web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë fjalimet/ Protestuesja: Kemi një të ardhme që nuk duam ta humbasim

22 Qershor 2026, 20:31, Aktualitet CNA

Vijojnë fjalimet/ Protestuesja: Kemi një të ardhme që nuk

Në ditën e 23-të të protestës, njëra nga të pranishmet tha se rinia ndodhet në shesh pasi zemrat e tyre janë të mbushura me dhimbje dhe zhgënjim.

Në fjalën e mbajtur, protestuesja u shpreh se rinia ka dëgjuar gjithmonë që është e ardhmja, por jetesa në Shqipëri po e përball rininë me mungesën e mundësive dhe frikën se nuk do të mund të realizohen ëndrrat.

Protestuesja tha se është e rëndë ta duash një vend dhe ai të të largojë.

 

Zoti kryeministër, jemi këtu sepse zemrat tona janë të mbushura me dhimbje e zhgënjim, por edhe me shpresë, sepse kemi një të ardhme që nuk duam ta humbasim. Kemi dëgjuar gjithmonë se jemi e ardhmja, por po jetojmë në Shqipëri dhe po përballemi me vështirësi, me mungesë të mundësive dhe me frikën se ëndrrat tona do mbeten vetëm ëndrra. Kemi menduar të largohemi sepse duam një jetë më të mirë. Është e rëndë të duash një vend me gjithë shpirt dhe të ndjesh se po të largon”, tha protestuesja.





Lajmet e fundit nga