Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Shtator
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...

Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në SHBA, merret prej kohësh me botën intriguese të kujtimeve të jetës së kaluar tek fëmijët. Hulumtimi i tij i gjerë, që përfshin mbi 2500 raste, e ka çuar atë në përfundimin se ri-mishërimi nuk është një mit, por një realitet. Kohët e fundit, ai tregoi 3 raste të jashtëzakonshme, të cilat i sfidojnë besimet tona tradicionale mbi jetën dhe vdekjen.
Jeta në një ishull të largët skocez
Kur ishte vetëm 2-vjeç, Kameron Makulej nisi të rrëfente në detaje histori mbi jetën e tij të mëparshme në ishullin e largët Barra në Skoci. Çuditërisht, as Kameron dhe as familja e tij nuk kishin shkelur ndonjëherë në këtë ishull të largët. Nga shtëpia e tij në kryeqytetin e vendit Glasgou, ku banonte me nënën dhe vëllain e tij të madh, Kameron do të tregonte me detaje të jashtëzakonshme përvojat e tij në atë ishull.
Ai kujtonte se si banonte në një shtëpi një katëshe me ngjyrë të bardhë dhe me një pamje panoramike nga plazhi. Kameron thoshte shpesh “Unë kam lindur në Barra!”, duke e habitur shumë nënën e tij Norma. Familja Makulej jetonte afërsisht 350 kilometra larg nga Barra, një vend që banohej nga vetëm 1000 banorë.
Por pavarësisht kësaj distanca, Kameron përshkruante në detaje ngjarjet e jetës së mëparshme. Ai zbuloi edhe se si hyri në jetën e tij të re. Në fillim e ëma e cilësoi rrëfimet e Kameron si fantazi fëmijësh. Por me kalimin e kohës kujtimet e tij u bënë gjithnjë e më të ndërlikuara.
Madje ai mund të kujtonte edhe vdekjen tragjike të babait të tij të mëparshëm, Shejn Robertson, në një aksident me makinë. Fiksimi i Kameron me jetën e tij të dikurshme u bë edhe më i madh. Ai qante shpesh në dhomën e tij, duke dëshiruar kthimin tek nëna e tij nga Barra.
Norma u shqetësua shumë. Pasi u vendos në kontakt me ekspertin Xhim Taker, ky i fundit i shoqëroi Normën dhe Kameronin në një udhëtim në ishull. Sapo zbarkuan në brigjet ranore, djali i tha nënës se ishte i lumtur që ishte kthyer në ishull. Pas konsultimit me një historian të zonës, ata gjetën godinën një katëshe me ngjyrë të bardhë buzë plazhit, ku banonte familja Robertson në vitet 1960-1970.
Ata u tronditën nga saktësia e përshkrimit të Kameron. Norma kontaktoi gjenealogen Rut Borham, e cila i tha se familja Robertson, me origjinë nga Glasgou, jetoi mbi 2 dekada në atë shtëpi në ishull. Edhe Xhilli Robertson, vajza e familjes, konfirmoi dëshmitë e Kameron, madje i tregoi atij fotografi të jetës së tyre në ishull.
“Unë isha pilot dhe humba jetën në Luftën e Dytë Botërore”
Xhejms Leininger, ishte që në moshën 2-vjeçare i magjepsur pas avionëve. Në vitin 2002, ai përjetoi në gjumë një makth që do t’i ndryshonte jetën. Në ëndërr ai pa rrëzimin e tmerrshëm të një avioni, pasi u qëllua nga një avion tjetër që mbante simbolin e diellit të kuq (një avion japonez).
Dyshimet e familjes Leininger se mos djali i tyre ishte ri-mishëruar, u forcuan akoma më shumë kur Xhejms nisi t’u rrëfejë ëndrrat dhe kujtimet e rreshterit Xhejms Hjuston, një pilot amerikan i Luftës së Dytë Botërore, që vdiq gjatë Betejës së Ivo Jimas në Japoni gjysmë shekulli para lindjes së Xhejms Leininger.
Andrea, nëna e Xhejmsit, i kujton shumë mirë ulërimat e të birit gjatë natës: “Avioni po rrëzohet, ka rënë në zjarr, nuk mund të dal, ndihmë!”. Në një rast tjetër, Xhejms zbuloi se kishte fluturuar me një avion të quajtur “Corsair” nga një luftanije me emrin “Natuma Bay” gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Babai i tij, Brus Leininger, kërkoi në internet dhe i vërtetoi këto detaje specifike, duke zbuluar se një pilot i quajtur Hjuston kishte vdekur vërtet në një aksident ajror, i goditur nga një avion japonez më 3 mars 1945. Prindërit e Xhejms kontaktuan motrën e Hjuston, Ana Barron, së cilës i rrëfyen historinë e habitshme të djalit të tyre të vogël.
Barron u bind plotësisht se Xhejms ishte ri-mishërimi i vëllait të saj, pasi nuk mund ta shpjegonte ndryshe sesi një fëmijë i vogël mund të kishte informacione kaq të hollësishme. Pak kohë më vonë Taker konfirmoi se rrëzimi i avionit të Hjuston, ndodhi saktësisht siç e kishte përshkruar i riu Xhejms Leininger.
Djali që beson se është ylli i Hollivudit, Marti Martin
Rajan Hemond nga Oklahoma, beson se në jetën e mëparshme ka qenë yll i shquar i kinemasë në Hollivud. Këtë pohim ai e bëri për herë të parë në media në vitin 2015 kur ishte vetëm 11 vjeç, duke pohuar se është ri-mishërimi i një individi që ndërroi jetë 4 dekada para lindjes së tij.
Rajan ka kujtime të gjalla të jetës së tij të dikurshme në Hollivud gjatë viteve 1940. Madje përshkruan detajet e vdekjes së tij, duke kujtuar zemrën e tij që “shpërtheu”, dhe më pas momentin kur lëvizi “drejt dritës”. Marti Martin ka qenë një aktor i njohur i Hollivudit.
Ai pati një jetë luksoze në Nju Jork, i rrethuar nga shumë vipa të tjerë. Martin u martua 4 herë gjatë gjithë jetës së tij, dhe vdiq në vitin 1964 në moshën 61-vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale. Çuditërisht, Rajan nisi t’u rrëfente prindërve mbi jetën e tij të supozuar si Martin kur ishte vetëm 3-vjeç, pavarësisht se kishte lindur në vitin 2004.
Madje në një rast ai iu lut nënës së tij që ta çonte në Hollivud për të vizituar “familjen tjetër” të tij, dhe pohoi se zotëronte edhe një makinë luksoze Rolls Rojs. Madje, në një rast debatoi me nënën e tij, duke i shpjeguar se kur dikush ndërron jetë, duhet të eci drejt dritës për të shkuar në botën tjetër.
Një ekip që merret me dokumentarë, ndërmjetësoi një takim midis Rajan dhe vajzës së Martin për të vërtetuar pretendimet e Rajan për ri-mishërimin. Gjatë takimit Rajan u shfaq i habitur nga rritja e konsiderueshme e gruas që kishte përpara. Të dy nisën një turne në vende të ndryshme në Los Anxhelos, dhe vajza e Martin, atij të vërtetit, konfirmoi disa nga pohimet e djaloshit./ Pershtatur nga CNA
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...