Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiza e gjenomit zbuloi se çfarë pamje kishte, kur ishte në jetë, njeriu i gjetur në akujt malorë "Ötzi", i quajtur kështu sipas vendit, ku u gjet mumja, në luginën Ötztal. Sipas kësaj analize gjenetike linja stërgjyshore e njeriut, që jetoi në Alpe rreth vitit 3250 para Krishtit, rrjedh direkt nga fshatarët e parë, që erdhën në Evropë nga Lindja e Mesme para rreth 8000- 9000 vjetësh.

Kjo u bë e ditur nga një ekip studiuesish nga Gjermania, Italia dhe Austria në revistën "Cell Genomics".
Segmentimi i gjenomit tregon se më shumë se 91 për qind e gjenomit të "Ötzit" vjen prej emigrantësh nga Anadolli. Këta bujq të hershëm erdhën nga Lindja e Mesme rreth 9000 vjet më parë dhe sollën me vete, gjene të panjohura deri atëherë në Evropë. Pjesa tjetër nëntë përqind e gjenomit rrjedh nga evropianë, që jetonin me gjueti. Kështu që ekipi i studiuesve arrin në përfundimin se "Ötzi" vinte nga një popullsi relativisht e izoluar në Alpe, e cila kishte pak kontakt me grupe të tjera evropiane.

"Nga ana gjenetike ai ka një pamje, sikur paraardhësit e tij të kishin ardhur direkt nga Anadolli", thotë bashkëautori i studimit Johannes Krause, drejtor në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig. Sipas analizës gjenetike "Ötzi" ka pasur lëkurë shumë të errët – shumë më të errët se ajo e evropianojugorëve të sotëm. Sipas autorëve ngjyra e errët e lëkurës së mumjes nuk vjen si rezultat i nxirjes nga mijëvjeçarët në akull.
Edhe fakti që në kokën e mumjes nuk u gjet gati asnjë qime, nuk është shkaktuar me sa duket nga qendrimi në akull. Por "Ötzi" me sy të errët dhe flokë të zinj, ka pasur një tendencë të fortë gjenetike për rënien e flokëve, kështu që atij i kishin mbetur shumë pak flokë.

Mumja e akujve alpinë gjendet në Muzeun Arkeologjik të Tirolit të Jugut në Bolzano, i cili përmban edhe rikonstruksionin e "Ötzit" në kohën kur jetonte, me lëkurë të çelët dhe flokë të gjatë. "Ne nuk do ta ndryshojmë menjëherë rikonstruksionin", i tha zëdhënësja e muzeut Katharina Hersel Agjencisë Gjermane të Shtypit.

"Ndërsa predispozitat gjenetike janë qartësisht të analizueshme, ekipi hulumtues është shumë i kujdesshëm lidhur me gjasat nëse, kur dhe në çfarë mase kjo gjenetikë do të shfaqet gjatë jetës së një individi."
"Ötzi" u zbulua në vitin 1991 në Alpet Italiane në Tisenjoch, në një zonë, ku akujt alpinë ishin shkrirë. Zbulimi i mumjes së ruajtur mirë qe një sensacion arkeologjik. Që atëherë shkencëtarët janë përpjekur përmes teknikave më moderne, të gjurmojnë jetën dhe vdekjen e tij rreth 5300 vjet më parë.
Sipas provave shkencore njeriu i akujve alpinë ishte rreth 1,60 metra i gjatë, një gjatësi mesatare për kohën e tij. Ai peshonte rreth 50 kilogramë dhe ishte rreth 45 vjeç, kur u vra nga një shigjetë. Vakti i fundit, që ka ngrënë, para se të vdiste, mund të ketë qenë mish i tharë cjapi./ DW
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...