
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i barabartë me 258 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky borxh gjigant është pasojë e një sërë politikash që qeveritë kanë zbatuar gjatë 30 viteve të fundit për të stimuluar një ekonomi të plogësht që nuk po rritet.
Megjithatë, është e habitshme sesi një borxh publik në nivele të tilla nuk ka ngjallur asnjëherë ndonjë shqetësim të madh në vend, përveçse nga ana e investitorëve ndërkombëtarë. Sipas ekspertëve kjo ndodh falë karakteristikave të veçanta që ka ekonomia japoneze.
Një ndër to është fakti që borxhi mbahet kryesisht nga Banka Qendrore dhe nga investitorët vendas. Shteti zotëron asete të mëdha për të garantuar që shpenzimet për pensione të jenë nën kontroll pavarësisht nga plakja e popullsisë.
Gjithsesi ky i Japonisë është shndërruar në një rast studimor unik, për atë se si edhe një borxh shumë i lartë mund të jetë i qëndrueshëm, aq sa shumë politikanë dhe analistë në Itali e përdorin shpesh atë si shembull të faktit se një borxh i lartë publik nuk është tek e fundit
ndonjë problem serioz.
Megjithatë, nevojitet një kujdes i madh në përpjekjen për ta përshtatur modelin japonez me Italinë, borxhi publik i së cilës është sa 144.4 për qind e PBB-së. Është e vërtetë që ekonomia japoneze është e ngjashme me atë italiane në shumë aspekte:ka borxhin publik më të lartë në botë (ajo italiane renditet e pesta) dhe gjatë 25 viteve të fundit, së bashku me Greqinë dhe Italinë, është ndër 3 vendet me normën më të ulët të rritjes së të ardhurave për frymë.
Shkaqet e rritjes së ulët ekonomike në Japoni janë strukturore, dhe të lidhura ngushtësisht me tiparet e shoqërisë japoneze. Popullsia atje është shumë e moshuar dhe kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të fuqisë punëtore, diçka kjo me pasoja shumë negative sa i përket
inovacionit dhe produktivitetit, që janë 2 fajtorët kryesorë të rritjes ekonomike të një vendi.
Për këtë arsye, qeveritë dhe banka qendrore japoneze janë përpjekur ta stimulojnë për shumë vite ekonominë. Ato përpiqen ta bëjnë këtë përmes reformave strukturore, subvencioneve dhe stimujve financiarë që e kanë rritur më tej borxhin publik. Banka Qendrore garanton një likuiditet të bollshëm për ekonominë dhe i mban normat e interesit artificialisht të ulëta. Këto të fundit i shtojnë njerëzit të duan të marrin hua për të blerë gjëra apo për të investuar. Por nga ana tjetër ato e kanë bërë shumë të lehtë për qeverinë që të hyjë në borxhe.
Prej vitesh çmimet në Japoni nuk janë rritur, madje në periudha të caktuara ato kanë pësuar ulje. Në këtë rast flitet për deflacion, pra një rënie e përgjithshme të nivelit të çmimeve që karakterizon një ekonomi në stanjacion, pra që nuk rritet dhe në të cilën kërkesa është shumë e dobët.
Në fakt, gjatë 2 dekadave të fundit, autoritetet ekonomike dhe monetare janë përpjekur në mënyrë aktive të nxitin inflacionin në vend, sepse rritja e çmimeve do të ishte një sinjal që ekonomia po rritet sërish. Deri para 2 vitesh, kjo politikë stimuluese do të kishte qenë pak a shumë në përputhje me ato të vendeve perëndimore, edhe pse me disa dallime dhe me shumë më tepër kujdes nga ana e Perëndimit.
Edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë deri disa vite më parë, normat e interesit ishin jashtëzakonisht të ulëta dhe qeveritë zbatuan politika stimuluese. Më pas gjërat filluan të ndryshojnë. Dhe prej 1 viti në të gjitha ekonomitë e përparuara bankat qendrore i kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin.
Ndërkohë Japonia po sillet në mënyrën e kundërt: ajo vazhdon t’i mbajë normat e interesit të ulëta duke u përpjekur të nxisë rritjen e ekonomisë, duke mos u kujdesur edhe për inflacionin që preku ekonominë. Inflacioni në Japoni është 3.3 për qind, më i ulët se pjesa tjetër e ekonomive të përparuara, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara.
Sipas shumë ekspertëve, një arsye tjetër pse Japonia nuk i rrit normat e interesit është pikërisht borxhi publik. Shumë analistë besojnë se rritja e normës do të ndihmojë që borxhi publik të bëhet i paqëndrueshëm. Ata bien dakord se herët a vonë Japonisë do t’i duhet të gjejë një mënyrë për t’u përshtatur me politikat perëndimore.
Ja disa arsyet pse borxhi publik i Japonisë vlerësohet të jetë kaq i qëndrueshëm.
Së pari Japonia ka monedhën e saj kombëtare, dhe borxhi publik mbahet kryesisht nga banka qendrore. Kjo e fundit nuk do të bëhet kurrë një kreditore armiqësore ndaj vendit, dhe borxhi japonez nuk është i ekspozuar ndaj luhatjeve të monedhës, të cilat nuk kanë lidhje me ekonominë e saj.
Së dyti financat publike të Japonisë, nuk janë në një gjendje aq të keqe sa mund të sugjerojë një borxh kaq i lartë. Me përjashtim të viteve të pandemisë, deficiti buxhetor ka qenë në rënie prej disa kohësh.
Së treti, shteti japonez ka pasuri të konsiderueshme. Sipas përllogaritjeve të Observatorit Italian të Llogarive Publike, ai zotëron asete jofinanciare, si pasuri të paluajtshme, për një vlerë që kalon 100 për qind të PBB-së, dhe letra me vlerë financiare që zënë 112 për qind të PBBG.
Kapitali është mjeti kryesor në dispozicion të kreditorëve në rast se gjërat shkojnë keq. Shteti mund të shesë pasuri të paluajtshme ose letra me vlerë financiare për të shlyer borxhin e tij. Një pikë tjetër në favor të qëndrueshmërisë së financave publike japoneze ka të bëjë me
shpenzimet për pensionet, të cilat janë një burim shqetësimi i mundshëm, sidomos në rastin e një vendi gjithnjë e më të plakur.
Falë një sërë reformash strukturore në sistemin e pensionit, Japonia ka një shpenzim që në tërësi është i përballueshëm, pavarësisht nga popullsia me një jetëgjatësi gjithnjë në rritje dhe gjithnjë e më e plakur. Të gjithë këta faktorë të veçantë së bashku e bëjnë borxhin publik japonez të sigurt, pavarësisht vëllimit të tij të madh./ Përshtatur nga CNA
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...