web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, shpëtohen 2 pushuesit në Durrës

23 Gusht 2023, 10:38, Aktualitet CNA
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, shpëtohen 2 pushuesit në
Momenti i shpëtimit të dy pushuesve

Dy pushues janë shpëtuar nga efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, pasi rrezikuar të mbyteshin.

Pasditen e djeshme, 2 shtetasit kërkuan ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues jet ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, u kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar./ CNA





Lajmet e fundit nga