Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orlandi në vitin 1983, dhe deri te një koleksion i fshehtë dokumentesh i njohur si Arkivi Apostolik, historia e Vatikanit është plot me sekrete. Dhe nga të gjitha sekretet e supozuara të Vatikanit, asnjë nuk mund të jetë më e çuditshme se legjenda e Kronovizor.
Thuhet se ajo është një pajisje që i jep përdoruesit aftësinë për të parë ngjarjet e dikurshme. Edhe pse ekzistenca e saj nuk është provuar kurrë, një libër i vitit 2002 nga prifti i Vatikanit At Fransua Brune thotë të kundërtën. Sipas Brune, Kronovizor u ndërtua nga Atë Pelegrino Erneti, një murg i urdhrit benediktin.

Erneti dyshohet se e mbajti të fshehtë pajisjen deri në fillim të viteve 1960, kur i besoi Brune dhe i tha se 12 shkencëtarë, duke përfshirë fizikanin e famshëm Enriko Fermi dhe ish-shkencëtarin nazist Verner Von Braun, e ndihmuan për ta ndërtuar atë.
I përbërë nga rreze katodike, antena dhe metale që marrin sinjale tingulli dhe dritë në të gjitha gjatësitë e valëve, Kronovizor supozohet se e lejoi ekipin e shkencëtarëve të dokumentonte ngjarje të së kaluarës, duke përfshirë edhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.
Prandaj, makineria mund të vërtetojë mësimet e Biblës, thjesht duke siguruar një shënim të drejtpërdrejtë tek e kaluara.
Enriko Fermi, që dyshohet se ndihmoi në ndërtimin e Kronovizor, fitoi Çmimin Nobel në fizikë në vitin 1938. Burimi de fakto mbi Kronovizor është libri i Brune i vitit 2002 “Le Nouveau Mystère du Vatican” (Misteret e reja të Vatikanit).
Në të, Brune shpjegon se si u takua me Atë Ernetin në një shëtitje me varkë nëpër Kanalin e Madh të Venecias në fillim të viteve 1960. Ashtu si Brune, Erneti ishte njohës i mirë i historisë së gjuhëve të lashta, gjë që e bënte të natyrshme bisedën mbi këtë temë.
Por shumë shpejt, Erneti e orientoi bisedën drejt shkencës. Brune shpjegoi mënyrat e shumta se si mund të interpretohej Bibla e krishterë, teksa Erneti i tha se qasjen tek e vërteta e bën nëpërmjet një pajisjeje për udhëtim në kohë.
Erneti pohoi se ai dhe një grup shkencëtarësh të njohur u bashkuan në një kërkim të përbashkët për të zbuluar të kaluarën. Një nga këta shkencëtarë ishte Fermi, i cili fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1938, ndërsa tjetri ishte ish-nazisti Von Braun, puna e të cilit në NASA bëri që SHBA-ja të dërgonte e para njerëz në Hënë.

Sipas Ernetit, pajisja përmbante disa antena, tri prej të cilave ishin të bëra nga metale “misterioze” që kapnin tingujt dhe valët e dritës në të gjithë spektrin e tyre përkatës. Një “zbulues i drejtimit” në pajisje supozohet se ishte akorduar në epokën specifike që dikush donte të shikonte, ndërsa një ekran e shfaqte atë dhe një pajisje regjistrimi kapte pamjet.

Kështu, Kronovizor ishte më shumë sesa një dritare mbi të kaluarën apo se një makinë e udhëtimit në kohë. Erneti tha se ajo funksiononte si një televizor, duke kapur jehona nga ditët e dikurshme që kishin “lundruar” në hapësirë, dhe ai pretendoi se kishte parë disa gjëra mahnitëse.
Erneti tregoi se kishte parë fjalimin e Mark Tulius Ciceronit në Senatin e Romës në vitin 63 Para Krishtit.
“Gestet e tij, intonacioni i tij. Sa të fuqishme që ishin! Çfarë oratorie”- deklaroi Erneti, duke bërë pretendime të tjera, gjithnjë e më të guximshme, si shikimi i momentit të kryqëzimit të Jezu Krishtit.
Që nga themelimi i Perandorisë Romake deri në shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorrës, Erneti pretendoi se ai dhe ekipi i tij kishin hedhur një vështrim mbi disa nga ngjarjet më të rëndësishme në Bibël.
Më 2 maj 1972, një botim italian i quajtur “La Domenica del Corriere” i bëri një jehonë të veçantë në një shkrim me titullin “Është shpikur më në fund një makinë që fotografon të kaluarën”. Ai bazohej te deklaratat tronditëse të Ernetit, që sipas autorit të shkrimit duheshin lexuar në mbarë Italinë.
Krahas pretendimeve të dyshimta, revista publikoi një fotografi të supozuar të pajisjes Kronovizor, për të cilën Erneti pretendonte se tregonte romakët duke kryqëzuar Jezu Krishtin. Po ashtu, artikulli i vitit 1972 pretendonte se vetë Erneti kishte qenë dëshmitar i Darkës së Fundit dhe kishte mbajtur si kujtim një fotografi të ngjarjes biblike.

Deri në vdekjen e tij në vitin 1994, prifti katolik këmbënguli se makina ishte fshehur nga Vatikani për ta mbrojtur atë nga rënia në duar të gabuara. Është interesant fakti se Vatikani publikoi në vitin 1988 një dekret sipas të cilit “kushdo që përdor një instrument të këtyre karakteristikave do të shkishërohet”.
Pak para se të vdiste, Atë Erneti shkroi një letër të hapur duke përsëritur këmbënguljen se pajisja ekzistonte vërtet. Ai pohoi se “Papa Piu XII na ndaloi të zbulonim çdo detaj në lidhje me këtë pajisje, sepse makineria ishte shumë e rrezikshme dhe mund të frenojë lirinë e njeriut”.

Sado mbresëlënës që mund të duket Kronovizor, sot janë hedhur poshtë shumë nga pretendimet e Ernetit në lidhje me të. Skeptikët kanë pohuar se fotografia ku supozohej se shfaqet Jezusi, ishte thjesht një riprodhim i lirë i një statuje të vendosur në një kishë në Umbria. Një revistë tjetër argumentoi se fotografia ishte thjesht një imazh i përmbysur i Jezusit nga një kartolinë e bërë në qytetin italian Kolevalenca.
Në vitin 1996, revista “Paracelsus” bëri disa kritika të reja ndaj pretendimeve të Ernetit. Artikulli vinte në pikëpyetje se përse Erneti nuk kishte publikuar udhëzime të hollësishme se si të ndërtonte pajisjen në mënyrë që të legjitimonte pretendimet e tij. Për më tepër, artikulli zbuloi se si dizajni i Kronovizor kishte një ngjashmëri të madhe me një pajisje të ngjashme në një novelë fantastiko-shkencore të vitit 1947.

Disa thonë se Atë Pelegrino Erneti rrëfeu se kishte sajuar të gjithë historinë para vdekjes së tij më 8 prill 1994, por kjo mbetet e diskutueshme. Në kushtet kur Von Braun, Fermi, Erneti dhe Brune kanë vdekur misteri vazhdon të jetë intrigues. Në këtë kuptim, Kronovizor i ka qëndruar provës së kohës si një mister i Vatikanit për shekuj me radhë./ Përshtatur nga CNA
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...