Shqipëria midis eksodit të pandalshëm, rënies demografike dhe shpresës nga bumi turistik i viteve të fundit
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...

Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në prag të zhdukjes. Paraardhësit tanë kishin filluar të përhapeshin në të gjithë planetin. Ata ecnin drejt mbi 2 këmbët dhe përdornin vegla të thjeshta guri. Disa mijëvjeçarë më parë ata ishin rreth 100.000. Jo shumë në krahasim me të tashmen, por mjaftueshëm për të vazhduar mbijetesën në një botë armiqësore.
Por diçka ndodhi dhe popullsia ra në vetëm 1200 individë. Rreth 98 për qind e të gjithë popullsisë u zhduk. Pastaj, për 117.000 vjet - ose 1.170 shekuj - ajo popullsi e vogël, që sot mund të futej fare mirë brenda një klubi nate, arriti të shmangë zhdukjen e plotë.
Më pas, 800.000 vjet më parë, popullsia u rrit në rreth 30.000 individë. Kjo histori u zhvillua gjatë periudhës paleolitike, një kohë e ndryshimeve të mëdha, kur disa kafshë zëvendësuan të tjerat në valët të caktuara nga lindja në perëndim, dhe kur ndryshimet klimatike shkaktuan probleme për paraardhësit tanë deri në pikën që gati u zhdukën.
Ajo krizë demografike e shtoi presionin evolucionar mbi disa njerëz që mbijetuan, dhe çoi në ndryshime të tilla si shkrirja e dy kromozomeve në diçka që është shumë e ngjashme me gjenomin tonë. Po ashtu, shkaktoi shfaqjen e një specie të re, ndoshta paraardhësin e përbashkët midis Neandertalëve dhe Denisovanëve dhe Homo Sapiensit tashmë të zhdukur.
Llojet e fundit njerëzore u mbijetuan të gjitha të tjerave, duke ndihmuar ndoshta në zhdukjen e tyre. Pra, 8 miliardë njerëzit e sotëm, e kanë origjinën nga ata 1200 të mbijetuar. Sipas një artikulli të botuar së fundmi në “Science”, kjo është në thelb ajo që ndodhi në atë kohë.
Studimi është fryt i bashkëpunimit midis studiuesve nga Kina, Italia dhe SHBA. Për arsye ende të panjohura, gati asnjë fosile nuk është gjetur nga ajo epokë, pra pak më shumë se 900.000 vjet më parë, me përjashtime të rralla siç janë copat e kafkës së zbuluar në Gombore në Etiopi dhe mbetjet e paraardhësve Homo në Atapuerka, Spanjë.

Ndaj në mungesë të kockave, shkencëtarët punuan me një teknikë të quajtur FitCoal, e cila bën të mundur të zbulohet se çfarë ndodhi me popullsinë atëherë duke studiuar gjenomin e njerëzve të sotëm. Ata përdorën sekuencat e gjenomit të 3.154 njerëzve nga e gjithë bota. Dhe në analizën e tyre, zbuluan edhe krizën kur popullata njerëzore mbeti vetëm me 1280 individë që mund të riprodhoheshin. Me kaq pak alternativa, u përhap shumë çiftimi midis familjarëve, dhe efektet e asaj humbjeje të diversitetit mund të shihen ende sot.
Megjithatë, siç sugjerojnë autorët, ai moment i vështirë mund të ketë krijuar një specie të re, ndoshta Homo heidelbergensis, paraardhësi i përbashkët i Neandertalëve, Denisovans dhe Homo Sapiens. Për të shpjeguar rënien e madhe të popullsisë, autorët e studimit e vënë theksin te ndryshimet e mëdha klimatike që zgjatën epokën akullnajore dhe shkaktuan thatësira të mëdha në rajone të gjera të planetit.
Ndërsa për të shpjeguar rimëkëmbjen, e cila filloi rreth 813.000 vjet më parë kur popullsia u rrit me 20 herë, ata flasin për kontrollin e zjarrit, prova për të cilën janë gjetur tashmë në Izrael nga 790.000 vjet më parë, si dhe një klimë më pak armiqësore, me më shumë gjah dhe perime në dispozicion për të shuar urinë.

Antonio Rozas, drejtori i Grupit Paleoantropologjik në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore të Spanjës në Madrid, e pranon se historia që del nga studimi i publikuar duket “si shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. Sipas tij mbijetesa e një popullsie kaq të vogël për kaq shumë mijëra vjet “nuk është shumë e besueshme”, sepse “është përtej dinamikës së zakonshme të popullsisë”.
“Për një kohë aq të gjatë, rrethanat do të kishin ndryshuar, dhe popullsia nuk mund të rikuperohej. Por në përgjithësi, është e vërtetë që ajo pikë demografike kritike përkon me një fenomen, kalimin nga Pleistoceni i Poshtëm në atë të Mesëm, që është dukuria e zëvendësimit të faunës në nivel planetar, sidomos në Euroazi”- përfundon ai.
Edhe Antonio Salas, specialist i gjenetikës së popullsisë në Universitetin e Santiago de Kompostela (Spanjë), e vlerëson rëndësinë e studimit, por vë gjithashtu në dukje kufizimet e qasjeve të tij.
“Dikush mund të spekulojë se gjatë periudhës kritike, mund të ketë ndodhur dukuria e ndarjes së specieve që ka sjellë edhe paraardhësin e fundit të përbashkët me Denisovanët, Neandertalët, me të cilët jemi ndarë 765.000-550.000 vjet më parë.
Por shumë nga këto fenomene kanë qenë të pakthyeshme. Shumë metoda që zbulojnë seleksionimin natyror pozitiv, bazohen te bartja që ekziston midis variantit gjenetik të zgjedhur dhe atyre që janë në një marrëdhënie të varur me të... Shenjat e varësisë midis varianteve gjenetike mund të humbasin brenda 10.000 vitesh”- thekson ai./ Përshtatur nga CNA
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...