Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm, jo për shkak të paaftësisë së Ministrisë së Brendshme këtu në Britani apo mungesës së burimeve ose kontrolleve të pamjaftueshme kufitare. Natyrisht të gjitha këto të fundit e përkeqësojnë situatën, por nuk janë shkaktaret e saj.
Arsyeja që ky vend - së bashku me pothuajse çdo komb tjetër perëndimor - po përballet me një fluks të pakontrollueshëm emigrantësh të paligjshëm, është sepse mënyra jonë e jetesës ajo që do të zgjidhnin shumica e njerëzve me një shkallë respekti për veten dhe ambiciesh.
Kombinimi i qeverisjes demokratike me ekonominë e tregut të lirë që e përbën jetën politike në Evropën Perëndimore dhe Anglosferë, rezulton të jetë ajo që e konsideron si një parajsë shumica e popullsisë së botës. Kësisoj ata vazhdojnë të vijnë. Jo vetëm për të shpëtuar nga lufta apo gjenocidi, që janë justifikime të njohura për të kërkuar azil.
Jo domosdoshmërisht nga varfëria, pasi shumë prej atyre emigrantëve të paligjshëm kanë paguar shumë para për kalimin e tyre në Evropë dhe Britani. Ata ikin nga regjimet totalitare ose të korruptuara, të cilat e bëjnë të pamundur përparimin dhe vetëvendosjen individuale.
Natyrisht, diktatura dhe korrupsioni nuk janë dukuri të reja. Shumica e popujve të botës kanë jetuar nën despotizma të ndryshëm për pjesën më të madhe të historisë njerëzore. Ajo që ka ndryshuar, tani është se komunikimet moderne, e kanë bërë pothuajse të pamundur pengimin e atyre më fatkeqëve që të shohin se si është jeta në kombet moderne liberale.
Dhe për shkak se popujt e lirë të botës, kanë inkorporuar në institucionet e tyre idenë e të drejtave universale dhe humanizmit të përbashkët, ata nuk mund t’i refuzojnë lehtësisht të ardhurit që bëjnë thirrje për ndihmë.
Megjithëse shumë vende perëndimore janë zhytur aktualisht në një urrejtje të thellë ndaj vetvetes, historia e 3 shekujve të fundit na tregon se pikëpamja e tyre për atë që e bën jetën të vlefshme, ka fituar mbi çdo argument. Ndonjëherë kjo fitore - për shembull rënia e komunizmit - nuk ka kërkuar as ndonjë konflikt të armatosur.
Funksionimi aktual i kësaj formule të mrekullueshme politike, mund të jetë subjekt i rishikimeve dhe i debateve të vazhdueshme. Çfarë saktësisht e përbën lirinë? A duhet të përfshijë ajo mundësinë e dështimit? A përfshin një masë sigurie ekonomike, e cila duhet të garantohet nga shteti?
Argumentet janë të pafundme, por ato nuk janë kërcënime ekzistenciale për rendin shoqëror. Përkundrazi janë një funksion i domosdoshëm i sistemit, i cili duhet të jetë po aq jetik dhe i adaptueshëm sa edhe vetë inteligjenca njerëzore. Është ky sekreti i madh i suksesit dhe baza e asaj tërheqjeje universale që po shkakton sot kaq shumë vështirësi.
Ai ofron një jetë që përfshin mundësinë e ndërmarrjes së rreziqeve brenda një shoqërie, që është në thelb e sigurt dhe e qëndrueshme. Por sado me dashamirësi që të përshkruhet ky emigrim masiv i pashmangshëm, ai mbetet sërish një problem.
Me gjithë prosperitetin dhe avantazhet e tij sociale, Perëndimi nuk mund të përthithë një numër të pafund të ardhurish pa e vënë infrastrukturën e tij të mirëqenies sociale - e cila është tashmë një pjesë thelbësore e paktit social - nën një presion të patolerueshëm.
Në këto kushte cili është mësimi që duhet të mësojmë? Që nëse bota e lirë nuk mund të përballojë dot masat që dëshirojnë të hyjnë në të dhe të ndajnë fatin e saj të mirë, ajo do të duhet të pranojë rolin e saj si çlirimtare globale.
Në fakt, aktualisht ajo po bën pikërisht të kundërtën, gjë që mund të jetë për shkak të dëshpërimit të atyre që e shohin tani hyrjen në demokracitë perëndimore si shpresën e tyre të vetme. Shtetet e Bashkuara duhet që të jenë lidere në këtë fushatë.
Së pari, sepse janë kombi më i pasur në botë. Dhe, së dyti, sepse identiteti i saj historik, bazohet në konceptin e të drejtave universale të njeriut të dhëna nga Zoti për “jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Pra Evropa, përkushtimi i së cilës ndaj këtyre idealeve ka qenë më pak kategorik dhe më i ndërprerë, e merr orientimin e saj nga Amerika.
Dhe Amerika e ka treguar veten vitet e fundit, se nuk ka dëshirë të pranojë edhe përgjegjësitë ndaj të cilave dikur ishte e angazhuar pa ndonjë mëdyshje. Shumë analistë fajësojnë tërheqjen katastrofike të Xho Bajdenit nga Afganistani për numrin e dëshpëruar të njerëzve që ikin nga vendit për shkak të regjimi taleban që tani është instaluar atje.
Por ky model filloi përpara Bajdenit. Barak Obama bëri dikur një betim solemn se, nëse qeveria siriane do të përdorte armë kimike kundër popullit të saj, do të kishte pasoja të tmerrshme. SHBA-ja do ta konsideronte si një “vijë të kuqe” një lëvizje të tillë.
Dhe çfarë ndodhi kur Bashar Al-Asad përdori armë të tilla mbi popullsinë e tij? Asgjë. Ajo ngjarje është e skalitur në kujtesën time. Sepse më është dashur të shkruaj kolumnën e radhës atë ditë fatale. Afër mesditës, redaktori im më telefonoi për të më thënë se kishte një “informacion” se bombardimet amerikane do të fillonin që atë natë, ndaj do të më duhej të rishikoja shkrimin në 2 versione të reja.
Njëri sipas të cilit sulmi niste në mbrëmje, dhe një tjetër nëse fillonte në orët e para të mëngjesit të nesërm. Vetëm pak minuta para orës 19:00 të asaj mbrëmjeje, Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të bëhej asgjë për Sirinë. Asnjë bombardim. Asgjë.
Kështu i lashë redaksisë një version përfundimtar, që mbyllej me mendimin se përfituesi më i madh i asaj kthese do të ishte Vladimir Putin. Kjo rezultoi e parashikueshme në dy pika: jo vetëm që Rusia është inkurajuar të veprojë në botë pa u ndëshkuar.
Por një pjesë e madhe e popullsisë siriane, është e vendosur të arratiset në vendet që dikur u premtonin atyre mbrojtje. E njëjta gjë po ndodh me atë pjesë e popullatës afgane që u tradhtua pasi më herët kishte mbështetur ndërhyrjen tonë në vendin e tyre.
Shtojini kësaj edhe numrin e konsiderueshëm të njerëzve në shtetet e dështuara të Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme, të cilët ishin të prirur të besonin premtimet e vullnetit të mirë të Perëndimit. Ata po vijnë këtu sepse nuk kanë thuajse asnjë shpresë për të shpëtuar nga mjerimi në vendin e tyre.
Nëse Perëndimi dëshiron të zgjidhë dilemën e tij të migrimit të brendshëm, atij do t’i duhet të ofrojë më shumë sesa vetëm një mesazh frymëzues për botën. Sepse kanë ikur ditët e një izolacionizmit të vetëkënaqur. Popujt e pasur dhe të lirë duhet të shpallin sekretet e suksesit të tyre në të vetmen mënyrë që nxit një ndryshim të vërtetë në vendet e tjera. Ata duhet ta bëjnë këtë duke qenë të vërtetë ndaj parimeve të tyre morale dhe duke mbajtur premtimet e tyre./ Përshtatur nga CNA
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...