
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka konfirmuar kthimin e efektivëve që u nisën për të ndihmuar Greqinë për përballimin e situatës së zjarreve.
“Jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruara nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, thotë Peleshi.
Ai shprehet i tronditur dhe i shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve si dhe ka shprehur gatishmëri për t'u angazhuar në çdo moment në përballimin e situatës.
Deklarata e plotë:
Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!
Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.
Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.
Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë./ CNA

Apeli i Posaçëm do të vendosë më 29 gusht për fatin e bizn...
Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikë...
Koncesionet dhe inceneratorët kanë nxjerrë jashtë kontroll...
Në malin e Tomorrit kanë shkuar dhjetëra qytetarë. Mbi 10...
Kryeministri Edi Rama u është shmangur pyetjeve mbi dy afe...
Çfarë fiton shteti shqiptar nga zbulimi i naftës në Shpira...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dhënë informacion...
Nga zbulimi i naftës në Shpirag do të përfitojnë të gj...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht në konferencë ...
Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat tha se n...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më shumë detaje pas zbuli...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
“Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gji...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në t...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryez...
Aksidenti i ndodhur një ditë më parë te diga e liqenit në ...
Hetuesit kanë zbuluar një sërë pronash në Shqipëri të ish-...
Videoja, që tregonte momentin ku një 26-vjeçar përfund...
Dy pushues janë shpëtuar nga efektivët e trajnuar të N...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Ai ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...