Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundit të botës”, është menduar të shërbejë si një qendër komandimi nga ajri në kohën e një krize ekzistenciale. Që nga shpikja e armëve bërthamore, por edhe praktika e nisur për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota është detyruar të pyesë veten mbi kërcënimin e një lufte të afërt bërthamore.
Kjo ishte edhe shtysa që solli të ashtuquajturën Lufta e Ftohtë, kur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik kërcënuan ta shtynin botën gjithnjë e më pranë këtij fati të zymtë. Për këtë arsye, ushtria e Shteteve të Bashkuara hartoi një sërë planesh emergjence nëse vendi gjendet i tërhequr në një konflikt potencial bërthamor.
Dhe një nga këto masa mbrojtëse është quajtur “Avioni i ditës së apokalipsit”, edhe pse për të qenë më të saktë, fjala është për një seri avionësh, dhe jo vetëm një të tillë, që kanë për qëllim të shërbejnë si një bazë fluturimi e operacioneve rezistente ndaj rrezatimit bërthamor.
E njohur zyrtarisht si Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore (NAOC), 4 avionët e modifikuar E-4B-Boeing 747-200 quhen edhe si ‘Nightwatch' (Rojtarët e Natës), ku secili është i pajisur me pajisje komunikimi të nivelit të lartë, për t’u dhënë mundësi zyrtarëve më të lartë të ushtrisë që të ruajnë kontrollin në vazhdën e një krize bërthamore.
Ndonëse roli i tyre kryesor është ai në një krizë të mundshme bërthamore, ato nuk kufizohen rreptësisht vetëm brenda këtij qëllimi. Sigurisht, Kriza e Raketave Kubane e nxori në pah nevojën për një lloj plani krize. Por “Avionët e fundit të botës”, kanë evoluar gjatë 60 viteve të fundit për të shërbyer për një seri synimesh mbrojtëse.
Në fillim misioni i avionëve të tillë të veçantë, ishte të drejtonin asetet ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë. Ata ishin të pajisur vetëm me pajisjet e nevojshme të komunikimit që kërkoheshin për garantimin e komunikimeve midis udhëheqësve të kombit.

Por shumë shpejt ushtria amerikane kuptoi përfitimet e tjera të mundshme nga një qendër komanduese e lëvizsshme. Dhe sot avionë të tillë janë të ngjashëm me një thikë të ushtrisë zvicerane: një stacion komandimi gjithëpërfshirës, i pajisur siç duhet për të menaxhuar kriza të shumta të lidhura me luftën, edhe pse kapacitetet nuk janë përdorur plotësisht.
Këta avionë të mëdhenj kanë 465 metra katrorë hapësirë të lëvizsshme për zyrat, përfshirë salla të sigurta konferencash, dhoma informimi për mediat dhe madje edhe krevat për fëmijët. Ata mund të qëndrojnë në ajër për disa ditë pa ndërprerje, gjatë të cilave ekspertët e sigurisë kombëtare mund të qëndrojnë teorikisht në një komunikim intensiv midis tyre.
Ndërkohë avioni E-4B është gjithashtu i pajisur me dritare të mbuluara me një rrjetë që mbron nga valët e goditjes elektromagnetike të dërguara nga shpërthimet bërthamore, dhe kabina përmban maska të specializuara për të parandaluar verbimin e pilotëve nga këto shpërthime.
Për më tepër, avionët u nënshtrohen periudhave 30-ditore të mirëmbajtjes për t’u siguruar që janë gjithmonë gati. “Ky avion nuk lihet asnjëherë i mbyllur. 24 orë rresht në 7 ditë të javës dhe gjatë 365 ditëve të vitit atje ka njerëz atje që sigurohen për mirëfunksionimin e 42 sistemeve të ndryshme të komunikimit kur është koha e duhur. Dhe ata po i mirëmbajnë vazhdimisht ato”, -tha nënkoloneli Majk Shirli për “Air Force Times”.
Çdo avion mund të përshtatet për një ekuipazh prej 65 personash, dhe në varësi të nevojave të atyre që janë në bord, ata mund të lidhen me çdo numër telefoni, të akordohen me çdo valë në radio ose televizion, të lexojnë mesazhe me tekst dhe të transmetojnë video, duke siguruar që çdo person VIP në bord të mundet të kontaktojë këdo me të cilin duhet të jetë në kontakt atë moment.
Disave mund të duket sikur nevoja për një plan të tillë emergjence është e tepërt. Por zyrtarët ushtarakë dhe ekspertët kanë deklaruar se programi “Nightwatch” është shumë i dobishëm për monitorimin e të gjitha situatave, dhe jo vetëm për ato që mund të çojnë te një Apokalips bërthamor.
“Avioni ofron një nivel sigurie fizike dhe elasticiteti për autoritetin kombëtar të komandës dhe unë mendoj se ai është ende plotësisht i përshtatshëm për emergjencat e mëdha”, - shprehet Tod Herrison, ekspert i aviacionit ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Fillimisht avionët u projektuan në vitin 1973 nën logon E-4A, dhe modeli i parë zyrtar E-4B u dorëzua nga Boeing në dhjetor 1979. Gjatë 6 viteve që pasuan, 3 modelet E-4A u përshtatën për të qenë në linjë me E-4B, dhe që nga ajo kohë janë kopjuar disa herë.

Projekti u vlerësua të kishte kushtuar në fillim afro 250 milionë dollarë. Por në vitin 2005, Forcat Ajrore të SHBA-së i dhanë Boeing-ut një kontratë 5-vjeçare me vlerë 2 miliardë dollarë për modernizimin e vazhdueshëm të “Avionëve të fundit të botës”.
Përveç kësaj, Forcave Ajrore iu kërkua të paguanin afërsisht 160.000 dollarë në orë për ta përdorur këtë avion. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për modernizim, kjo nuk e ndryshon faktin që E-4B-të e kanë origjinën që nga vitet 1970 dhe janë më shumë se 20 vjet mbi jetëgjatësinë e tyre e pritshme.
Është e qartë se ushtria amerikane e sheh me vlerë ruajtjen e një lloj qendre komanduese ajrore. Por pyetja është nëse në formën e saj aktuale, NAOC mbetet një opsion i përdorshëm. Provat sugjerojnë se nuk është kështu. Në fakt, ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld priste që të 4 avionët të dilnin në pension në vitin 2009, por kjo nuk ndodhi.
Një nga avionët doli në pension në vitin 2007, dhe më pas u rikthye në shërbim, sepse siç tha sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Robert Gejts "këta avionë kanë aftësi kaq unike”. Përdorimi i pajisjeve analoge nga avionët, i bën ata më pak të prekshëm nga sulmi i hakerëve.
Në vitin 2021, Forcat Ajrore të SHBA-së nisën të zhvillojnë një platformë e cila mund të zëvendësojë avionët aktualë që mendohet të aktivizohen gjatë apokalipsit të njohur si Qendra e Operacioneve Ajrore të Mbijetesës (SAOC).

Nga fillimi i vitit 2022, ky program ishte ende “në fazat e hershme të zhvillimit” tha Forca Ajrore e SHBA-së. Ajo kërkoi 203 milionë dollarë për kërkimin, zhvillimin, testimin dhe vlerësimin për programin vetëm gjatë këtij viti, pra më shumë se 2 herë me shumë sesa kërkesa e vitit 2022 me një shumë prej vetëm 95 milionë dollarësh, dhe 4-fish më shumë se kërkesa e vitit 2021 prej 50 milionë dollarësh.
Parashikimet nga Programi i Mbrojtjes i Viteve të Ardhshme, vlerësojnë se financimi do të vazhdojë të rritet, ndoshta duke arritur deri në 610 milionë dollarë në vitin 2024, dhe 856 milionë dollarë në 2025-ën. Megjithatë, disa komisione parlamentare kanë ngritur shqetësime lidhur me afatin kohor, dhe nëse SAOC do të jetë gati përpara se NAOC të përmbyllë realisht ciklin e saj./ Përshtatur nga CNA
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...