E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Loren
Sofia Loren, emri origjinal të cilës ishte Sofia Vilani Skikolone, arriti të sfidojë prejardhjen e saj modeste nga Napoli i pasluftës, për t’u bërë e njohur botërisht si një nga gratë më të bukura të Italisë dhe më e famshmja e saj në kinematografi.
Përpara se të angazhohej në këtë fushë, Sofia e ndryshoi mbiemrin e saj në Laxaro dhe pozoi për një punë në një revistë popullore në atë kohë. Ndërkaq roli i saj i parë në kinematografi, ishte si ai i njërës nga shumë vajzat skllave në produksionin amerikan “Quo Vadis?” të vitit 1951.

Nën kujdesin e producentit italian Karlo Ponti (bashkëshorti i saj i ardhshëm), Skikolone u shndërrua në Sofia Loren. Karriera e saj nisi të pësojë rritje me një seri filmash komedi me buxhet të ulët, përpara se të tërhiqte vëmendjen e kritikës dhe publikut me filmin “Aida” të vitit 1953, në të cilën ajo luante rolin kryesor të Renata Tebaldit.
Bukuria e Loren e la shpeshherë në hije talentin e saj të madh si aktore. Por karizma e saj është më se e dukshme edhe në filmat e hershëm si “L’oro di Napoli” (Ari i Napolit) i vitit 1954 me regjinë e Vitorio De Sikës.

Me ndihmën e Pontit, Loren e rriti famën e saj ndërkombëtare duke u shfaqur në filma të njohur të Hollivudit përkrah yjeve të mëdhenj si Keri Grent (Shtëpia në anije, 1968), Klark Gejbëll (Gjithçka nisi në Napoli, 1960), Frenk Sinatra (Krenari dhe pasion, 1957) apo Pol Njuman (Zonja L, 1965).
Një ekspozim i tillë në skenën ndërkombëtare, ishte shumë i dobishëm dhe e ndihmoi atë të fitonte një çmim Oscar për aktoren më të mirë në filmin e vitit “La ciociara” (Çoçaria), sërish me regji të De Sikës, në të cilën u shfaq me një interpretim të shkëlqyer si nënë e guximshme e një vajze adoleshente gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dy filma të tjerë të De Sikës, nxorën në pah talentin e saj si komediane, përkrah një tjetër ikone të kinemasë italiane, Marçelo Mastroiani, në filmat “Dje, sot, nesër” (1963), që fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të huaj dhe “Martesë në stilin italian” (1964).
Performanca më e mirë e karrierës së saj të vonshme, sërish në krah të Mastroianit, ishte në filmin e regjisorit Etore Skola “Një ditë e veçantë” (1977). Më pas luajti në filmin televiziv “Guximi” (1986) dhe filmat artistikë “Prêt-à-Porter” (1994), me regji të Robert Altman, dhe në muzikalin “Nëntë” (2009).

Në vitin 2010, Loren luajti në filmin televiziv “Shtëpia ime është plot me pasqyra”, bazuar në autobiografinë e motrës së saj, Maria Skikolone. Më pas u shfaq në filmin “Zë njerëzor” (2014), një film i shkurtër i bazuar në një shfaqje të Zhan Koktko; me regjinë e djalit të saj Edoardo Ponti. Po ashtu i biri drejtoi filmin “Jeta para syve” (2020), ku Loren luajti rolin e një të mbijetuare të Holokaustit që pranon në shtëpi një refugjat të ri nga Senegali.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
480 P.E.S- Grekët fitojnë betejën e Salaminës kundër ushtrisë së Persisë.
1187- Nis rrethimi i Jeruzalemit. Ai përfundoi më 2 tetor të po atij viti me ripushtimin e Jeruzalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me shkatërrimin e mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit.
1519 - Ferdinand Magelani niset nga Spanja për një udhëtim detar anembanë planetit.
1946 - Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë. Në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende.
1952 - Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara nga brezat e mëparshëm.
1984 - Shumë njerëz vriten gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik, shpërtheu një kamion me 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës.
2000- Sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë antitank selia e shërbimit sekret britanik, MI6, në Londër./ Përshtatur nga CNA
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...