Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e pakufizuar midis Pekinit dhe Moskës, e shpallur vetëm disa ditë para fillimit të konfliktit dhe që nuk u përgënjeshtrua në asnjë rast, po prodhon një efekt të papritur: një arratisje sistematike të shumë vendeve nga autokracitë.
“Pjesa tjetër e botës kundër Perëndimit”, formula me të cilën BRICS, ose i ashtuquajturi “Jugu Global” dhe shumë teoricienë të krizës së pakthyeshme ku sipas tyre është i zhytur Perëndimit, kanë folur mbi revoltën e pjesës tjetër të botës kundër një Perëndimi në rënie, duket që të jetë arkivuar përfundimisht.
Kjo falë një sërë ndryshimesh shumë të mëdha në gjeopolitikën globale. Sepse është zhdukur joshja ndaj autokracive dhe bashkë me të edhe bagazhi teorik dhe planifikues që e kishte magjepsur një pjesë të Perëndimit, sidomos pas modelit kinez.

Projekti gjigant në infrastrukturë “Rruga e Mëndafshit” ka pasur një financim të paqëndrueshëm dhe efektin anësor të “kurthit të borxheve”. Nga ana tjetër ka qenë relativizmi kulturor i autokracive, që është shoqëruar me shumë përmbysje kuptimore, të cilat janë synuar të legjitimojnë veprimet më mizore për të shtypur çdo formë të lirisë së mendimit.
Pastaj vjen “sovraniteti i internetit” (me një ushtri censorësh, dhe shpesh me bashkëpunimin edhe të motorëve të mëdhenj të kërkimit si Google); “demokracia e drejtuar” në stilin kinez (ku një parti e vetme e bazuar tek kasta, dominon fatet e 1.5 miliardë njerëzve).
Kësaj i duhet shtuar mbrojtja absolute e sovranitetit kombëtar për të parandaluar çdo lloj ndërhyrje të jashtme, për të mohuar natyrën universale të drejtave të njeriut dhe për të justifikuar në këtë mënyrë gjenocidin ndaj ujgurëve dhe tibetianëve.
Por reagimet zinxhir kundër autokracive gjithnjë e më të agresive, kanë filluar të shfaqen në një mënyrë gjithnjë e më qartë. Pushtimi i paligjshëm i Detit të Kinës Jugore nga Pekini, e ka detyruar Vietnamin të bëhet një partner strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të vizitës historike të presidentit amerikan Xho Bajden në Hanoi.
Filipinet e presidentit të ri Ferdinand Markos, e kanë braktisur politikën pro-kineze të paraardhësit Rodrigo Duterte, për ta ripozicionuar vendin në aleancën perëndimore. Ai nënshkroi madje Marrëveshjen e re të Bashkëpunimit të Rritur në Mbrojtje me Sekretarin e Mbrojtjes Lloid Ostin, që parashikon krijimin e 4 bazave të reja ushtarake amerikane në veri të vendit, pikërisht përballë Tajvanit.

Mongolia, e gjendur në një pozitë të vështirë midis Rusisë dhe Kinës, dhe në qendër të lidhjeve hekurudhore midis Pekinit dhe Moskës, ka inauguruar doktrinën e “fqinjit të tretë”, të shpallur gjatë një vizite historike të kryeministrit Luvsanamsrain Ojun-Erdene në Uashington disa ditë më parë.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë vetëm fqinji ynë i tretë strategjik por edhe ylli ynë polar në rrugën demokratike të Mongolisë”- tha ndër të tjera ai. Pas vitesh neutralitet dhe në përgjigje të marrëveshjes së sigurisë midis Kinës dhe Ishujve Solomon, Papua Guinea e Re, nënshkroi së fundmi një pakt mbrojtës me Australinë dhe SHBA-në, i cili autorizon përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të vendit nga forcat e Kanberrës dhe Uashingtonit në rastin e një konflikti me Pekinin.
Armenia, vend që është në prag të një konflikti të ri me Azerbajxhanin, tërhoqi disa ditë më parë ambasadorin e saj nga CSTO (një variant në miniaturë i Paktit të Varshavës), pas dështimit të garancive të sigurisë që duhet t’i kishte dhënë Rusia për të mbrojtur pakicën armene në enklavën e Nagorno-Karabakut.

Për më tepër, ajo i kërkoi BE-së dhe SHBA-së të nxisin veprime të përbashkëta diplomatike për të favorizuar zgjidhjen e konfliktit në Kaukaz, dhe mori pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me forcat amerikane në kuadër të “Eagle Partner 2023”.
Këtë panoramë e plotësojnë Moldavia dhe Gjeorgjia, që janë të gatshme të ndjekin Ukrainën në marshimin e saj drejt Evropës dhe Aleancës Atlantike. Ndërkohë India është gjithnjë e më shumë një urë lidhëse midis Perëndimit dhe Jugut global, siç tregohet nga samiti i fundit G-20, si dhe është një shtyllë solide mbi të cilën Perëndimi mund t’i bazojë politikat e tij ekonomike dhe të sigurisë në zemër të rajonit të Indo-Paqësorit.

Distancimi sistematik nga autokracitë, po prodhon gjithashtu një afrimitet dhe kohezion të ri midis vetë autokracive. Kështu Kim Jong-un takoi personalisht Vladimir Putinin në Vladivostok në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e 8-të Ekonomik Lindor, së bashku me zëvendëskryeministrin kinez Zhang Guoqing.
Presidenti rus ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë ushtarake, dhe do t’i kërkojë diktaturës më ekstreme në planet predha artilerie, raketa antitank dhe ndoshta edhe tanke. Pastaj është sigurisht edhe aleanca trekëndore midis Kinës, Rusisë dhe Iranit.

Pekini është blerësi kryesor i gazit dhe naftës së Teheranit, pavarësishst embargos së Perëndimit, në një kohë që Moska është tregu i parë për dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani, të cilët shkaktojnë çdo natë viktima në mesin e civilëve në qytetet e Ukrainës.
Lufta brutale dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, dhe roli gjithnjë e më pak i përgjegjshëm i Kinës në skenën globale, kanë përshpejtuar një proces polarizimi që e ka bërë gjithnjë e më tërheqës komunitetin e demokracive./ Përshtatur nga CNA
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...