E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ishte ora 8 e 46 minuta e mëngjesit të një të marte të kthjellët, kur një avion Boeing 767 i kompanisë “American Airlines” i ngarkuar me 20.000 litra karburant, u përplas në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut.
Përplasja krijoi një vrimë të madhe dhe flakë përreth pranë katit të 80-të të grataçelës 110-katëshe, duke vrarë në çast qindra njerëz, dhe duke bllokuar qindra të tjerë në katet më sipër. Ndërsa nisi me shpejtësi evakuimi i 2 ndërtesave, kamerat televizive transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të asaj që fillimisht u duk të ishte një aksident i frikshëm.
Më pas, 17 minuta pas përplasjes së avionit të parë, një avion tjetër Boeing 767 i kompanisë “United Airlines” goditi kullën jugore në katin e 60-të. Përplasja shkaktoi një shpërthim edhe më të madh. Amerika ishte nën sulm. Agresorët ishin terroristë islamikë nga Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe.
Të financuar nga organizata terroriste Al Kaeda e sauditit Osama Bin Laden, terroristët dyshohet se vepruan në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen e Amerikës ndaj Izraelit, përfshirjen e saj në Luftën e Gjirit Persik dhe praninë e vazhdueshme ushtarake në Lindjen e Mesme.

Madje disa nga terroristët kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 1 vit, dhe kishin marrë leksione për fluturimin me avion. Të tjerë kishin hyrë në SHBA disa muaj para sulmit. 19 terroristët arritën të kalonin lehtësisht disa mjete prerëse në 3 aeroporte të Bregut Lindor, dhe hipën në bordin e 4 avionëve që do të shkonin në Kaliforni.
Ndërsa miliona njerëz po ndiqnin të tmerruar ngjarjet që po shpaloseshin në Nju Jork, një avion tjetër i “American Airlines” kaloi në qendër të Uashingtonit dhe u përplas në anën perëndimore të selisë ushtarake të Pentagonit në orën 9 e 37 minuta të mëngjesit. Karburanti i avionit shkaktoi një shembje strukturore të një pjese të ndërtesës gjigante prej betoni.
U vranë 125 persona nga personeli ushtarak në Pentagon, së bashku me të 64 personat që gjendeshin në bordin e avionit. Më shumë se 15 minuta pasi terroristët goditën Pentagonin, u shemb kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë. Në orën 10 e 28 minuta të paradites u shemb edhe kulla tjetër.
Rreth 3.000 njerëz vdiqën në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe në afërsi të saj, duke përfshirë 343 zjarrfikës, mjekë dhe oficerë policie. Gati 10.000 njerëz të tjerë u trajtuan për lëndime shumë të rënda. Ndërkohë, një aeroplan i katërt që duhet të shkonte në Kaliforni - United Flight 93 - u rrëmbye rreth 40 minuta pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar Njuark në Nju Xhersi.
Por pasagjerët e kuptuan se çfarë po ndodhte, dhe u përleshën me 4 rrëmbyesit. Dyshohet se ata e sulmuan kabinën me bombolat e fikjes së zjarrit. Për pasojë avioni u rrëzua me shpejtësi në një fushë rurale në Pensilvaninë Perëndimore. Të 45 personat që ndodheshin në bord u vranë.

Objektivi i tij nuk dihet me siguri. Por disa teori përmendin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin Hill, rezidencën presidenciale në Kemp Dejvid apo 1 nga disa termocentralet bërthamore që ndodhen përgjatë Bregut Lindor. Që atë ditë presidenti Xhorxh W.Bush i dënoi aktet dhe shpalli luftën kundër terrorizmit.
Më 7 tetor 2001 nisi operacioni “Enduring Freedom”, përpjekja ndërkombëtare e udhëhequr nga SHBA-ja për të rrëzuar regjimin taleban në Afganistan dhe për të shkatërruar rrjetin terrorist të Bin Ladenit. Ky i fundit u vra më 2 maj 2011 gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në kompleksin e tij në Pakistan.
1971- Vdes ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov. Në kulmin e pushtetit të tij, në fund të viteve 1950 dhe fillimin e viteve 1960, Hrushovi u përfshi në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Ftohtë. Ngritja e tij në pushtet filloi në vitet 1930, falë besnikërisë së tij ndaj udhëheqësit sovjetik Josif Stalin, nga i cili u distancua pas vdekjes.
1973 - Forcat e armatosura të Kilit organizuan një grusht shteti kundër qeverisë së presidentit marksist Salvador Alende. Alende u mbyll me mbështetësit e tij në pallatin presidencial, La Moneda, i rrethuar nga tanket dhe këmbësoria, dhe i bombarduar nga avionët e forcave ajrore. Ai i mbijetoi sulmit ajror, por më pas vrau veten kur trupat puçiste sulmuan pallatin./ Përshtatur nga CNA
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...