit për të konsoliduar autokracinë e tij. Politikat e tij aspak konservatore, e kanë zhytur ekonominë në një spirale në rënie. Dhe në vend të reformave strukturore që janë shumë të nevojshme, ai po kërkon një zgjidhje të shpejtë të krizës.

Si për të sinjalizuar një ndryshim të kursit, ai emëroi në krye të Ministrisë së Ekonomisë Mehmet Shimshek, ish-Ministër i Financave, me një qasje më dashamirëse ndaj tregut.

Dhe në një farë mase, lëvizjet e Erdoganit duket se po japin rezultat.

Investitorët e huaj po rikthehen në Turqi, dhe Banka Botërore planifikon të dyfishojë ndihmën e saj ndaj Turqisë në 35 miliardë dollarë, ku përfshihet huadhënia e drejtpërdrejtë për qeverinë. Këto fonde po i hedhin një “kamerdare shpëtimi” Erdoganit, madje edhe pa kryer në këmbim reforma ekonomike domethënëse.

Autokracia dhe jo reforma, mbetet “receta” e Erdoganit për

Ata që shqetësohen për nivelin e demokracinë në Turqi, nuk duhet të mashtrohen nga lëvizjet taktike të Erdoganit. Ajo që mund të duket si qasje më e moderuar, është në fakt faza e fundit e konsolidimit të sundimit të liderit autoritar Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërsa Republika Turke po i afrohet 100-vjetorit të saj muajin e ardhshëm, ajo gjendet në një pikë kritike në rrugëtimin e saj plot zigzage drejt demokracisë perëndimore. Ndaj do të ishte një ironi e trishtë ta shihje Perëndimin si bashkëpunëtor në inaugurimin e autokracisë në Turqi.

Shënim:Gönül Tol, drejtor i programit të Turqisë në Institutin e Lindjes së Mesme./ Përshtatur nga CNA

 

Lajmet e fundit nga