Basti i rrezikshëm i Varshavës/ Ndikimi në ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...

Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet tek një ideologji jo-koherente. Ajo ka ndërtuar një imazh të vetvetes rreth një miti bazë të dyshimtë. Një imazh, të cilin e shfrytëzon me cinizëm dhe e shenjtëron fjalën “fitore”, për të cilën ka krijuar një mori ritualesh.
Rusia përdor një varg argumentesh, që e përshkruajnë atë si një shoqëri që ka të drejtë të ketë një rol të caktuar në histori si një çështje “drejtësie”. Shumica e këtyre falsifikimeve dhe gjysmë të vërtetave shpërndahen prej saj në të gjithë Perëndimin: Rusia e mposhti e vetme nazizmin; ajo u mashtrua nga të dyja anët; Rusia është një vend “i madh”, prandaj mund të bëjë “çdo gjë”. Cilido në Rusi që i refuzon këto përralla, apo i quan ato siç janë ato vërtet, gënjeshtra, përballet menjëherë me britmat “Gjyshërit tanë e shpëtuan botën!”.
Miti i Luftës së Dytë
Botërore u mboll nga Stalini, u ushqye nga Brezhnjevi, dhe tani po lulëzon nën sundimin e Vladimir Putinit. Presidenti aktual rus ka ndjekur me përpikëri shembujt e paraardhësve të tij për përdorimin e këtyre gënjeshtrave për të çuar përpara autokracinë, shtypjen e brendshme dhe agresionin ndërkombëtar. Ja cilat janë 10 gënjeshtrat e tyre kryesore:
1. “Lufta e Madhe Patriotike” filloi më 22 qershor 1941
Moska pretendon se Lufta e Dytë Botërore filloi kur Gjermania naziste pushtoi Bashkimin Sovjetik. Rusët harrojnë se ajo nisi në fakt 2 dy vjet më parë, më 1 shtator 1939, kur Gjermania pushtoi Poloninë, dhe kur Bashkimi Sovjetik ishte aleat me Gjermaninë, duke nënshtruar një pakt të fshehtë për ta ndarë Poloninë mes tyre, falë të cilit Moska gllabëroi edhe 3 shtetet e pavarura baltike.
2. BRSS e urrente nazizmin.
Në fakt propaganda anti-naziste dhe antifashiste e paraluftës pushoi në vitin 1939, pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop të përmendur më lart, ku Moska dhe Berlini do të ndanin Evropën Lindore. Pas këtij akti makineria e propagandës sovjetike nisi të sulmojë britanikët pse kishin “nisur luftën kundër Gjermanisë”. Vetëm pasi nazistët pushtuan BRSS, në qershor 1941, u kthyen sloganet anti-naziste në shoqërinë sovjetike.
3. Me Paktin Molotov-Ribentrop, Bashkimi Sovjetik vetëm sa “bleu kohë”
Në fakt Stalini e përdori paktin për të sulmuar Poloninë, Finlandën, Rumaninë dhe shtetet baltike. BRSS ishte e papërgatitur në vitin 1941, pikërisht sepse Stalini nuk besonte se Gjermania do ta tradhtonte dhe do ta pushtonte një ditë.
4. BRSS qëndroi duarkryq para pushtimit gjerman
Jo. Edhe para pushtimit të 1941-shit, Stalini kishte hyrë tashmë në Poloni dhe Finlandë.
5. BRSS ishte vetëmohuese në sakrificën e saj gjatë luftës
Në realitet, BRSS ishte egoiste. Stalini ishte i prirur të pushtonte territore që dikur i përkisnin Perandorisë Ruse, si në vitet 1939-1940, ashtu edhe në periudhën 1945-1946.
6. Sovjetikët e mposhtën të vetëm Hitlerin
As vetë Stalini nuk e besoi këtë gënjeshtër, pasi duhej ta pranonte se pa tanket, avionët, kamionët, lokomotivat, barutin, eksplozivët, çelikun, aluminin, karburantin, rrobat etj, të marra falë kredisë së SHBA-së, çdo fitore do të kishte qenë e pamundur. Për të mos përmendur rolin kyç aleatëve në hapjen e një fronti të ri në Perëndim.
7. Aleatët nuk donin një front të dytë në Francë
Përkundrazi, Çërçilil dhe Ruzvelti e kuptuan se kush ishte Stalini, dhe çfarë mund të bënte në Evropë, të cilën ai po e pushtonte. Ndaj ata u përpoqën të hynin të parët në Berlin.
8. Ushtarët sovjetikë ishin të gjithë heronj
Në realitet, sovjetikët kishin një “kompani ndëshkimore” që synonte të pengonte tërheqjen e ushtarëve. “Asnjë hap prapa!” Ishte urdhri i ditës, dhe nëse ushtarët nuk bindeshin, atëherë pasoja do të ishte ekzekutimi me vdekje. Pastaj ishin rusët e ushtrisë së gjeneralit Andrej Vllasov, të cilët bashkëpunuan me gjermanët. Ata nuk do të kishin ekzistuar, nëse gjithçka do të ishte aq rozë sa pretendon miti që përhap Kremlini.
9. BRSS respektoi me korrektesë të gjitha traktatet
Në fakt Bashkimi Sovjetik veproi sipas qejfit. Në vitin 1944, ai nisi një luftë me Bullgarinë edhe pse nuk kishte konflikt me të. Ndërkohë edhe në vitin 1945, shkeli traktatin e mos- sulmimit me Japoninë.
10. Evropa u çlirua nga Ushtria e Kuqe
Evropa Lindore ishte kryesisht e pushtuar dhe e grabitur, dhe popujt e saj u skllavëruan nga Moska për 45 vjet, shpeshherë me metoda po aq brutale sa nazistët.
Shënim:Leonid Nevzlin, është një filantrop dhe botues izraelit me origjinë ruse./ Përshtatur në shqip nga CNA
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...