Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të hapura. Tensioni në kufijtë lindorë të Evropës është gjithnjë e më i lartë. Prej javësh Polonia është shprehur shumë e shqetësuar për atë që po ndodh përtej kufirit, në Bjellorusi.
Frika në rritje vjen për shkak të pranisë së mercenarëve të Grupit Vagner në kryeqytetin bjellorus Minsk dhe rrethinat e tij, por mbi të gjitha për mundësinë e shpërthimit të një krize të re të migracionit në pikat e saj kufitare.
Udhëheqësi autokrat bjellorus Aleksandër Llukashenko, i hodhi më shumë benzinë zjarrit gjatë një interviste që dha për gazetaren ukrainase "Diana Pançenko". Ai deklaroi ndër të tjera se vendi i tij nuk ka ndërmend të përdorë armët bërthamore të Rusisë, të vendosura së fundmi në territorin e vendit të tij “nëse nuk përballet me një akt agresioni”.
Por më tej Llukashenko e shtoi dozën e kërcënimit, duke thënë se në rast sulmi është gati të përdorë “të gjithë arsenalin e armëve bërthamore që ka në dispozocion”. Por destabiliteti përgjatë kufijve nuk ndalet vetëm në Varshavë. Ai ka përfshirë edhe Lituaninë fqinje.
Më 17 gusht, Vilniusi vendosi të mbyllë 2 pika kufitare me Bjellorusinë, në Shumskas dhe Tverecius. Qeveria lituaneze e justifikoi këtë vendim me pasigurinë në rritje të kufijve nga frika e depërtimeve të parregullta të emigrantëve dhe të ushtarëve të Grupit Vagner, por edhe për të penguar çdo lloj kontrabande mallrash.
Pjesa më e madhe e trafikut u devijua për në Medininkai, pika që konsiderohet si më e mirë-pajisur për kontrolle kufitare. Megjithatë, presidenti Gitanas Nauseda nuk e ka përjashtuar mbylljen e plotë të kufijve me Bjellorusinë. Pikërisht për këtë çështje, më 28 gusht është planifikuar nënshkrimi i një marrëveshje trepalëshe midis Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë. Në tryezë do të vendimi nëse do të mbyllen apo jo kufijtë me Bjellorusinë. Tensionet midis vendeve lindore të BE-së dhe Bjellorusisë kulmuan rreth 3 vite më parë, kur Minsku u trondit nga protestat e mëdha popullore pas rikonfirmimit të Llukashenkos në krye të vendit, dhe kur Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja ndaj autokratit bjellorus dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit.

Një vit më pas, në vitin 2021, Bjellorusia “u kundërpërgjigj” duke lehtësuar kalimin përtej kufirit në Poloni të mijëra emigrantëve që vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Një akt armiqësor, që sipas Varshavës dhe Brukselit ishte një përpjekje për ta destabilizuar Evropën, i orkestruar nga Kremlini dhe me bashkëpunimin e Minskut.
Më pas erdhi 24 shkurti i vitit 2022 dhe i pushtimi të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë. Qeveria polake ishte ndër mbrojtëset më të vendosura të Kievit, duke i dhënë menjëherë Zelenskit të gjitha llojet e mbështetjes. Por jo vetëm kaq. Ky vend ka treguar se është qendra e përsosur për menaxhimin e kontributit të NATO-s dhe Perëndimit për çështjen ukrainase.
Shumë shpejt u bë baza e shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe armëve për Ukrainën, por në të njëjtën kohë edhe pikënisja për operacionet e fshehta të CIA-s. Një rrugë analoge ka qenë ajo e 3 republikave baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat në nivelin politik dhe operacional kanë mbështetur çdo iniciativë të Aleancës Atlantike për mbështetjen e Ukrainën.
Ky skenar, ka bërë që vitin e fundit, tensioni që po mbretëron prej vitesh përgjatë Perdes së re të Hekurt, të rritet akoma më tej në një mënyrë dramatike. Dhe shenjat e këtij përshkallëzimi janë të shumta, ndonjëherë shumë shqetësuese. Minsku dhe Moska po përdorin një qasje me dy drejtime.
Nga njëra anë një ofensivë diplomatike dhe e marketingut politik, dhe nga ana tjetër një qasje muskuloze në çështjet e ushtrisë dhe mbrojtjes. Në të parën kemi akuzat e përsëritura të Kremlinit kundër Polonisë, se kjo e fundit është e interesuar për kauzën e Kievit, vetëm sepse synon të aneksojë disa rajone lindore të Ukrainës.
Por ato që shkaktojnë më shumë shqetësim janë lëvizjet ushtarake. Një nga lëvizjet që shkaktoi më shumë bujë, ishte zhvendosja e disa prej armëve të saj bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në territorin bjellorus, një vendim që e afroi “hijen” bërthamore më pranë kufijve të NATO- s.
Faktor tjetër madhor destabilizues, janë stërvitjet ushtarake në territorin e Bjellorusisë të zhvilluara këtë vit. Përpjekja për grusht shteti e Jevgeni Prigozinit në qershor, e ndërlikoi edhe më tej situatën. Tërheqja e Grupit Vagner nga Moska, e ndërmjetësuar nga Llukashenko hapi dyert e Bjellorusisë për mercenarët rusë.
Midis konfirmimeve dhe thashethemeve për tërheqje, numri i mercenarëve në Bjellorusi mund të jetë ende i rëndësishëm. Rreth 7.000 burra sipas kanalit pro-Vagner ‘Gray Zone’ në Telegram. Në fillim të muajit gusht, burime të shërbimeve sekrete britanike, zbuluan se grupi paraushtarak është i angazhuar në stërvitjen e ushtrisë bjelloruse.

Më 16 gusht, mbërriti konfirmimi se grupi i themeluar nga Prigozhin ishte e regjistruar në Bjellorusi si një kompani që merret me “mësimin”. Në korrik, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes publikoi një foto në Telegram që konfirmonte fillimin e stërvitjeve ushtarake në zonën e Brestit, një qytezë disa kilometra larg Polonisë.
Fotoja jo vetëm që konfirmoi operacionet në terren, por tregoi gjithashtu se operativë nga GrupiVagner po stërviten së bashku me forcat e armatosura të Minskut. Disa javë më vonë, në fillim të gushtit, Polonia denoncoi depërtimin e helikopterëve bjellorusë në hapësirën e saj ajrore, duke folur hapur për provokime.
Më pas më 7 gusht, Minsku lëvizi përsëri trupat duke i dërguar një sinjal tjetër Evropës. Forcat e armatosura bjelloruse, zhvilluan një sërë manovrash në zonën e Grodnos, një qytet shumë afër kufirit me Poloninë dhe Lituaninë. Ministria bjelloruse e Mbrojtjes, tha se stërvitjet bazoheshin mbi përvojën e “operacionit special ushtarak”, pra sulmit rus ndaj Ukrainës.
Stërvitja do të përfshinte përdorimin e dronëve, por edhe ndërveprimin midis tankeve dhe forcave të motorizuara të njësive të tjera të ushtrisë. Raundi i fundit i lojërave të luftës, është ndoshta episodi më shqetësues, për shkak se u zhvillua disa kilometra larg Hendekut Suvalki, një rrip toke prej rreth 96 km që e ndan Poloninë dhe Lituaninë, dhe që konsiderohet si hallkat më e dobët e NATO-s dhe BE-së.

Sipas disa ekspertëve perëndimorë, Hendeku Suvalki, mund të jetë epiqendra e një përplasjeje të madhe midis Rusisë dhe NATO-s, një pikë ku Moska mund t’i “shkëputë” 3 republikat baltike duke i shndërruar ato në një ishull, siç u shpreh së fundmi edhe
Siç e rikujton edhe agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, kjo zonë patrullohet në njërën anë nga trupat polake dhe amerikane; dhe nga ana tjetër nga forcat gjermane, kanadeze dhe lituaneze. Varshava ka vendosur kohët e fundit një forcë mbrojtëse të përbërë nga 10.000 trupash për të mbrojtur kufirin prej rreth 400 kilometrash me Bjellorusinë.
Tensioni përgjatë kufirit më lindor të Evropës, do të mbetet i lartë edhe për muajt në vijim. Nga Varshava në Talin, shqetësimi është i madh. Më 17 gusht, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics zhvilloi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pikërisht mbi marrëdhëniet e tensionuara me Bjellorusinë.
Në qendër të takimit ishte paqëndrueshmëria e kufirit pas mbërritjes së Vagner në Bjellorusi dhe shtimi i emigracionit klandestin. Ndërkohë edhe në Varshavë alarmi është maksimal. Në fillim të këtij muaji, 2 shtetas rusë u arrestuan me akuzën e përhapjes së ideologjisë së Grupit Vagner.
Edhe e ashtuquajtura Komandë e Forcave Patriotike, një formacion i aktivistëve bjellorusë që vepron si një vegël në duart e qeverisë së Minskut, përbën një burim shqetësimi. Grupi, që publikon vazhdimisht komunikata në gjuhën polake, akuzoi politikanët e Varshavës se po “ndezin flakët e luftës me retorikën e tyre, të nxitur nga një furi shovinizmi”./ Pershtatur nga CNA
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...