EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presidentit rus Vladimir Putin, dhe që në qershor udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër këtij të fundit, thuhet se ishte në avionin privat që dyshohet se u rrëzua nga një raketë e forcave ajrore mbrojtëse ruse të mërkurën, teksa fluturonte mbi rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.

Këto ditë do të flitet shumë mbi jetën plot ngjyra të Prigozhin: nga pronar restorantesh, “kuzhinier” i Putinit, dhe deri te roli si lider i trupave mercenare dhe biznesmen i shumë sipërmarrjeve. Shumëkush do të pretendojë se vdekja e tij nuk është e befasishme.
Sepse askush nuk e mposht dot Putinin, një ish-operativ i KGB-së, dhe as nuk i mbijeton dot përplasjes me të. Madje pyetja ishte nëse fundi i Prigozhin do të vinte nëpërmjet çajit të helmuar me polonium, hedhjes nga një ashensor apo nga dritarja e një kati të lartë.

Prigozhin frymëzonte besnikëri. E si mund ta shpjegojë diçka tjetër gatishmërinë e 9 njerëzve të tjerë për të hipur në një avion me një të “vdekur që ecte”? Në javët në vijim ka mundësi të shpalosen këta 3 skenarë, që do të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë.
Së pari, grupi Wagner mund ta ndryshojë besnikërinë e tij ndaj Putinit. Ka kohë që analizohet se Prigozhin është më shumë personazhi publik dhe investitori sesa drejtuesi real i grupit mercenar. Nëse udhëheqja e Wagner shtrihet diku tjetër, mund të mos jetë e vështirë të pranosh se ajo mund ta zhvendosë diku tjetër besnikërinë që ka pasur deri më sot ndaj Putinit.

Siç tha dikur udhëheqësi i ndjerë i Al Kaedës, Osama Bin Laden, “Kur njerëzit shohin një kalë të fortë dhe një kalë të dobët, nga natyra ata do ta pëlqejnë kalin e fortë”. Kjo logjikë është e vërtetë edhe për Rusinë. Vladimir Putini është padyshim i fortë, të paktën në kuptimin që po vazhdon të diktojë zhvillimet, dhe janë të tjerët që vazhdojnë të vdesin.
Në skenarin e dytë grupi Wagner shpërndahet.
Por kjo gjë ka më pak gjasa të ndodhë për dy arsye: Wagner është një biznes shumë fitimprurës. Grupi ka marrë nën kontroll minierat e arit të Republikës së Afrikës Qendrore, dhe së shpejti mund të marrë kontrollin mbi minierat e uraniumit në Niger. Po ashtu, grupi i jep Putinit një maskim të besueshëm për disa nga punët e pista që dëshiron të bëjë në zona të ndryshme të botës.
Skenari i tretë është më i rrezikshëm për Putinin. Prigozhin nuk ishte i vetëm në rebelimin e tij të qershorit të këtij viti.
Qindra veteranë Wagner të kalitur nëpër beteja, mund të mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë në ilegalitet, dhe të hakmerren për liderin e tyre të ndjerë kundër njeriut që thuajse me siguri ka urdhëruar vdekjen e tij.
Nëse rusët shqetësoheshin deri më sot për dronët ukrainas që godasin Krimenë, Moskën ose qytete të tjera ruse, kjo ngjarje vetëm sa mund të kenë çliruar demonë të tjerë. Putini mund të jetë i paarritshëm për atentatorët, pasi ai fshihet pas mureve të trasha të pallateve të tij miliarda dollarëshe, por jo çdo zyrtar rus është kaq me fat.

Imagjinoni veteranët e kalitur në luftëra që eliminojnë policët, kryetarët e bashkive, deputetët dhe ministrat në mbarë vendin. Nëse Wagner do të ndjekë këtë rrugë radikale, kjo qasje do të gërryejë dalëngadalë themelet e stabilitetit të Rusisë, dhe do të sjellë në vend atmosferën e Libanit gjatë luftës civile.
Sigurisht, nëse miqtë e Putinit do të fillojnë të bien si mizat, do të zbehet imazhi i pathyeshmërisë që e rrethon liderin rus. Kali i fortë mund të shndërrohet në një kalë të vogël poni. Prigozhin mund të ketë vdekur, por Putini mund të shohë së shpejti rrënimin e trashëgimisë së tij.
Shënim: Michael Rubin, anëtar në think-tankun American Enterprise Institute (AEI). Është autor dhe bashkautor i disa librave që eksplorojnë diplomacinë, historinë iraniane, kulturën arabe, studimet kurde dhe politikën shiite./ Përshtatur nga CNA
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...