Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e lexon gabim konfliktin Serbi-Kosovë si një “pogrom” kundër serbëve të Kosovës, ndërsa mohon çdo përgjegjësi të tijën për përshkallëzimin e krizës.
Ç’është më e keqja, zyrtarët perëndimorë vazhdojnë ta tolerojnë autokratin ballkanas, duke neglizhuar sjelljen e tij të pamatur që po kërcënon hapur rajonin me një destabilitet të ri. Vala e re e dhunës shkaktoi plagosjen e të paktën 25 trupave të NATO-s nga protestuesit serbë në veri të Kosovës në muajin maj, si dhe ka detyruar përforcimin e tyre me forca shtesë.
Por në vend se të godasë burimin e destabilitetit, Kosova po përballet me presionin e
Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të krijuar një asociacion/bashkësi të Komunave me shumicë Serbe (A/CSM), për të përfaqësuar zonat e trazuara të veriut të Kosovës. Kjo çështje do të vijë sërish në qendër të vëmendjes në shtator. Protestat nga serbët e Kosovës shpërthyen kur Prishtina u përpoq të lehtësonte marrjen e detyrës nga kryetarët
shqiptarë të komunave veriore të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Por, kjo lëvizje ishte e papëlqyeshme në mesin e serbëve të Kosovës, sepse Lista Serbe, një parti në Kosovë e lidhur ngushtë me Partinë Progresive Serbe të Vuçiç, bëri fushatë për të bojkotuar votimin, duke çuar në një pjesëmarrje prej vetëm 3.5 për qind. Zgjedhjet u njohën nga SHBA-ja se ishin “në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës”.
Por në përgjigje të dhunës që shpërtheu më vonë, zyrtarët perëndimorë vendosën kufizime kundër Kosovës gjatë kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Serbinë, duke anashkaluar kritikat ndaj Vuçiç për nxitjen e krizës. Tani zyrtarët perëndimorë po e rrisin presionin ndaj Kosovës për të themeluar një A/CSM, a thua se kjo e fundit është formula magjike që i jep fund konfliktit Serbi-Kosovë. Së fundmi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell kërcënoi se dështimi për të krijuar A/CSM “do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet BE-Kosovë”.
Megjithatë, asnjë provë nuk mbështet një lidhje shkakësore ndërmjet krijimit të një A/CSM dhe dhënies fund të mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë. Pasi në këmbim të themelimit të bashkësisë, Serbia nuk është e detyruar ta njohë sovranitetin e Kosovës, që është në fakt shkaku kryesor i konfliktit. Paradoksalisht, ky organ do t’i ofronte Serbisë më shumë mundësi për të krijuar destabilitet në Kosovë.
Në fillim, vizioni i A/CSM ishte shpërbërja e strukturave paralele qeveritare (serbe) dhe fuqizimi i shtetit të Kosovës. Por në praktikë, Serbia po nxit krijimin e një institucioni me pushtet ekzekutiv, i cili do ta dobësojë sovranitetin e Kosovës, do të sigurojë një platformë, ku një Serbi gjithnjë e më autoritare do të rritë ndikimin e saj në Kosovë, dhe do të nxisë më tej tensionet etnike në një rajon ku liderët politikë mund të fokusohen në një mënyrë të dobishme për ndërtimin e demokracive multi-etnike.
Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shqyrtoi kompetencat e përcaktuara të A/CSM, siç janë parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, dhe sidomos kushtetutshmërinë e së drejtës për të “ndryshuar legjislacionin” dhe për të marrë mbështetje financiare nga Serbia me shumë pak mbikëqyrje nga Prishtina. Aktualisht është ende në negocim natyra e saktë e këtij organi. Më 2 maj, kryeministri Albin Kurti diskutoi një projekt-koncept me Vuçiç dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, dhe po priten ende përgjigjet e tyre.
Ka shumë gjasa që Serbia të tërhiqet nga kërkesat maksimaliste për pushtetet ekzekutive. Gjithsesi, krijimi i një entiteti tjetër me bazë etnike do të hapë kutinë e Pandorës. Ajo vendos një precedent të rrezikshëm në Ballkan dhe më gjerë, sidomos duke pasur parasysh se nuk nkanë vdekur idetë revanshiste të Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe. Madje edhe 3 dekada pas Luftërave Jugosllave, nacionalistët serbë vazhdojnë të promovojnë botën serbe (Sprski Svet), e cila është analoge me konceptin imperialist të botës ruse të mbështetur nga Kremlini (Russkii Mir).
Kritikët shqetësohen se A/CSM do të jetë e krahasueshme me autonominë politike që gëzon Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nxit vazhdimisht një axhendë ekstremiste dhe politikisht destruktive, ndërsa i jep medalje nderi Vladimir Putinit. Në mungesë të njohjes nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, A/CSM do të ofrojë vetëm një
platformë për ta delegjitimuar dhe minuar më tej autoritetin e Kosovës. Shpeshherë Vuçiç e “përshkallëzon” situatën në Kosovë për të “de-përshkallëzuar” situatën e brendshme në Serbi apo për të marrë atë që dëshiron në tryezën e bisedimeve.
Duke pasur parasysh trajektoren e tij autoritare, kjo duhet të shqetësojë seriozisht ndërmjetësit perëndimorë. Për më tepër, sa i përket precedentit, a duhet t’i lejohen çdo grupi minoritar në Ballkan struktura të qeverisjes autonome? Çfarë do të ndodhte me rajonin e Vojvodinës të Serbisë, që ka të paktën 24 grupe etnike? Ku duhet të hiqet vija ndarëse?
Koncepti sipas të cilit grupet e ndryshme nuk mund të jetojnë dot në harmoni midis tyre, parathotë telashe për të ardhmen e demokracisë në Ballkan. Dhuna e egër etnike e ka munduar rajonin për dekada, teksa politikat e bazuara tek ndarjet etnike nuk e inkurajojnë bashkëpunimin ndëretnik.
Dhe siç e kemi parë jo pak herë në Bosnje dhe Hercegovinë, kërcënimi i vazhdueshëm me shkëputje çon në destabilitet. Nga ana tjetër, këto konfigurime politike krijojnë hapësirë që Rusia të propagandojë dhe përhapë informacione të rreme dhe të minojë demokracinë e vendeve të rajonit.
Supozimi i BE-së se Serbia mund të nxitet t’i japë fund konflikteve nëpërmjet anëtarësimit në BE anashkalon realitetin. Sepse është një fakt që vetëm 33 për qind e serbëve janë sot pro hyrjes në union. Në këto kushte, tundimi nga “karota” që ofron BE-ja është i diskutueshëm, dhe Vuçiç nuk ka asnjë shtysë madhore që të zgjidhë konfliktin, veçanërisht pas formimit të A/CSM.
Kosova do të jetë më keq se kur nisi negociatat disa vite më parë. Aleatët perëndimorë duhet të kuptojnë se një bashkësi e tillë komunash thuajse moni-etnike nuk do të ulë tensionet midis 2 vende. Përkundrazi do të forcojë edhe më tej ndikimin e regjimit autokratik të Vuçiçit. Në vend se ta qortojnë një demokraci të re pse po e mbron sovranitetit e saj, diplomatët perëndimorë duhet të qëndrojnë në krah të Kosovës në luftën e saj për një demokraci multietnike dhe liberale. Synimi përfundimtar duhet të jetë forcimi i një demokracie pluraliste në Ballkan dhe jo minimi i saj./ Përshtatur në shqip nga CNA
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...