web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e kontrollon Zoti historinë?

21 Gusht 2023, 18:40, Blog Ross Douthat
A e kontrollon Zoti historinë?
Foto ilustruese

Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argumentet e ligësisë së stalinizmit dhe virtytet e anti-komunizmit të hershëm të Luftës së Ftohtë, mendova se mund të tërhiqesha në një debat të fundjavës së kaluar në mediat sociale rreth marksizëm-leninizmit. Në fakt nuk ndodhi kështu.

Sepse në vend të saj, u përfshiva në një debat tjetër lidhur me totalitarizmin:nëse shkatërrimi i Gjermanisë së Hitlerit ishte një verdikt i vërtetë dhe i drejtë i Zotit të Plotfuqishëm. Kjo pyetje lindi nga dy diskutime mbi politikës së ekstremit të djathtë.

I pari i shkaktuar nga një shkrim i i Grem Ud në “The Atlantic” mbi Perversin e Epokës së Bronzit dhe të shkrimtarit Riçard Hanania, i cili e ka pranuar dhe ka kërkuar falje që dikur në rininë e vete botonte me pseudonim shkrime raciste.

Stili i mendimit të ekstremit të djathtë i përfshirë në të dyja historitë, e merr si diçka të mirqenë dekadencën perëndimore, ndërsa argumenton se Krishterimi është një “enë” e dobët për çdo lloj ringjalljeje kulturore.

Ideja e tij kryesore, është se një konservatorizëm që fokusohet tek burimet klasike dhe pagane, dhe përqafon një lloj identitarizmi racor, mund të jetë më shumë i mirë dhe jetik në angazhimin e tij me kohën. Një version i pikërisht këtij argumenti qarkulloi rreth Platformës X, e njohur deri dje si Twitter, dhe kur dikush kërkoi një përgënjeshtrim, unë bëra disa postime.

Në to theksova se përpjekja e fundit për ta rikthyer qytetërimin evropian mbi bazën e trashëgimisë dhe eugjenisë klasike-teutone çoi në mizori të papërshkrueshme dhe në shkatërrimin total të thelbit të Evropës. Dekadenca e Krishterimit perëndimor e bën të pashmangshëm kthimin e niçeanizmit të krahut të djathtë.

Por të krishterët mund të thonë me njëfarë garancie, se gjykimi i Perëndisë mbi atë projekt është tashmë i dukshëm. Unë kam dhënë komentet e mia për të ardhmen tonë të mundshme pagane, duke përfshirë një argument në fillim të këtij viti mbi eutanazinë gjatë një replike ndaj Hananias (që mendoj se mbetet një shembull i një libertarianizmi pagan, pavarësisht nga pretendimi i tij se ka evoluar në një individ neoliberal).

Por këtu mund të thuhen shumë më tepër gjëra. Por unë dua të marr një qasje paksa të ndryshme, sepse postimi im mbi qëllimet e Zotit frymëzoi disa kundërpërgjigje nga vetë Ud. “Nëse gjykimi i Zotit është humbje në një luftë apo rënien në duart e përndjekësve brutalë, a do të thotë kjo se ju mendoni që Zoti e gjykoi Jezusin si të keq dhe romakët si të mirë?”- pyeti ai.

A e kontrollon Zoti historinë?

Dhe më pas “a pasqyron bilanci i Luftës 30-vjeçare gjykimin e Zotit mbi një Evropë që ishte shumë e lidhur me fenë?”. Pyetja e parë është e lehtë për t’u shpërfillur, sepse nuk ka asnjë dyshim se të krishterët mendojnë se mënyra për të kuptuar gjykimin e Zotin për jetën dhe mesazhin e Krishtit, është në dritën e ringjalljes së tij, dhe jo vetëm në vdekjen e tij në kryq.

Pati një luftë në Javën e Shenjtë dhe Jezusi fitoi, është një deklaratë e vrazhdë e mesazhit të krishterë, por jo e pasaktë. Dhe nëse doni ta përkufizoni atë në termat e një konflikti midis Romës dhe Krishtit, katolikët romakë do të argumentojnë se lufta në fjalë përfundoi me konvertimin e Konstandinit dhe jo me kryqëzimin, me Bazilikën e Shën Pjetrit që qëndroi në këmbë si një monument fitoreje.

Por që nga ajo kohë krizat dhe katastrofat e ndryshme në botën e krishterë, përfshirë Luftën Tridhjetëvjeçare, nuk e pranojnë këtë lloj interpretimi të rregullt. Njëkohësisht, i krishteri serioz nuk mund të heqë dorë thjesht nga pyetja, pasi ne jemi të detyruar të besojmë se historia zbulon synime dhe plane hyjnore.

Në fakt, edhe pse e lejon kompleksitetin e debateve rreth asaj që Perëndia dëshiron në krahasim me atë që e lejon, providencializmi (plani hyjnor) është në thelb i pashmangshëm kur flitet për një hyjni që ka krijuar botën dhe që vepron përgjatë rrjedhës së historisë.

Kjo është arsyeja pse interpretimet providencialiste, qëndrojnë midis të krishterëve më liberalë, si dhe atyre më tradicionalë, me teologjitë progresive dhe konservatore që e justifikojnë veten përmes leximit të “shenjave të kohërave”, stinëve të historisë por edhe veprimit të Frymës së Shenjtë.

Sa më absolutisht të sigurta të shfaqen këto interpretime, aq më të dyshimta janë ato. Është shumë e vështirë të dallosh qëllimet e Perëndisë gjatë gjithë jetës tonë individuale. Edhe dallimi i tyre nëpër harkun e historisë duhet bërë me një përulësi maksimale.

Po me këtë unë kam një pikëpamje të asaj që sugjeron Lufta Tridhjetëvjeçare dhe pasojat e saj për veprimet e Zotit në botën moderne. Po ashtu edhe sesi ky rast studimi ndryshon nga shembulli nazist, duke filluar me faktin që Krishterimi nuk u shkatërrua në vitet 1600, Papa nuk kreu vetëvrasje në një bunker ndërsa Roma iu shemb mbi kokë, dhe idetë e krishtera dhe udhëheqësit e krishterë nuk ishin kujtohen si ikona të shthurjes absolute në dekadat dhe shekujt që pasuan.

Përkundrazi, ajo që u prish në shekullin XVII-të, ishte një ide e caktuar e të ashtuquajturit Krishterim, një lloj i caktuar uniteti politiko-fetar. Dhe gjykoj se një i krishterë serioz duhet ta shohë në atë thyerje një lloj gjykimi hyjnor mbi të krishterët që përpiqen ta mbështesin atë rend.

Mund të jetë jo domosdoshmërisht një gjykim mbi idenë e një rendi të tillë, që mëton se i ashtuquajturi Krishterim duhej të vdiste në mënyrë që të zëvendësohej nga një qytetërim superior dhe më laik. Por sigurisht një gjykim mbi metodat vëllavrasëse dhe të pamëshirshme që si katolikët ashtu edhe protestantët u përpoqën të përdornin për të mbështetur vizionet e tyre konkurruese në një rend të krishterë.

Unë mendoj se katolikët kishin argumentet më të mira teologjike. Por me urtësinë e tij, Zoti nuk lejoi asnjërën palë të pretendonte një fitore të sigurt, duke siguruar që çdo formë e të ashtuquajturit Krishterim i ardhshëm të rindërtohej në linja shumë të ndryshme.

Gjërat mund të ishte ndryshe. Vetëm shembulli i historisë fetare të Anglisë tregon mënyra të ndryshme se si Perëndia mund t’i kishte bërë gjërat më të lehta për palën katolike:Katerina e Aragonës mund të kishte lindur një trashëgimtar mashkull, Meri Tudor mund të kishte një fëmijë, dhe Armada spanjolle mund të kishte triumfuar.

Edhe shumë më vonë me një fat dhe mot më të mirë, rebelimet jakobite mund të kishin pasur sukses. S’ka nevojë të pretendohet siguri tek qëllimet e Perëndisë për të parë një “mbyllje të përsëritur të derës” për disa lloje të restaurimit katolik në këtë histori. Por më e rëndësishmja:jo një mbyllje të derës për vetë Krishterimin.

Nga këndvështrime të ndryshme - të krishtera dhe pesimiste, laike dhe triumfaliste, tani pagane dhe antikristiane - ekziston një narrativë e historisë moderne që e ngatërron shkatërrimin e të ashtuquajturit Krishterim me rënien e Krishterimit.

A e kontrollon Zoti historinë?

Ai supozon se moderniteti në tërësi duhet të jetë ose një kthesë krejtësisht e gabuar (perspektiva e pesimistit të krishterë) ose një kthesë e gabuar, për të cilën është përgjegjës Krishterimi, ndaj ai nuk mund të na shpëtojë (teza pagane e krahut të djathtë), përveçse nëse ndjek një rrugë të lavdishme drejt Iluminizmit që ta bëjë të parëndësishëm Krishterimin tradicional (optimisti laik).

Megjithatë, për krishterimin, epoka moderne përbëhet nga 2 histori të ndërthurura:një histori konflikti, dështimi dhe zhgënjimi për shumë institucione të krishtera, ndarja dhe dobësia e tyre përballë fuqive të tjera, të ndërthurura së bashku me historinë e qëndrueshmërisë së fesë së krishterë që përhapet globalisht.

Pavarësisht nëse moderniteti liberal përfaqëson apo jo një “katastrofë metafizike”, ai ka krijuar një qytetërim botëror në të cilin Ungjilli është predikuar në skajet më të largëta të planetit, dhe në të cilin sipas një studimi ka sot 2.6 miliardë të krishterë; në të cilën, në mesin e një krize të gjatë të katolicizmit perëndimor, më shumë katolikë të rinj morën pjesë në Ditën Botërore të Rinisë në Portugali, se sa banonin në të gjithë Romën, Parisin dhe Londrën mesjetare të marra së bashku.

Shtrirja e jashtëzakonshme e Krishterimit global, është pjesë e asaj që më bën skeptik ndaj narrativave dekliniste nga bashkë-besimtarët e mi, dhe më të prirur drejt disa llojeve të tekno-futurizmit, kundër interpretimeve moderne të botës së vonë si një motor zhgënjimi apo si një makineri që gllabëron shpirtra.

Së paku, për aq sa urdhëresa thelbësore e Jezusit të ringjallur - shkoni dhe bëni dishepuj të të gjitha kombeve - është përmbushur nga dhe përmes modernitetit tonë të teknologjisë së lartë dhe pluraliste, çdo lexim providencialist i kësaj historie nuk mund të jetë vetëm negativ./ Pershtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga