web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret

23 Gusht 2023, 13:28, Aktualitet CNA

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret

Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikës i Shqipërisë për të ndihmuar për të shuar zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të shtetit fqinj.

Sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile i ka thënë Shqipërisë se nuk ka më nevojë për ndihma tokësore, pasi ato janë plotësuar nga vendet e tjera të BE-së.

Zjarrfikëset e nisura nga nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana janë kthyer sërish mbrapsht.

Nuk dihet nëse realisht Greqisë nuk i janë dashur vërtet më trupa tokësorë për përballimin e situatës apo kjo vjen si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kujtojmë që Rama nuk u ftua nga Mitsotakis në darkën informale që ai organizoi në Athinë me liderët e Ballkanit./ CNA





Lajmet e fundit nga