web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Metamorfoza” / Apeli vendos më 29 gusht për fatin e Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe të arrestuarve të tjerë

23 Gusht 2023, 13:49, Aktualitet CNA

“Metamorfoza” / Apeli vendos më 29 gusht për fatin e

Apeli i Posaçëm do të vendosë më 29 gusht për fatin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar.

Vendimi vjen pas etapave procedurale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet "SKY ECC" dhe "Encro Chat" të zbërthyera nga autoritetet franceze.

Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit, Saida Dollani, do të vendosë rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë.

Operacioni “Metamorfoza” u realizua pas çkodimit të aplikacioneve “EncroChat” dhe “SKY” të një telefoni të sekuestruar nga pala franceze.

Deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 9 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre dhe Behar Bajri./ CNA





Lajmet e fundit nga