Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perëndimor, të paktën një gjë është shumë e qartë: pa praninë e trupave perëndimore dhe kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, pjesa më e madhe e rajonit do të zhytej sërish në luftën etnike të shkallës së plotë të viteve 1990.
Nëse ka pasur dyshime për këtë, ato duhet të jenë zhdukur pas përplasjeve më të fundit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në veri të Kosovës. Këto përleshje, ku u plagosën edhe 30 ushtarë të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s (KFOR), u nxitën nga bojkoti i serbëve të Mitrovicës ndaj zgjedhjeve lokale në shenjë proteste kundër refuzimit të qeverisë së Kosovës për t’i dhënë rajonit të tyre një autonomi më të madhe. Qendrat e votimit u ruajtën nga policia etnike shqiptare, pasi forcat policore serbe lokale dhanë dorëheqjen vjeshtën e vitit të kaluar në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato kosovare.
Mitrovica është enklava e fundit kryesore e mbetur etnike serbe në Kosovë, dhe qeveria e Prishtinës druhet me të drejtë se popullsia atje do ta përdorte një autonomi më të madhe si një mënyrë për t’u shkëputur përfundimisht nga Kosova dhe për t’u ribashkuar me Serbinë.
Nga ana tjetër, serbët e Mitrovicës frikësohen se vënia nën kontroll të plotë të Mitrovicës nga qeveria e Kosovës, do të çonte përfundimisht në ndarjen e fatit të serbëve etnikë gjetkë në Kosovë, të cilët u dëbuan pasi fushata ajrore e NATO-s e vitit 1999 solli tërheqjen e ushtrisë jugosllave.
Pavarësia e Kosovës, u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore pas vitit 2008. Por thuajse gjysma e anëtarëve të OKB-së (48 për qind), vazhdojnë që ta refuzojnë ta bëjnë këtë. Serbia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe në këtë refuzim ajo ka mbështetjen e Rusisë.
Negociatat e ndërmjetësuara nga Perëndimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë çuar askund. Rezultati i bojkotit të zgjedhjeve nga serbët, ishte zgjedhja në krye e kryetarëve shqiptarë me mbështetjen e vetëm 4 për qind të popullsisë vendase.
NATO dhe vendet perëndimore vunë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve, dhe kërkuan nga qeveria e Kosovës që të mos i vendosë në detyrë kryetarët e rinj. Por qeveria e refuzoi këtë dhe dërgoi forcat speciale për të marrë në dorëzim zyrat komunale, gjë që solli edhe protestat e dhunshme nga ana e serbëve.
Përshkallëzimi i dhunës u ndal me shumë vështirësi nga KFOR-i, që tashmë është përforcuar me 700 trupa shtesë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO ia kanë vënë fajin kryesor qeverisë së Kosovës për përleshjet e fundit. Administrata Bajden e ka treguar hapur pakënaqësinë e saj duke anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA-së, dhe duke deklaruar se tani ka “pak entuziazëm” për përpjekjen e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Po cilat janë mësimet që duhen nxjerrë nga kjo situatë?
Së pari, mos prisni mirënjohje. Dikush mund të mendonte se pasi ishin çliruar nga sundimi serb nga NATO-ja, dhe më pas kishin marrë njohjen e pavarësisë së tyre nga Perëndimi, shqiptarët e Kosovës do të kishin qenë më të gatshëm t’u bindeshin kërkesave të perëndimorëve.
Së dyti, mos prisni të shihni sjellje të arsyeshme në një situatë ku përfshihen besnikëritë etnike dhe pretendimet territoriale rivale. Dikush mund të mendonte se duke fituar më shumë se 90 për qind të Kosovës për shkak të Perëndimit, dhe duke qenë në rrezik anëtarësimi i ardhshëm në NATO dhe BE, shqiptarët e Kosovës do të ishin të kënaqur që ta zgjidhnin problemin e tyre më të madh me një marrëveshje ku do të lëshonin Mitrovicën. Natyrisht, duke refuzuar ta bëjnë këtë, shqiptarët e Kosovës janë konform sjelljes së shumicës dërrmuese të shteteve që janë përballur me shkëputje etnike.
Së treti, mos mendoni se “demokracia” ndihmon shumë në zgjidhjen e konflikteve etnike. Përkundrazi, ajo mund t’i përkeqësojë ato. Historia e Kosovës vitet e fundit, tregon se duke i detyruar grupet rivale që të konkurrojnë për pushtet në raste të caktuara, zgjedhjet mund të ringjallin tensionet etnike.
Siç u shpreh dikur kryeministri britanik, Lordi Salisbëri, për Irlandën: “Nuk ka asnjë precedent, as në historinë tonë, dhe as të ndonjë vendit tjetër, që të na mësojë se masat politike mund të nxisin antipatitë e vjetra, të cilat ushqehen nga agjitacioni i vazhdueshëm. Institucionet e lira që mbështesin jetën e një populli të lirë dhe të bashkuar, mbështesin edhe urrejtjen e një populli të ndarë”.
Më shumë se 100 vjet më vonë, kjo mbetet e vërtetë për Irlandën e Veriut. Marrëveshja e paqes e “E Premtes së Mirë” e vitit 1999, e shoqëruar me lodhjen nga 30 vite dhunë brutale, ka penguar deri më sot rikthimin te dhuna në shkallë të plotë. Por kjo gjë ndodhi duke u dhënë fund zgjedhjeve të hapura në favor të ndarjes së pushtetit të institucionalizuar nga bashkësitë rivale etno-fetare.
Ajo marrëveshje garantohej nga fuqia e vazhdueshme e një force perandorake gjysmë neutrale e shtetit britanik, i mbështetur nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe që mbështetej nga të dyja etnitë. Tani pas Brexit-it, ajo marrëveshje në përgjithësi është prishur.
Nëse demokracia vjen paksa në ndihmë, po ashtu edhe ligjshmëria, sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e vetëvendosjes. Kur ndarja e territoreve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe sipas normave ligjore të dakorduara (si në rastet e Suedisë dhe Norvegjisë në vitin 1905 dhe Republikës Çeke dhe Sllovakisë në vitin 1993), ose mund ta bëjë këtë në të ardhmen (Skocia dhe Britania), kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së tensioneve etnike serioze.
Megjithatë, këto raste kanë qenë jashtëzakonisht të rralla. Ekspertët juridikë ndërkombëtarë kanë shpenzuar sasi të mëdha boje në përpjekje për të hartuar një grup universal rregullash të forta ligjore për vetëvendosje. Është e vështirë të pretendohet se ato kanë qenë të suksesshme. Kjo edhe sepse shumë nga këta juristë, kanë punuar për qeveritë që kanë qenë në kërkim të argumenteve ligjore për të mbështetur qëndrimet që ata kanë tashmë për arsye të tjera. Një qasje më e arsyeshme bazohet te ligji, por e kombinon atë me humanizmin, realitetin, interesin madhor të SHBA-së dhe NATO-s dhe sensin e përbashkët.
Ai i kushtohet mbi të gjitha kufizimit të dhunës në të ardhmen (dhe në rastin e Kosovës, shmangies së vendosjes së përhershme të trupave të NATO-s). Sigurisht, ajo nuk përputhet me standardet absolute as të ligjshmërisë dhe as të moralit, por me atë që Hans Morgentau e quajti dikur “politika e së keqes më të vogël”.
Dhe në rastin konkret kjo është ndarja e Mitrovicës nga Kosova, pasi tashmë është e qartë se serbët vendas nuk duan t’i besojnë shumicës shqiptare të Kosovës dhe qeverisë së saj për respektimin e të drejtave të tyre. Ribashkimi i Mitrovicës me Serbinë (pas një referendumi lokal të mbikëqyrur nga OKB), nuk do t’i jepte fund mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës.
Por do të largonte rrezikun më të madh, një konflikt lokal etnik në Kosovë, që mund të çonte në një luftë tjetër rajonale. Ne duhet ta njohim në këtë kontekst dallimin e madh midis ligjit ndërkombëtar dhe atij vendas. Shpesh ligjet dhe institucionet e veçanta ndërkombëtare nuk njihen nga shumë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për të krijuar institucione të tilla, ato nuk kanë gjykata të njohura botërisht dhe asnjë forcë policore e njohur ndërkombëtarisht. Në fakt, e drejta ndërkombëtare është në fakt shumë më afër të drejtës zakonore tradicionale të shoqërive të ndryshme fisnore.
Ajo nuk bazohet në ligje të shkruara fikse, por mbi një konsensus të përgjithshëm kulturor. Ajo i kushton respekt moralit, por njeh edhe realitetin e fuqisë relative. Mbi të gjitha, në komunitetet e armatosura rëndë dhe të diskutueshme, ajo i është përkushtuar jo aq shumë ndëshkimit të dhunës sesa përfundimit të saj dhe rivendosjes së paqes. Kjo qasje është shumë larg ideales. Por për raste si Kosova, ndoshta është më e mira që kemi.
Shënim:Anatol Lieven, është Drejtor i Programit të Eurasia në “Quincy Institute for Responsable Statecraft”.?Më herët ka qenë profesor në Universitetin Xhorxhtaun dhe në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës./ Përshtatur nga CNA
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...