Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmimet e mallrave të rriten vitet e fundit, duke e dëmtuar rëndë sigurinë ushqimore globale. Aktualisht çmimet globale të ushqimeve kanë rënë në krahasim me kulmin e shënuar një vit më parë.
Por askush nuk duhet të jetë i vetëkënaqur: problemet me furnizimin me ushqime në botë nuk kanë mbaruar. Rreziku i paqëndrueshmërisë shtesë për shkak të çmimeve mbetet i lartë. Me ndërprerjen e njëanshme nga Rusia të Nismës së Grurit të Detit të Zi dhe me sulmet paralele ndaj infrastrukturës së eksportit në Ukrainë, çmimet e drithërave janë rritur sërish.
Por tregjet ushqimore jo-funksionale janë në një rrezik afatgjatë. Gruri mbetet më shumë se 2 herë më i shtrenjtë se sa para pandemisë. Për më tepër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve është ende mbi 5 për qind në shumicën e vendeve në zhvillim, dhe deri në 30 për qind në Ruanda dhe Egjipt.

Ndërkohë ka shumë gjasa të ndodhë një tjetër rritje globale e çmimeve të ushqimeve. Problemi i vërtetë është se fuqia në rritje e tregut të kompanive të mëdha të agrobiznesit, po e rrit rrezikun që luhatjet ekstreme të çmimeve të ushqimit të shndërrohen në një normë.
Për shembull merrni sektorin e plehrave kimikë. Trefishimi i çmimeve të tyre gjatë viteve 2020-2022 - që solli edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve - u nxit pjesërisht nga kostot më të larta për plehrat azotike, të cilat reflektuan rritjen e çmimit të gazit.
Por të dhënat e reja nga GRAIN/IATP, tregojnë se kompanitë kryesore në këtë sektor i rritën çmimet e plehrave përtej asaj që nevojitej për të mbuluar kostot e rritura të prodhimit, duke i rritur në 36 për qind fitimet e tyre, edhe pse shitën më pak produkte.
Raportet e fitimit rezultuan të ishin 3 herë më të larta se përpara fillimit të luftës në Ukrainë, dhe shumë mbi mesataren prej 13 për qind të publikuar nga kompania e vlerësimit të ecurisë S&P 500. Tregtarët globalë të grurit kanë qenë në gjendje që t’i shndërrojnë në fitime rekord furnizimet më të pakta.
Në mesin e vitit 2022, kompania shumëkombëshe e grurit Archer-Daniels-Midland (ADM) regjistroi fitimet e saj më të larta 3-mujore të arritura ndonjëherë. Edhe rivalja e saj Cargill shënoi gjithashtu fitime rekord me të ardhurat totale që u rritën me 23 për qind.

Një përfitim i tillë është bërë i mundur nga përqendrimi në rritje i korporatave në sektorët e ushqimit dhe plehrave. ADM dhe Cargill janë dy nga katër kompanitë “ABCD” - së bashku me Bunge dhe Dreyfus - që kontrollojnë rreth 70-90 për qind të tregut botëror të grurit. Vetëm 4 kompani zënë 75 për qind të prodhimit të plehrave azotike në Shtetet e Bashkuara dhe 72 për qind të tregut të plehrave potasikë në nivel global. Falë dekadave të bashkimeve dhe blerjeve, kompani të tilla kanë qenë në gjendje ta zgjerojnë ndikimin e tyre në zinxhirin e furnizimit.
Tani, një bashkim i propozuar prej 34 miliardë dollarësh midis Bunge dhe Viterra - krahu i grurit të gjigantit të mallrave Glencore - do të nënkuptonte përqendrim të mëtejshëm të përpunimit dhe shpërndarjes së sojës dhe kanolas në të gjithë Amerikën.
Kompanitë kryesore të agrobiznesit gëzojnë një fuqi të madhe në menaxhimin e ofertës dhe caktimit së çmimeve, të ngjashme me rolin e OPEC-ut në tregjet e naftës. Dhe ato nuk kanë frikë që ta përdorin atë: episodet e mëparshme të turbullirave të tregut - në vitet 1970 dhe në vitet 2008-2-11 - çuan gjithashtu në fitime më të larta në sektorët e tregtimit të plehrave dhe drithërave.
Në një raportim të vitit 2021 pranë enteve rregullatore në SHBA, “Nutrien”, kompania më e madhe e plehrave kimike në botë, pranoi se “çmimet e saj të shitjes ishin më të larta sesa kompensimi i kostove më të rritura të lëndëve të para dhe vëllimit më të ulët të shitjeve”.
Për të varfrit e botës, që shpenzojnë për ushqim deri në 60 për qind të të ardhurave të tyre, çdo rritjet me 1 për qind e çmimit të ushqimit mund të ketë pasoja shkatërruese. Kostot e larta të importit për ushqime dhe plehrat kimike janë gjithashtu një arsye pse shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen tani me krizën e tyre më të rëndë të borxhit në 60 vitet e fundit.
Ndërsa fermerët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve, kryesisht për shkak se kostot së inputeve - të ofruara kryesisht nga firmat e mëdha me fuqi të madhe tregu - që po rriten edhe më shpejt se sa çmimet e produkteve ushqimore.
Madje me çmimet e fermave që tani janë në rënie dhe me borxhet në rritje (për shkak të rritjes së normave të interesit), shumë fermerë po përpiqen të shmangin falimentimin.
Ndërsa veprimet e Rusisë në Ukrainë po nxisin rritjen e së ardhshme të çmimit të grurit, është bërë tashmë e qartë se çmimet e ushqimeve mund të rriten pa paralajmërim. Nuk ka asnjë dyshim se kjo gjë do të shkaktojë më shumë tronditje.
Pasojat negative ka të ngjarë që të thellohen më tej nëse disa kompani ruajnë ende një pushtet kaq të jashtëzakonshëm mbi sistemet ushqimore në botë. Është pikërisht kjo arsyeja pse qeveritë duhet të veprojnë për të ndryshuar stimujt përpara se të mbërrijë kriza e ardhshme.
Deri më sot janë bërë thirrje bindëse për të nisur taksimin mbi fitimet e papritura shtesë të agrobizneseve dhe për të ri-investuar fondet në sistemet ushqimore që t’i bëhet ballë pasojave të ndryshimeve të klimës.
Po ashtu është e nevojshme mbikëqyrja e vazhdueshme e qeverive ndaj rritjes së çmimit të plehrave - siç kanë kërkuar shpesh grupet e fermerëve - së bashku me një zbatimin më të fortë të politikave të konkurrencës për të frenuar bashkëpunimet monopol në këtë sektor.
Madje qeveritë duhet të marrin në konsideratë të bëjnë atë që për dekada kanë hezituar ta bëjnë: të ndërhyjnë për të shkatërruar monopolet. Monopoli Bunge-Viterra, ofron një mundësi ideale për të vlerësuar se çfarë lloj konsolidimi është realisht në interesin e publikut dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë kompanive të mëdha në këtë sektor: se nuk do të tolerohet më përfitimi nga krizat ushqimore./ Pershtatur nga CNA
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...