Hiperhidratimi/ Kur pirja e sasive të mëdha të ujit është e dëmshme për ne
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...

1540 - Themelohet Urdhri Jezuit
Në Romë, Papa Pali II miraton statusin e Shoqatës së Jezusit, një organizatë misionare katolike. Urdhri i Jezuitëve luajti një rol të rëndësishëm te Kundër-Reformimi dhe arriti të konvertonte në katolicizëm miliona njerëz në mbarë botën. Lëvizja jezuite u themelua nga Injacio De Lojola, një ushtar spanjoll i kthyer në prift, në gushtin e vitit 1534. Jezuitët e parë - Injacio dhe 6 ndjekësit e tij - u zotuan të mbeteshin të varfër dhe shpirtërisht të pastër, teksa bënë plane për konvertimin në katolicizëm të njerëzve nga fetë e tjera.
Në fillim bënë plane për të shkuar në Tokën e Shenjtë. Por në pamundësi për të udhëtuar drejt Jerusalemit, për shkak të luftërave që po zhvillonte ushtria turke ndaj popujve rebelë të perandorisë së saj, ata shkuan në Romë për t’u takuar me Papën dhe për të kërkuar leje për të formuar një urdhër të ri fetar.
Më 26 shtator 1540, Papa Pali III miratoi programin e Injacios për Shoqatën e Jezusit dhe kështu lindi Urdhri Jezuit. Nën udhëheqjen karizmatike të De Lojolës, kjo organizatë u zgjerua shumë shpejt. Jezuitët u dërguan deri në Indi, Brazil, Kongo dhe Etiopi. Arsimimi ishte i një rëndësie të madhe për jezuitët, ndaj Injacio themeloi në Romë Kolegjin romak (që më vonë u quajt Universiteti Gregorian) dhe Germanikum, një shkollë për priftërinjtë gjermanë.
Jezuitët drejtonin gjithashtu disa organizata bamirësie. Kur Lojola vdiq në korrikun e vitit 1556, kishte më shumë se 1000 priftërinj jezuitë. Gjatë shekullit që pasoi jezuitët krijuan degë në mbarë globin. Jo rrallë ata u paraprinin evropianëve
të tjerë në infiltrimin e tyre në toka dhe shoqëri të huaja. Jeta e një jezuiti ishte shumë e rrezikuar nëpër misione të ndryshme. Mijëra priftërinj u persekutuan ose u vranë nga autoritetet e huaja armiqësore ndaj misionit të tyre të konvertimit. Megjithatë, në disa vende, si India dhe Kina, jezuitët u mirëpritën si njerëz të mençur dhe shkencëtarë.
Me shfaqjen e nacionalizmit në shekullin XVIII, shumica e vendeve evropiane i shtypën jezuitët, dhe në vitin 1773 Papa Klementi XIV e shpërndau urdhrin nën presionin e madh të dinastisë së Burbonëve. Por në vitin 1814, Papa Piu VII iu dorëzua kërkesës popullore dhe lejoi riformimin e organizatës. Dhe ky urdhër fetar e vazhdon punën e tij misionare edhe sot e kësaj dite. Injacio De Lojola u shpall shenjtor i Kishës Katolike në vitin 1622.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1529 - Nën drejtimin e Sulltan Sulejmanit I, i cilësuar nga historianët lindorë si “Ligjvënësi” dhe nga ata perëndimorë si “I Madhërishmi”, trupat osmane nisin Rrethimin e Parë të Vjenës.
1822 - Zhan-Fransua Shampolio, boton përkthimin e parë të hieroglifeve të Gurit Rozeta, duke treguar se sistemi egjiptian i të shkruarit ishte kombinim i shenjave fonetike dhe ideografike.
1924 - Mbi 100 persona mbetën të vdekur, pas një sulmi në trenin e linjës Odesa-Moskë. Motivi i këtij sulmi ishte sa politik, kundër udhëheqjes bolshevike sovjetike të kohës, po aq sa edhe një grabitje e rëndomtë.
1939 - Polonia kapitullon pas 26 ditësh rezistence ndaj ushtrisë gjermane. 140 mijë trupa polake u kapen robër nga pushtuesit gjermanë, ndërsa Varshava iu dorëzua forcave të Adolf Hitlerit.
1940 - Gjermania, Italia dhe Japonia nënshkruajnë paktin trepalësh, që formalizoi Aksin Romë-Berlin-Tokio. Pakti siguronte ndihmë të ndërsjellë, nëse ndonjëri prej nënshkruesve sulmohej nga ndonjë vend që nuk ishte ende i përfshirë në luftë.
1996 - Milicia talebane merr kontrollin e kryeqytetin afgan Kabul. Talebanët do të mbeteshin
në krye të vendit deri në vitin 2001, kur u mposhtën nga ushtria amerikane. Prej 2 vitesh ata
janë rikthyer sërish në pushtet./ Përshtatur në shqip nga CNA
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...