E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që fliste mbi tërheqjen e trupave amerikane nga Saigoni, kryeqyteti i Vietnamit të Jugut. Është një temë po aq magjepsëse dhe e tmerrshme sa dikur, por që sot ka një element shtesë tejet pikant.
Sepse, historia nuk është kurrë vetëm thjesht histori. Cilido që mendonte se Amerika mund të kishte nxjerrë një mësim nga ai dështim i madh, do të ketë sot parasysh tërheqjen ndoshta edhe më katastrofike nga Afganistani në verën e 2 viteve më parë. Ngjashmëritë janë të çuditshme.
Panik. Banorë vendas që me dëshpërim kapeshin pas avionit të fundit që po bëhej gati të largohet. Trupat amerikane që mbronin ambasadën tonë në vitin 1975, u urdhëruan të digjnin miliona dollarë në para të thata, në mënyrë që vietnamezët e veriut të mos i shtinin në dorë ato.
Por ajo shumë duket si një çikërrimë në krahasim me tërheqjen e 2021-shit, kur amerikanët u dorëzuan talebanëve sasinë më të shtrenjtë dhe më të kompletuar të pajisjeve ushtarake në botë. Pra, ka kaq shumë gjëra që mund të mësohen nga historia. Natyrisht, administrata Biden pretendoi se me tërheqjen e saj i dha fund një angazhimi ushtarak të gjatë dhe tejet të diskutueshëm.

Por mënyra e tërheqjes dhe dobësia e parashikuar ka pasur pasoja të mëdha. Shumë ekspertë besojnë se dëshira e kahershme e Vladimir Putinit për të aneksuar Ukrainën, u nxit nga mënyra joefektive përmes së cilës u tërhoq SHBA-ja nga Afganistani. Më e keqja është se aksi mbi të cilin lëviz rendi global, është zhvendosur ndjeshëm gjatë 2 viteve të fundit.
Për shembull, nëse do të bëni një hap tjetër të madh në një rajon, është më mirë të siguroheni paraprakisht që çdo aleancë tjetër të jetë në një gjendje pune shumë të mirë. Izolimi i nevojshëm i Rusisë që nga agresioni i saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, e ka shtyrë Rusinë më afër boshtit të saj, me Kinën dhe Iranin.

Sigurisht, një koleksion i larmishëm vendesh, por jo pa ndikim, dhe aq më tepër me arsye për të mbështetur aleatët e tyre natyralë. Administrata Biden është treguar jashtëzakonisht e dobët për ta bërë këtë. Në përgjithësi Izraeli mendohet nga të huajt si pothuajse de fakto brenda orbitës së Amerikës.
Por prishja e kësaj marrëdhënieje gjatë administratës Obama (gjatë së cilës Bajden ishte zv/president) është një fakt i pamohueshëm. Gjatë asaj kohe, Izraeli u detyrua në mënyrë të pashmangshme të mbante hapur linja të tjera miqësie, përfshirë edhe atë me Rusinë.
Pra Izraeli, si një çështje realpolitike, e ka mbajtur veten jashtë demarkacioneve të qarta, ndryshe nga aleatët e tjerë të Amerikës që nga fillimi i krizës në Ukrainë. Deri vonë, kishte pak ngjashmëri mes izraelitëve dhe sauditëve. Por Bajden ka arritur të krijojë disa të tilla.
Ai e kritikoi publikisht princin e kurorës për vrasjen e Xhamal Kashoxhit, dhe për pasojë sauditët kanë qenë gjithnjë e më pak të prirur t’u binden urdhrave të Uashingtonit. Pas rritjes së çmimeve të energjisë verën e vitit të kaluar për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, Biden shkoi personalisht në Arabinë Saudite, dhe u kërkoi atyre të rrisin prodhimin e naftës.

Ajo ishte një periudhë kur një udhëheqës amerikan mjaftonte të ngrinte telefonin. Por me afrimin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Riadi bëri në fakt të kundërtën, duke e reduktuar prodhimin.
Ishte një fyerje mbresëlënëse, një shenjë se sauditët jo vetëm nuk kishin nevojë të bënin atë që kërkonte SHBA-ja, por mund të bënin të kundërtën në rast se do të donin. Në një situatë të tillë, formohen aleanca të reja të rrezikshme. Zhvillimi më i habitshëm vitin e kaluar, ka qenë përpjekja e guximshme e kinezëve për të marrë rolin që dikur pritej të ushtrohej nga SHBA-ja.
Nëse do të ndërmjetësohej një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, deri dje supozohej se ajo që do ta bënte këtë do të ishte Amerika. Tani nuk ndodh më kështu. Kur u arrit një marrëveshje në mars të këtij viti për të rivendosur marrëdhëniet midis 2 armiqve të mëdhenj në rajon, Iranit dhe Arabisë Saudite, ai që e ndërmjetësoi ishte Pekini.
Gati në të njëjtën kohë, ishte udhëheqja kineze, ajo që nisi të reklamonte mundësinë e një “marrëveshjeje për paqe” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ajo “marrëveshje” bazohej te qëndrimi minimalist rus, sipas së cilit Moskës duhet t’i lejohet që të mbajë territorin që ka aneksuar.
Por ndërsa kundërofensiva ukrainase po shënon një përparim të ngadaltë, shumë vende të paangazhuara e shohin Kinën si një ndërmjetëse të besueshme për zgjidhjen e konfliktit. Ndërkohë amerikanët përsërisin moton se do ta ndihmojnë Ukrainën për “aq kohë sa të duhet”.

Dhe sido që të jenë pikëpamjet tuaja personale mbi konfliktin në Ukrainë, është e vështirë të mohohet se qasja në Uashington ka ndryshuar vazhdimisht. Disa lloj municionesh refuzohen të dërgohen një muaj, dhe dërgohen muajin tjetër. Dërgimi i tankeve dhe avionëve cilësohet si diçka e paimagjinueshme në një moment, ndërsa dërgohen sërish muajin pasardhës.
Asgjë nga këto nuk ndihmohet nga mungesa e plotë e besimit, që mund të perceptojë cilido që mban kontakte me presidentin amerikan. Muajin e kaluar, Biden zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin izraelit Isak Hercog. U shpresua që ajo vizitë t’i siguronte izraelitët se marrëdhënia ishte midis 2 vendeve është po aq e qëndrueshme sa edhe më parë.

Dhe vizita ndodhi në të njëjtën kohë kur Bajden po qortonte kryeministrin Benjamin Netanjahu për reformat e tij në sistemin e drejtësisë. Ky është në vetvete një gabim klasik i Joe Bidenit. Ç’punë kanë amerikanët nëse qeveria izraelite zgjedh të bëjë ndryshime të vonuara prej kohësh në sistemin e saj gjyqësor? A do të presë dikush që Netanjahu të ndërhyjë dhe të kritikojë qeverinë amerikane pse Gjykata e Larta e SHBA-së është e politizuar?
Ideja është absurde, por besimi se amerikanët kanë të drejtën t’u japin leksione të gjithëve në rajon, është i ngritur në një sistem, sa herë që aleatët e Amerikës kanë nevojë për inkurajim përtej fjalëve apo fotografimeve të herëpashershme midis udhëheqësve.
Ndërkohë Teherani po e zhvat edhe një herë SHBA-në duke kërkuar para për të burgosurit. Irani është një shtet diktatorial që nga viti 1979. Por ka pak shtete të tilla në botë, ndaj të cilave Amerika shantazhohet vazhdimisht dhe madje me sukses.

Ndaj prisni që paletat plot me para të vazhdojnë t’u dorëzohen edhe një herë iranianëve, njëlloj si gjatë viteve të qeverisjes Obama-Bajden, një regjimi që po tregon muskujt në prag të përpjekjes për t’u bërë një fuqi bërthamore. Për shumë vende të rajonit, Arabinë Saudite dhe Izraelin, ky është një skenar plot makthe.
Gjithsesi, Irani gjendet sot në një pozitë të mirë. Ai ka disa miq të fortë - kryesisht Kinën - dhe disa armiq të dobët, përfshirë SHBA-në. Pra kemi një zhvendosje delikate në boshtin e fuqisë globale. Dhe gjatë ndryshimeve të tilla delikate, mund të ndryshojnë botë të tëra./ Përshtatur nga CNA
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...