
Aksidenti i ndodhur një ditë më parë te diga e liqenit në Tiranë ka shkaktuar reagim edhe në opinionin publik.
Drejtuesi i "Nisma Thurrje", Endri Shabani, ka bërë përgjegjës kreun e Drejtorisë së Patentave, Blendi Gonxhja, për ngjarjen në fjalë.
“Falë Blendi Gonxhes, që e rriti çmimin e patentës, sot në rrugë të vrasin vetëm hajvanët me makina luksi! Imagjino çfarë do kishte ndodhur sikur ky tipi ta kishte blerë patentën më lirë se 850 mijë lekë? Do kishte përplasur këtu ndonjë 'Golf IV', i cili mezi ngjitet deri te bordura”, thotë Shabani.
Pas kësaj ka reaguar edhe Blendi Gonxhja, ku thotë se Shabani është më keq se ai personi që fluturoi me "BMW", ai fluturon me presh…!
“Për të njohur sadopak revolucionin, përpjekjet, sukseset e risitë e punës së ekipit të DPSHTRR, nuk do të katandiseshe sot, për shkak të daljeve mediokre si kjo, investitori më aktiv e kryeautor i dështimit tënd”, thotë Blendi Gonxhja.
Postimi i plotë i Blendi Gonxhes:
Surrat i ri, politik e vjetër! Ndaj mezi merr 1% në çdo zgjedhje! Ironiku i Thurrjes godet partinë e tij të parë! Doktor Adhamudhi, E-Ndriti, patetiku i Nismës Mburrje, ngec në një tjetër status aksidental. Nuk i pi ujë receta, sepse përton, s’njeh, s’lexon, s’informohet drejt mbi problematikat dhe zhvillimet e shoqërisë që rreket të shpëtojë! Gati 8 vjet në timon ka personi i ngjarjes që E. Shabani komenton, patentën e ka marrë në vitin 2016, kur DPSHTRR-në e drejtonte kolegu LSI-st i Shabanit, Ylli Spahiu! Me rregull treshi, se aq nivel lejon statusi banal i kreut të pjellës së LSI (nismës #), fajin s’ja ka Gonxhja, por rrënja e vet!
Bravo për vetëdemaskimin o Doktor i Shkencës! Ndërsa për çmimin e patentës, Gonxhja i rri qëndrimit të vet, për proces Autoshkollimi cilësor, jo gjysmak, jo fiktiv, jo në të zezë e jo nën koston minimale që ky shërbim kërkon që të kryhet ligjor e në një standard serioz! Ti o opozitar i cekët, nëse do doje të kuptoje e të reagoje racionalisht e me seriozitet, duhet ta mbështesje Gonxhen si qëllim e si kauzë, që brezat e rinj të dilnin shoferë edhe më të mirë, që rrugët e qytetet të qenë edhe më të sigurta, por ti nuk e ke misionin as të rregullosh gje e as të punosh për interesin publik, e ke “sa me u gjend Kola në punë”, ndaj dhe elektorati s’ta var!
Ti je më keq se ai personi që fluturoi me BMË, ti fluturon me presh…! Ti në mënyrë të ndërgjegjshme abuzon, gënjen, keqinformon duke përdorur edhe atë pak rol minimal por sidoqoftë publik që ke, kundër interesit real publik, duke ia larguar opinionit faktet dhe duke shpërdoruar edhe ato 1% të votave që një pakicë të dha, i frustruar që s’ke argument, që s’ke popullaritet, i vetëdënuar të plakesh pa lënë asnjë gjurmë në këtë vend! Nëse do ishe aq detajist sa për të regjistruar Facebook-un tënd me Dok. para emrit (tregues kompleksi inferioriteti e krize vëmendjeje), për të njohur sadopak revolucionin, përpjekjet, sukseset e risitë e punës së ekipit të DPSHTRR, nuk do të katandiseshe sot, për shkak të daljeve mediokre si kjo, investitori më aktiv e kryeautor i dështimit tënd!
Humbësat si ty Endrit Shabani janë zhgënjim i qytetarëve të këtij vendi, që presin oponencë objektive, konstruktive, reale, inteligjente, me përmbajtje, kurajo e integritet, dinjitet e dedikim, jo pallavra meskine! Gjynah për abortin e NTH! Ti dhe tërë pseudokritikët si ty, më bëni nder sa herë më bini në qafë, njëkohësisht duke dëmtuar ju veten, sepse për DPSHTRR flet puna dhe qytetarët që marrin 3 milionë shërbime në vit nga enti i transformuar rrënjësisht që drejtoj!/ CNA
Hetuesit kanë zbuluar një sërë pronash në Shqipëri të ish-...
Videoja, që tregonte momentin ku një 26-vjeçar përfund...
Dy pushues janë shpëtuar nga efektivët e trajnuar të N...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Ai ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa dy të tjerë jan...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se nuk e gë...
Katër pushues janë shpëtuar këtë të mërkurë teksa rrezikon...
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, p...
Një zjarr i madh përfshiu pishat në Laç mesditën e së mart...
Portali i fermerit që funksion prej 2 muajsh, duke orientu...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, është shprehur ...
Situata në Greqi nga zjarret paraqitet shumë e vështirë nd...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë për...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur gjendjen alarma...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidh...
Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qe...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije 50 efek...
Një zjarr i madh ka përfshirë Laçin pasditen e kësaj të ma...
Për herë të parë në vend, Ekipi i ortopedisë nën drejtimin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...