Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pranisë ekonomike të Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, 3 vendet e Ballkanit Perëndimor ku historikisht Moska ka pasur ndikimin më të madh. Kjo theksohet në një raport të ri të Clingendael, Institutit Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Ndërsa Rusia ka ende ndikim ekonomik në të tria vendet, sidomos si një eksportuese e energjisë dhe pronare e infrastrukturës thelbësore të energjisë, roli i saj në ekonomitë e tyre në përgjithësi është tejkaluar shumë nga ai i BE-së, si para ashtu edhe pas pushtimit të shkurtit 2022, theksohet në raportin me titull “Pak substancë, shumë ndikim”, që analizon synimet dhe ndikimin e Rusisë në të tria vendet.

Në përgjithësi, zbulojnë autorët e raportit, ka pasur vetëm një ndikim të vogël nga pushtimi rus i Ukrainës në qëndrimin e saj në lidhje me Bosnjën, Malin e Zi dhe Serbinë, me qasjen e saj themelore kryesisht të pandryshuar.
“Ndërsa pushtimi i ka thelluar vijat ndarëse midis Rusisë dhe Perëndimit dhe një rënie të kapaciteteve financiare dhe diplomatike ruse, ne shohim ende vazhdimësi në drejtim të strategjive dhe objektivave rus”- theksohet ndër të tjera në dokument.
“Burimet e ndikimit të Rusisë në të tria vendet kanë qenë mesatarisht nën presion, si rezultat i hapave të parë që kanë hedhur Bosnja dhe Serbia për të diversifikuar burimet e energjisë, si dhe i presionit perëndimor për të zbehur lidhjet e tyre politike dhe të sigurisë me Federatën Ruse. Por për momentin, kjo nuk ka ndikuar ende tek aftësia e Moskës për të vepruar si një sabotuese e integrimit euroatlantik të tri vendeve”- nënvizon më tej raporti.
Shpresat e Rusisë për ta përdorur rajonin e Ballkanit si një rrugë për të dërguar naftën dhe gazin e saj në Evropë, u shkatërruan që në vitin 2014, kur u braktis projekti “South Stream”. Pushtimi i Ukrainës i vitit të kaluar vetëm sa e konfirmoi këtë, me uljen e ofertës së gazit rus, kërkesën më të ulët evropiane, dhe me sanksionet e BE-së mbi importet ruse të naftës që do ta çimentonin këtë ndryshim.

E megjithatë ajo vazhdon të punojë për të ruajtur ndikimin e saj ekonomik në rajon të bazuar tek energjia. Në sektorin energjetik, Moska e ruan ndikimin duke furnizuar thuajse të gjitha importet e gazit në Serbi dhe Bosnjë, ku zotëron edhe infrastrukturën energjetike përkatëse.
“Rusia ruan ndikimin ekonomik, veçanërisht në sektorin energjetik në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, pasi siguron gati 100 për qind të importeve të gazit të të dyja vendeve, ndërsa gjiganti i saj energjetik Gazprom zotëron infrastrukturën thelbësore të energjisë në këto vende. Rusia po i përdor aktivisht lidhjet energjetike për të ndikuar politikisht në rajon”- thuhet në raport.
Megjithatë, dokumenti thekson se pjesa e gazit në tërësinë e furnizimeve energjetike të secilit vend mbetet e ulët. Ndërkohë, deri më sot Rusia e ka bindur vetëm Serbinë të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të udhëhequr nga Rusia.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ndjek 3 objektiva themelorë. Së pari, ajo synon të afirmojë fuqinë e saj globale. Së dyti, synon të pengojë integrimin euroatlantik duke kundërshtuar përfshirjen e NATO-s dhe BE-së dhe nxitur destabilitetin. Dhe së treti, rajoni, dhe veçanërisht Kosova, tentohet që të përdoret si një levë për politikën e jashtme më të gjerë të Rusisë, duke mbrojtur ndikimin e saj në zonat fqinje.
Qasja e saj për arritjen e këtyre qëllimeve është kryesisht oportuniste.
“Kremlini shfaq ambicie të moderuara për ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me të tria vendet, gjë që reflektohet edhe në instrumentet që përdor për të ndikuar në rajon.
Moska nxit kontaktet dhe ndikon në këto vende përmes një game të gjerë politikanësh, Kishës Ortodokse, mediave dhe grupeve të përfituara keqdashëse, duke përdorur lidhjet energjetike, si dhe tensionet lokale dhe kujtimet historike. Ajo e ndjek këtë qasje qëllimisht, dhe ka rezultuar relativisht e suksesshme”- thuhet në raportin e institutit holandez.
Edhe pse pas pushtimit të Ukrainës janë rritur shqetësimet e Perëndimit për ndikimin e Moskës në Ballkanin Perëndimor, autorët e raportit argumentojnë se rajoni nuk është një prioritet i politikës së jashtme për Rusinë.
“Vëmendja e Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor, si pjesë e politikës së saj më të gjerë të jashtme, është zbehur gjatë viteve të fundit. Tani Rusia është kryesisht e interesuar të pengojë integrimin në BE dhe NATO, të projektojë statusin e saj të fuqisë së madhe, dhe të luajë një rol sabotues në rajon përmes përpjekjeve për destabilizimin”, - shpjegojnë ata.
Kjo është në kontrast me kundërshtimet më të forta ruse ndaj asaj që Moska e sheh si ndërhyrje perëndimore në shtetet postsovjetike të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Me pak fjalë, Rusia e sheh rajonin si një mjet që mund të përdoret për të projektuar statusin e fuqisë së saj të madhe nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër e pengon Perëndimin dhe mbjell “farën” e trazirave.
Gjithsesi, Moska nuk duket se është e gatshme të investojë në marrëdhënie të institucionalizuara dhe më të gjera me të tria vendet e rajonit. Politika që ndjek synimet ruse në Ballkanin Perëndimor duket kryesisht pa ndonjë përmbajtje theksohet në raport.
Përveç levave të saj ekonomike, Rusia synon gjithashtu të ndikojë në rajon përmes kanaleve politike, ushtarake dhe mediatike. Në nivel politik, ndikimi i Rusisë është më i dukshëm në mesin e politikanëve serbë, të cilët përdorin narrativa të ngjashme me Rusinë dhe e përdorin mbështetjen ruse.
Është veçanërisht e rëndësishme mbështetja e Rusisë për Beogradin për çështjen e Kosovës. Megjithatë, vë në dukje raporti, ndërsa e portretizon veten si një partnere, Rusia shfrytëzon taktika të efektshme keqdashëse për të diktuar peizazhin politik të Ballkanit Perëndimor.

“Në mungesë të një pranie ushtarake në rajon, Rusia mbështet figurat dhe organizatat nacionaliste të ekstremit të djathtë, të cilat në përgjithësi i ngjajnë më shumë grupeve të krimit të organizuar sesa organizatave paraushtarake, për të arritur qëllimin e saj për destabilizimin duke nxitur polarizimin dhe ndjenjat antiperëndimore”.
Në fushën e mbrojtjes, Rusia synon të mbështesë bashkëpunimin me Serbinë duke mbështetur militarizimin e Republikës Srpska, pjesë e shtetit federativ të Bosnjës. Nga ana tjetër Rusia nuk ka prani ushtarake në rajon, përkundrazi ajo përdor “metoda të tjera hibride për të nxitur konflikte të pazgjidhura dhe destabilitet”.
Në përgjithësi këto përpjekje kanë dështuar dhe shumica e vendeve të rajonit, përfshirë Malin e Zi, janë bërë anëtare të NATO-s. Megjithatë, Moska ka qenë më e suksesshme në përpjekjet e saj për kontrollin e mediave lokale dhe fushatat e keqinformimit.

Nëpërmjet portaleve të mbështetura nga Rusia, mediave lokale dhe platformave sociale, propaganda ruse depërton në Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbi. Ky keqinformim i përhapur, ka bërë që pjesë të konsiderueshme të shoqërisë të kenë pikëpamje në favor të Rusisë dhe udhëheqjes së saj.
“Rusia përdor narrativa të ndryshme në qasjen e saj ndaj Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat rezonojnë shumë mirë me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së tyre”, - theksohet në raport.
Në këto narrativa, Rusia paraqitet si mbrojtëse e interesave të Serbisë përballë Kosovës, por edhe si mbrojtës i vlerave tradicionale kristiane-ortodokse.
Pjesërisht falë suksesit të këtyre strategjive, roli sabotues i Rusisë në procesin e integrimit euroatlantik të rajonit, mbetet për momentin i papenguar. Në përgjithësi, siç detajohet edhe nga raporti, pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në një mënyrë të moderuar, por jo në mënyrë thelbësore, në qëndrimin e Moskës ndaj Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë./ Përshtatur nga CNA
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...