E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpërfshirëse për të normalizuar marrëdhëniet midis tyre. Rruga nuk do të jetë aspak e lehtë dhe çdo hap do të mbartë rrezikun e zhvillimeve të papritura, madje edhe kolapsit të plotë të negociatave.
Megjithatë, deri më tani klima është relativisht e mirë. Shpresohet që kapitulli i rrezikshëm që filloi me dëbimin e emigrantëve nga Turqia në rajonin grek të Evros dhe me anijen turke të kërkimit për naftë si dhe anijet luftarake turke që i shoqëronin në Egje në verën e vitit 2020, që i çoi të dyja vendet fqinje në pragun e një konflikti të armatosur, dhe që vazhdoi me kërcënimet e presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarëve të tjerë turq “se befas do të zbarkojnë një natë në Athinë”, dhe kulmuan me një ngrirje të plotë të marrëdhënieve dypalëshe dhe deklaratën famëkeqe “Mitsotakis yok” (për mua nuk ekziston më ky njeri), pas vizitës së kryeministrit grek në Uashington, të jetë mbyllur.
Ose të paktën tani për tani.
Është e qartë se nën presionin e disa realiteteve dhe vështirësive me të cilat përballet Turqia, Erdogan po kërkon ekuilibra të rinj me vendet e rajonit - me Izraelin, Sirinë dhe Egjiptin - dhe në një farë mase ndryshimi i qëndrimit ndaj Greqisë është pjesë e një kornize të ngjashme.
Presidenti turk është një lider realist. Dhe në rastin e marrëdhënieve greko-turke, “realiteti” me të cilin përballet ka shumë aspekte. Së pari është fakti që Greqia është një anëtare me të drejtë të plota e Bashkimit Evropian, ndaj ka një rol dhe zë në përmirësimin e marrëdhënieve të bllokut me Ankaranë dhe përfitimet që do të sillte kjo për ekonominë turke.
Aspekti i dytë është ndikimi i helenizmit në Uashington, i cili reflektohet edhe te vështirësitë me të cilat përballet Turqia në drejtim të forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse. Po bëhet më se e qartë se kërcënimet kundër Greqisë dhe fluturimet mbi ishujt grekë e kanë një kosto.
Së treti, dhe që deri diku plotëson të dytin, është thellimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve midis Athinës dhe Uashingtonit, që ka evoluar në një bashkëpunim strategjik, i cili u shërben interesave të rëndësishme gjeopolitike të SHBA-së, siç u konfirmua edhe në rastin e luftës në Ukrainë.
Së fundi, sjellja përgjithësisht kaotike e Turqisë, që kulmoi me blerjen e sistemit rus të mbrojes ajrore S-400, e shqetësoi Perëndimin dhe solli përjashtimin e saj nga programi i përbashkët i prodhimit dhe blerjes së avionëve luftarakë F-35 si dhe në vonesa në blerjen dhe përmirësimin e avionëve të saj luftarakë F-16.
Erdoganit i pëlqen të projektojë një politikë të jashtme më të pavarur. Por ai nuk e ka luksin që ta izolojë plotësisht vendin e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, apo të ketë një marrëdhënie konfrontuese të stërzgjatur në kohë me pothuajse të gjitha vendet e rajonit.
Parë në këtë këndvështrim, doktrina e “Atdheut Blu” (Mavi Vatan), mund t’i përgjigjet reflekseve nacionaliste në vend, por nuk e ndihmon Turqinë të adresojë nevojat e saj ekonomike, të mbrojtjes apo gjeopolitike. Në mjedisin e krijuar nga realitetet e mësipërme, negociatat thelbësore mes Greqisë dhe Turqisë do të nisin pas rreth 1muaji e gjysmë, në nivel zëvendësministrash të jashtëm.
Në rast se Ankaraja do të arrijë të kuptojë se revizionizmi, në të gjitha shfaqjet e tij, krijon më shumë probleme sesa përfitime, mund të ketë përparime në bisedime, të cilat mund t’i hapin një rrugë normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet disa lëvizjeve të guximshme. Nga Tom Ellis “Ekthimerini”/ Përshtatur nga CNA
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...