Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest ekstrem. Sepse nëse do të kishte një person që e njihte mirë presidentin rus, ishte ai, ish-i dënuari dhe ish-shitësi i "hot dog"-ëve, i cili u rrit gjithashtu në rrugicat e Shën Petersburgut kaq të rëndësishëm për formimin personal të Carit, të cilit i detyrohej gjithçka.
Prandaj ai e dinte se kishte njëfarë të vërtete në atë që vëzhguesit rusë dhe perëndimorë pohuan në unison, në marrëveshje, secili me formula të ndryshme, duke i dhënë atij edhe pak kohë në liri ose në jetë.
Mediat më të afërta me Kremlinin bënë thirrje për “dënime shembullore”, emisionet propagandistike të cilat disa muaj më parë lavdëronin “pushtuesin e Bakhmutit”, tashmë i portretizonin atë dhe njerëzit e tij si tradhtarë, ose një “biznesmen me të kaluar kriminale, një biznesmen në hije” duke ngritur pyetjen, pse ai ishte ende i lirë.

“Prigozhinit dhe udhëheqësve të Wagner-it duhet t’u pritet koka,” thoshte deputeti i Rusisë së Bashkuar, Andrey Gurulyov, një ish-ushtar i konsideruar besnik i presidentit. Të gjithë në Rusi e dinin se Putini nuk mund të anashkalonte kurrë një gjë si ajo që kishte vuajtur para syve të gjithë botës.

Nuk do t'i shkonte imazhit të tij si Car, si një njeri që nuk lë punë të papërfunduar, si një lider që vendos dhe që nuk bën kompromise nga frika, si ai që dukej se kishte firmosur me Prigozhinin për të ndaluar ushtrinë e tij dyqind kilometra nga Moska.
Historia e vonë e Rusisë duhet t’i kishte mësuar diçka. Por ndoshta komandanti i Wagner-it besoi tek vetja, dhe tek ajo çfarë mbeti nga lidhja e tij me Putinin. Sapo hyri në moshë, ai u arrestua për krim të organizuar, vjedhje, mashtrim dhe shfrytëzim prostitucioni të të miturve. Hyni në burg në 1982 kur Leonid Brezhnevi ishte ende gjallë, doli në vitin 1990 kur Bashkimi Sovjetik ishte në prag të kolapsit. Rusët i kujtojnë si vitet e tmerrshme vitet ’90, por për njerëz si ai ato ishin një mundësi.
Filloi në një kioskë "hot dog"-ësh në bashkëpronësi me një dajë. Pesë vjet më vonë, me fonde ende të panjohura, themeloi vetë kompaninë e restoranteve Concord, e cila do të mbetet gjithmonë guri i themelit të mbretërimit të tij, duke hapur një restorant ku darkonin dhe drekonin kryetari i bashkisë së Shën Petersburgut Anatoly Sobchak dhe zëvendësi i tij, një i ri me emrin Vladimir Putin. Kur ky i fundit u bë kreu i qeverisë dhe më pas president, restorantet e Prigozhinit u zgjodhën për darkat zyrtare me krerët e shteteve të huaja, që nga Zhak Shirak e deri te Xhorxh Bush.

Thuhet se Putini e ka vlerësuar faktin që Prigozhini shpesh shërbente në tavolina personalisht. Fakti është se në vitin 2009 Concord mori kontratën për mensat shkollore të qyteteve më të mëdha ruse, dhe tri vjet më vonë atë ekskluzive për furnizimin me ushqim të Ushtrisë e Kuqe. Miliarda rubla, dhe pseudonimi “kuzhinieri i Putinit”.
Në vitin 2014, gjithçka ndryshoi. Në janar, Prigozhini themeloi një agjenci kërkimore në internet në Shën Petersburgun e tij që do të bëhet më e famshme si “fabrika e trolleve”, e cila do të lejonte Kremlinin të helmonte ujërat e internetit derisa të ndikonte në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Në verë, gjatë pushtimit të Donbasit, i kërkon Ministrisë së Mbrojtjes tokë për stërvitjen e “vullnetarëve” pa lidhje me ushtrinë zyrtare, por të etur për të dhënë kontributin e tyre për atdheun kudo që ka një skenar lufte. Milicia e porsalindur do të quhet Wagner.
Është pseudonimi që i është vënë komandantit të saj të parë, Dmitry Utkin, njeriu që është konsideruar gjithmonë shpirti i grupit, ideologu që jepte shpërblime dhe ndëshkime mizore, ish oficeri i Forcave Speciale që u transferua në sektorin privat, një nazist i cili deklaroi se dy muaj më parë ishte kthyer nga një lloj pensioni për të drejtuar personalisht të ashtuquajturin Marshimi për Drejtësi.
Ndodhej edhe ai në aeroplanin që u rrëzua në zonën e Tverit. Dhe nëse vdekja e një njeriu të frikshëm, por të padashur si Prigozhini ka një vlerë të madhe simbolike në sytë e Perëndimit, ajo e Utkinit mund të ketë pasoja më të mëdha brenda Rusisë, sepse ndër ultranacionalistët më fanatikë emri i tij ishte vërtet një legjendë.

Këto tetëmbëdhjetë muaj luftë ishin fatale për Prigozhinin. I ka jetuar gjithmonë në publik, si për të pretenduar një rol që e ndjente se i takonte. Pas vitesh mohimi se kishte lidhje me krijesën e tij, më 7 maj 2022 ai regjistroi një video në të cilën paraqitej i veshur me kamuflazhin e mercenarëve të tij. Është një kreshendo e vazhdueshme. Fillimisht ekzekutimet e drejtpërdrejta të dezertorëve, buletinet nga fronti, propaganda e bërë vetëm në emër të tij, më pas tiradat gjithnjë e më të shpeshta kundër “hajdutëve dhe burokratëve” të Ministrisë së Mbrojtjes, “fajtorë” se janë tepër të butë ndaj Kievit. Figura e tij bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Në fillim, pak njerëz brenda dhe jashtë vendit parashikuan një përballje kaq brutale. Për afërsinë me Putinin, dhe mbi të gjitha sepse e kemi të vështirë të pranojmë se kundërshtimi më i fortë ndaj Kremlinit ka ardhur nga ata që donin më shumë luftë, jo nga ata që donin më pak.
Por më në fund u bë e qartë se hesapet do laheshin gjithsesi. Putini kishte vendosur të shpërndante Wagnerin. Më 23 qershor, Prigozhini u nis drejt Moskës, duke sfiduar Carin e tij në publik, duke e bërë atë të duket i dobët jo vetëm në sytë e botës, por edhe të popullit të tij, gjë që është shumë më serioze dhe e pafalshme. Ajo që ndodhi mes asaj kohe dhe ditës së djeshme ka pak rëndësi. Ishte thjesht çështje kohe./ Bota.al
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...